Meqënëse ministri i Financave i qan shpirti shumë për shtresat në nevojë desha të sjell në vëmendjen tuaj rastin e arsimtares nga Elbasani e cila disa ditë më parë po shiste veshkën e saj për të larë borxhet dhe për ti dhënë bukë familjes së saj. Po shiste pra një pjesë të trupit të saj për të ushqyer familjen. Si kjo zonjë janë 46, 2% sipas raportit të BB,  të cilët jetojnë me 5 dollarë në ditë . Pra një familje që jeton me pesë dollar në ditë. Ndërkohë cfarë ndodh. Vetëm nga aferat korruptive të CEZ kemi një barrë për cdo person të republikës prej 200 euro. Pra vetëm nga një aferë korruptive e kësja qeverie. 200 euro për person, 200 euro që do të thotë 40 ditë ushqim për një familje shqiptare, për gjysmën e e Shqipërisë, për gjysmën e familjeve shqiptare vetëm nga një aferë korruptive do të thotë, 40 ditë ushqim  dhe theksoj  vetëm për person jo familje.

Kjo është ajo varfëri për të cilën shumë i djeg ministrit të Financave.

Bëhet fjalë për aferën më të madhe korruptive të periudhës së demokracisë. Bëhet fjalë për një aferë korruptive për të cilën KLSH gjeti fajtor ministrin e energjitikës dhe e dërgoi në prokurori. Bëhet fjalë për atë aferë që më tepër se gjashtë muaj kërkojmë ngritjen e komisionit hetimor dhe vetëm sot futet në rendin e ditës. Një mega-aferë korruptive . Cili është qëndrimi që mban kryeministri? Kryeministri mbron negociatorët e tij, dhe padyshim duhet ti mbrojë ata, mbron negociatorët pasi negociuan në emër të tij dhe në llogari të tij. Padyshim dhe për faktin që deri tani ka kaluar pa u lagur oreksi I tij vjen duke ngrënë nga negocimi i CEZ vjen tek negocimi i Skavicës

Në cdo vend që shkon përvec se hap ekspozitë edhe negocion, është negociatori më i  madh korruptiv pa dyshim. i  Shqipërisë demokratike. Cfarë sjell? Përkeqësim të dukshëm të klimës së biznesit,. E përmendën të gjithë parafolësit si Freedom House,  Dhoma gjermane e investitorëve si Doing Biznes sjellin të dhëna që tregojnë qartë që flasin për përkeqësimin e klimës së binzesit në Shqipëri. Kjo klimë ka sjellë atë që rreth 80% të biznesve shqiptare , pa dallim biznese të mëdha e të vegjël , të  lëngojnë. Biznese që zvarriten për të mbijetuar  për të mos falimentuar. Të vetmit që fluturojnë kryeministri dhe ministri i financave. Kryeministri në Bussines class dhe ministr i Financave me carter personal, pa dyshim me carter. Kur ne akuzuam se bënte fluturime me carter, dolën nga PS dhe deklaruan që kemi gjetur një mënyrë shumë innovative për të kursyer lekët e popullit, për të reduktuar  shpenzimet. Fantastike . Nuk ka asnjë vend në botë ku ministrat  të lëvizin me carter si tek kjo qeveri. Jo njëherë, jo dy herë , por 17 herë të faktuara . Ministri  i Financave pati deklaruar se, nëse do ishte faktuar vetëm një rast që unë të kem flutuaruar me carter do jap dorëheqjen. Si duket ju rikujtua rasti I një politikani anglez që jo vetëm nuk kishte marrë carter por vetëm se I ishin paguar biletat në bussines clas dhe të shoqes së tij, dha dorëheqjen. Ministri I financave akoma sot pas dy muajsh nuk ka dhënë një pronocim të tij . Nuk qenka. Mirë do të ishte për popullin shqiptar që të prononcohej në lidhje më këtë abuzim  të madh. Një carter kushton minimalisht 20 mijë euro.

Të dalë e të deklarojë këtu ka udhëtuar apo nuk ka udhëtuar , do të japë dorëheqjen apo nuk do të japë dorëheqjen , të qartësojë pozicionin e tij

Të nderuar kolegë. folëm për raportet  e Doing Bussines, BB , por kemi një fakt të prekshëm. Sot, sot që flasim  tre ndër bizneset më të mëdha në Shqipëri, me xhiron dhe punësimin më të madh në vend dhe po ju citoj Bankers Petrolium, Beral dhe Kurum janë ose në ikje ose në mbyllje. Është e turpshme që tri operatorët kryesorë ekonomikë në vend, tri operatorët ekonomikë më të madh në vend të ikin  dhe kryeministri të mos ketë qoftë edhe preokupimin më të vogël. Jo vetëm që nuk ka preokupim për tri bizneset shumë të  mëdha që po lënë Shqipërinë pas 15 vitesh operim në tregun shqiptar por bën më tepër. Shkon në SHBA padyshim që shkon në Amerikë. Dhe për cfarë? Një ndër gjërat kryesore është për të parë ndeshjen e kthimit  të basketbollit amerikan. E pa ndeshjen në dhjetor, tani do të shohë ndeshjen e kthimit.

Normalisht një javë për të parë ndeshjen e basketbollit për të shpenzuar 70 mijë euro në ditë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë . Kjo është axhenda e kryeministrit. Axhendë që nuk u bë asnjëherë e ditur për publikun, në kuadër të transparencës me publikun

Le të kthehemi tek aferat korruptive të kësaj qeverie. Këtu përpara kam një document, është një  diagram e një institucioni shtetëror . në këtë diagram gjysma e shumës, 38,6 % janë tendera,  të gjitha  janë tendera që janë zhvilluar në vitin  2015 nga institucionet shtetërore. Gjysma e tyre sikurse e shikoni është institucion shtetëror , është agjensia e prokurimit publik , një ent qeveritar. 38 % e tenderave gjatë vitit 2015 janë kryer me procedurën me negocim pa shpallje edhe ata që nuk janë familjarë me këtë procedurë , kuptojnë se ështrë një procedurë që përdoret në raste krejtësisht ekstreme , të forta madhore dhe të paparashikueshme , pamundësisë për të parashikuar më përpara këtë lloj prokurimi. Cfarë bëni? Gjysmën e bëni me këtë . Me cfarë vlere? 86 milion dollar.  86 milion dollar entet qeveritare sot ia japin klientëve të tyre. Pa garë, me fondin limit. Në vlerë 86 milion dollar,  në numra 2706  raste prokurimesh me këtë procedurë . Por përqasja juaj nda aferave korruptive, ndaj tenderimit  u pa që në fillim. Akti I parë që solli kryeministri në këtë sallë ishte kontrata me Crown Agent, një kontratë me shumë hije, e mbrojtur nuk mund të quaj vetëmohim sepse nuk ka shkuar akoma deri aty, por e mbrojtur shumë shumë në mënyrë dinamike nga kryeministri për të qenë këtu dhe sot , pas më pak se tri vitesh e mbyllur për cafrë. E mbyllur pasi nuk dha as edhe një rezultat. Nuk arriti as edhe një nga objektivat e tagretuar . përpara se të ike padyshim u disbursuan 8,2 milion euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, pa dyshim 8,2 milion euro iu dhanë kësaj kompanie. Akti I parë që bëri kjo qeveri, akti I parë kontrata më Crown agent. Kemi shumë kampionë. Kemi ministrin e shëndetësisë I cili padyshim është një kampion I mirënjohur tashmë, por kemi edhe një kampion tjetër, një entitet tjetër,  OSHE , është kampion në vetvete. Ka një pjellori përsa i përket bërjes së tenderave që është e pakrahasueshme, 800 milion për të venë GPS, system të pozicionimit nëpër makinat e tyre. 800 milion. Ndërsa 700 milion për të mësuar anglishten punonjësit e OSHE,. 700 milion, u desh  shumë zhurmë nga o pozita për të anulluar këtë tender 700 milion. 7, 6 milion për të blerë energji elektrike në Dhjetor, dyfishi i cmimit të bursës së Hungarisë vetëm për një muaj Dhjetor. Por cfarë bënë në Shkodër? Në Shkodër prenë dritat në zoënn e Rrethinave, në Gur të Zi, Dajc, Ana e Malit nuk ka drita. Nuk ka drita, mbazdite, ka vetëm fatura afrofe familje të tëra që jetojnë në Itali apo vende të tjera të BE 100 mijë, 200 miëj lek të reja , për familje, duke mos konsumuar asnjë kilovat orë . kjo është OSH , abuzime në të gjithë krahët si në qendër edhe në zona, por ama përsëri pjesa e luanit padyshim piedestali i takon përsëri një tenderi nga kryeministri, një tender që u bë pjesë dhe e diskutimeve të mbledhjes së Këshillit të Atlantikut , fusha e famshme e basketbollit në oborrin e kryeministrisë. Rast unik u bë I njohur dhe në Amerikë fusha e basketbollit për të plotësuar një hobi të kryeministrit shpenzoehn paratë e taksapaguesve për fusha baskjetbolli

Dua ta përfundoj duke thënë : shyqyr që kryeministri ynë nuk ka hobi kafshjët pasi do të bënte një kopsht zoologjik. Faleminderit.


Fjalimi në Kuvend e deputetit Helidon bushati, 14 prill 2016