Të nderuar deputetë!

Të kërkosh për të ndërprerë lidhjet e krimit të Edi Ramës, është njëlloj si të kërkosh eskimez në shkretëtirë, është njëlloj si të kërkosh rrethin katror, dhe këto nuk ekzistojnë.  Lidhjet e krimit Edi Rama i ka të salduara në të gjithë psikikën e tij.

Çfarë ndodh të dashur qytetarë dhe qytetare? Pse ky parlament, si asnjëherë më parë në historinë e tij ndahet në dy kampe; në kampin anti-krimin dhe në kampin pro – krim. Do të thotë kjo që këto deputetë që janë këtu janë të lidhur me krimin?! Jo absolutisht.

Jo zotëri! Nuk do të thotë kjo. Po do të thotë që Edi Rama ju mban juve si skllevër të lidhur me krimin. Do të thotë që Edi Rama, ju shet dhe blen juve një mijë herë për lidhjet e tij me krimin. Po pse Edi Rama dhe jo ju të tjerët këtu? Se edhe ju keni qenë ministra e kryeministria. Pse kjo? Sepse Edi Rama ndan psikologjinë e krimit të dobishëm. Dhe në qoftë se je i mbërthyer nga psikologjia e krimit të dobishëm, nuk del dot kurrë nga spiralja e tij. Kurrë. Nuk ka lidhje më të tmerrshme të njeriut sesa lidhjet e krimit. Edi Rama është mëkuar me lidhjet e krimit të dobishëm. Në diktaturë, xhelatët ishin njerëzit më të mbrojtur, ishin njerëzit më të pacenuar, ishin njerëzit që kishin të gjitha dyert e hapura, njerëz për të cilët nuk flitej. Shkalla e respektit për ta ishte maksimale. Pse? Sepse ata vrisnin, torturonin, burgosnin për hir të pushtetit, që etërit të mbanin pushtetin. Edi Ramës do t’i thoshte një laçian, – nuk ke turp more që bazohesh tek Armando Prenga ti? “Po vetëm me të e marr Laçin”,- iu përgjigj ai. Kjo është përgjigja që i dha. A e dini ju këtu që i ka çuar Saje qorrin pardje në lokal. Absolutisht po. Ka bërë dy takime. Ka qenë edhe drejtori i policisë në takim. Doni edhe emrin e lokalit? Jua jap edhe emrin po të doni. Por nuk dua të bëj simbol të së keqes atë lokal. Kjo është arsyeja.  E vërteta është kjo.

A e dini ju se tani ka udhëtimin në Shtetet e Bashkuara. A e dini ju se para tij shkon Shullazi atje. Shkon Shullazi me të gjitha veprat. Ai nuk shkon fizikisht, por shkojnë të gjitha krimet e tij në dosje.  A e dini ju se ai bllokon reformën për drejtësi, se nuk e do.  Pse nuk e do reformën? Çfarë i tha Viktor Ponta, miku i tij: “nëse e bën reformën le kokën pastaj, e pëson si unë”. Takimi është i çertifikuar.

Çfarë po ndodh sot. Janë zhvilluar negociata në mënyrë që të votonim sot dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për shqyrtimin e mandateve të dy deputetëve tuaj, dhe nesër, Komisioni i Reformës së Drejtësisë do të mblidhej të vazhdonte punën. Ju rrini në tren nuk zbrisni nga vagoni,  ju jeni pasagjerë të vagonit. Po pse?  Jeni 64 deputetë, por ama disa prej jush jeni shumë, shumë problematik.  Çfarë mbroni ju të tjerët në vagon? Ju mbroni Koçon, sepse nëse shkojnë këto njëra pas tjetrës, Gjykata Kushtetuese detyrohet të vendosë edhe për Koçon, ndaj dhe kjo që bëni është e vetmja shpresë për të shpëtuar burrin me të cilin do të pleqërojë Edi Rama. Nuk besoj se keni dëgjuar një burrë të thotë se do të pleqëroj me një burrë, njeriu pleqëron me bashkëshorten e vet ndërsa ky (Rama) pleqëron me Koçon. Le të bëjë ç’të dojë, por portalet të mos i mbyllë, sepse shkon e mbyll portalet, ju mbyll facebook-un të tjerëve.

Ju mban në vagon që të shpëtojë Koçon se i duhet për pleqëri. Po çfarë pleqërie!? I duhet për të ndarë pronat në brigje, që po jua vjedhin dhe po i rrjepin edhe kushërinjve të vet, të cilët i kanë fituar me gjykatë, siç po i bëjnë Nesturit e të tjerëve. Ky njeri nuk ka parime, ky ka xhepin, ka vjedhjen.

A keni dëgjuar ju të nderuar deputetë, po ju pyes këtu, se 930 metra rrugë në fshatin Lin të Pogradecit, pasi 3 vjet më parë rruga nga cepi i Linit deri në Buqezë u asfaltua dhe po vazhdonte drejt Pogradecit. Kjo rrugë e tenderuar  në mos gaboj ishte 21 milion dollarë, rindërtim. Sa kushtojnë 900 metra e  Edi Ramës? Kushtojnë gati 9.9 milion dollarë. Po ka imagjinatë njerëzore, a ka njeri që mund të veprojë në këtë mënyrë në pasurinë e qytetarëve, a ka banditizëm shtetëror më të madh se ky? Të derdhësh në një fshat të respektuar sa më nuk bëhet, 9.9 milion dollarë për 900 metra rrugë.

E kam ndjekur këto kohë debatin e tij me Blushin. Absolutisht unë i kam shprehur të gjitha konsideratat për këtë punë. Ndiqeni. Ky njëri që ka psikologjinë e krimit të dobishëm. Ky çdo gjë që nuk është e dobishme për të e urren.  Unë nuk besoj kurrë në demagogjinë e Blushit për të varfërit,  por një gjë ka sjellë ajo demagogji, ka demaskuar përçmimin e Edi Ramës për të varfërit. Vini re se me çfarë përçmimi flet për të varfërit e këtij vendi, sikur flet për djajtë e këtij vendi, vetëm e vetëm se Blushi  i përdor ata në retorikën e tij boshe, por i hoqi maskën, i nxori prapë psikologjinë e të atit. Etërit që jetonin  në parajsën e Bllokut urreni të varfërit e kësaj toke, i përçmonin dhe bënin çdo gjë t’i varfëronin edhe më shumë.

Dëgjojeni gjuhën që përdor Edi Rama për të varfrit, sikur flet për alienë, sikur flet për njerëzit, kundërshtarët e tij të flaktë, në vend që të ngrihet çdo mëngjes duke menduar për ta, dhe çdo kryeministër do të jetë i detyruar që ta nisë ditën e  tij të punës duke menduar për të varfrit.  Po nuk mund të mendosh për të varfrit kur ndërton një rrugë 900 metra, po nuk mendon për të varfërit  kur emëron një birbo drejtor të Ujësjellësit të Pogradecit, i cili i cakton vetes rrogën 2.5 milion lekë, i cili i jep vetes të drejtën e telefonit celularë pa limit, i cili vë ne kontratë që nëse ikën nga puna, sipërmarrja do ti paguajë 50 milion lekë. A dëgjoni ju o socialiste, se të vjen të thuash “socialist = hajdut”, por këtë nuk mund ta thuash, sepse nuk është e vërtetë.

Po pse të mos e bëjë ky person drejtori i ujësjellësit, kur kryetari i partisë së tij kontrakton 930 metra rrugë për mbi  9.5 milion dollarë. Kush ka qenë në Lin e di që ky është një krim i shëmtuar.  Standardi që ju po vendosni janë standardet e fundosjes së këtij vendi. Disa të dhëna të agjensisë suaj të prokurimeve.

E dini ku keni arritur ju tani. A e dini sa e kani fondin limit ata hajdutët tuaj me fondet e prokurimit? 98% e kanë. Fondi i prokurimit është 98% i fondit limit, e paimagjinueshme. Pse është kështu?   Po marrim Divjakën, ku qeveris sipas informacioneve të shumt, të paverifikuara natyrisht, një trafikant prostitucioni, njëfarë Fredi  Kokoneshi. Zotëri,  ligji i dekriminalizimit do të tregojë është apo jo.  Po ja çfarë bën Fredi, sesi e fut në xhep milionin e dollarëve. Kemi një tender, i cili është tender i hapur për asfaltimin e rrugës Mërtish-Tre Ura, merr pjesë Alba Construction, më kanë thënë, por nuk e di sa është e vërtet është, që është kompani e të vëllait të bashkisë së Vlorës. Ndoshta nuk është e vërtetë. Dhe ky “Alba Construction”, që më thonë  se është një kompani serioze, ka ofruar për të fituar tenderin 212 milion lekë. Tenderi i jepet kompanisë tjetër “Salillari”, me 317 milion lekë, me 1 milion dollarë më shumë.  ! milion, po kjo është “kafe”.

Janë një seri tenderash. Ju nuk keni ndërtuar një kilometër rrugë në tre vjet. A e dini pse nuk ndërtoni. Se ju merrni gjobën 30%  dhe po jua morët gjobën ndërtuesve 30% harrojeni se do të shtrojnë 30 metra rrugë, as që ju pyesin fare. Shkoni e merrni tenderat, tregojuni shqiptarëve një kilometër rrugë të përfunduar. Keni ngelur çdo gjë tek unë, madje  edhe ato nuk i përfundoni dot. Rruga Lushnje-Berat, është më e thjeshta në Shqipëri për tu ndërtuar, absolutisht 4 muaj punë, nuk ka pasur asnjë ditë më shumë, nuk ndërtohet. Pse? Sepse jep para dhe merr ryshfetin dhe atëherë kompanitë tallen me ju. Pse nuk ndërtojnë? Ku janë? A e dini sa keni tenderuar ju? Të tenderuar,  të krahasuar me vitin 2013, keni 30 miliard më shumë. Ku janë? Në xhepa.  Janë shndërruar në rrugë, në shkolla, në kopshte, qendra shëndetësore? Në  çfarë janë shndërruar? Janë shndërruar në zyra, në dyshekë,  në kolltuqe, janë shndërruar në banjo, në vjedhje e mbushje valixhesh. Ja ku janë tabelat. Ndaj ju nuk doni as reformën në drejtësi. Ndaj ju ndiqni këshillën e Pontas.  Nuk e doni, dhe gjeni çdo rast për ta shtyrë në kalendar grek, prandaj ju sot rrini edhe një javë në vagon të ngujuar vetëm për të shtyrë reformën. A e kuptoni juve këtë.

Po kështu në Sarandë. Oferta e “Salillarit”, që është kompani serioze, 30% më e lirë rrëzohet. Kush fiton? Koçoja bis. Në Breg është  një kompani që quhet “Gjikuria”. E dini çfarë është Gjikuria. Sa herë vijmë ne në pushtet “Gjikuria” shpallet armik i Koços, sa dalim ne nga pushteti, vini ju dhe “Gjikuria” thotë unë jam Koçoja vetë dhe mos guxoni dhe në të vërtetë është Koçoja, mos guxoni me marrë pjesë në tendera dhe një nga kompanitë e mëdha të Shqipërisë është “Salillari” dhe rrëzohet me 30% të ofertës më të lirë, sepse kryetarja zbaton porosinë e Koços, do të mbushë xhepat e Koços.

Këto ditë ka shpërthyer një debat i madh. Debati i markimit. Që ta dini mirë. Çfarë ka ndodhur? Ne firmosëm një kontratë me një kompani kanadeze me reputacion botëror në fushën e markimit, e shënjimit dhe shënjues të vet origjinalë, patentë të saj.

Ne firmosëm, në mënyrë të veçantë që të markohej e gjithë nafta që hynte dhe prodhohej  në Shqipëri. 4 milionë litra naftë pusi u hodhën në benzinatat e vendit, i kapët ju. Fillimisht i thatë jo kompanisë. Mafia e naftës e çoi në Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e gjeti në të gjitha aspektet kushtetuese dhe ligjore kontratën. A e dini se në shtator 2015 ai zotëria që do të pleqërojë me Koçon ka miratuar kalimin e aksioneve nga kompania markuese profesioniste Global Fluid Internacional tek kompania tjetër të 99,5% të aksioneve. Çakejtë e qeverisë që bërtasin poshtë e përpjetë, sesi ka ikur ajo dhe ku u dhanë aksionet, ju i dhatë aksionet. Më thonë se kjo është shkelje kontrate. Se nuk mund të ikte. Pse iku? Sepse jua ngrohu xhepin juve ai.

Pra, a i keni parë mediat tuaja se si bërtasin nga mëngjesi deri në darkë? A e dini ju që ju pranuat largimin e kompanisë Global Fluid International, markuesin dhe prodhuesin e shënjuesit të naftës? Ju mendoni që me media do ti kapërceni këto? Edhe një herë ju them, se ky operacion është kryer pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur, dhe në Gjykatën Kushtetuese vendimi është marrë kur GFI është 75% aksionar ndërsa kompania tjetër është 25%, po ja që kreu juaj i çmendur për para e ndryshoi situatën, u ble dhe lejoi operacionin. Pastaj merr përdor këllira e stërkëllira për të shpifur të cilët nuk e mbrojnë dot aspak.

Si përfundim, dekusarizimi i këtij Parlamenti është jetik dhe vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Dekusarizimi i Parlamentit nënkupton zbatimin e ligjeve të vendit, plotësimin e ligjeve të tyre, ndaj dhe unë dhe njëherë kërkoj mbështetjen tuaj, të miratojmë ligjin “anti Olsi”. Ligji “anti Olsi” është ligji që do të ndalojë kusarët që të vjedhin pasuritë publike siç po ndodh. Ju lutem dëgjoni një statistikë shumë interesante.

Do ju jap disa të dhëna për tenderat e kompanisë të famozit Gjici: periudha shtator 2013 – dhjetor 2013 Gjici ka fituar 4 kontrata. Periudha janar 2014 – dhjetor 2014 Gjici fluturon, ka fituar 40 kontrata. Nuk do të thotë të jesh socialiste që të jesh hajdut , por kjo është faqja e zezë e socialistëve.

Vjen periudha janar 2015 – dhjetor 2015, Gjici ka firmosur 58 kontrata. Si i ka firmosur? Duke jua hequr të gjithë të tjerëve. Ky mafioz, nën rojet e të cilit vidhet banka ditën për diell, fiton nga ju, nga 6 kontrata në 2013, kur për hir të së vërtetës ishte pranë nesh sepse bënte fushatë për ne, ky tani kalon nga 6 kontrata në 58 kontrata. Po pse? Sepse paguan Edi Ramën. A ka neveri më të madhe sesa kjo.

Pjerin Ndreu, në shtator-dhjetor 2013 ka 4 kontrata. Janar 2014 – dhjetor 2014 ka 11 kontrata. Janar 2014 – dhjetor 2016 ka 16 kontrata.

Tani shohim pak Sadri Abazin, ka një emër tjetër ky aty, Sadriu është “qelibar”, sakën se fut një qindarkë nga para publike  në xhep, edhe po ti ngjitet i heq rrugës. Në periudhën shtator 2013 – dhjetor 2013 nuk ka fituar ndonjë kontratë, ne periudhën janar 2014 – dhjetor 2014 ka fituar 11 kontrata. Në  periudhën janar 2015 – dhjetor 2015 ka fituar 16 kontrata. Çfarë doni më. A doni ta heqim është atë ligjin për konfliktin e interesit se jemi bërë njerëzit më qesharak jo të Shqipërisë, por te planetit. Para syve tanë ndodhin të gjitha këto.  Para syve tanë dhjetëfishohen e njëzetfishohen kontratat e këtyre hajdutëve.  Ose të plotësojmë ligjin, ose të heqim ligjin e konfliktit të interesit. Unë them ta plotësojmë. Njeriu duhet të udhëhiqet nga besimit tek e mira dhe duhet të përiqet që çfarë është e mundur, dhe duke parë këtë batërdi, këtë njëri që nga 6 kontrata kalon ne 58 kontrata, këtë supërmafioz që vepron si lubi i papërmbajtur.  Të vazhdojmë prap kështu? Nuk ka gjë më të turpshme.  Vetëm parlament nuk meriton të jetë ky. Ky është një çerdhe kusarësh që përdor mandatin për të vjedhur njerëzit më të varfër të Europës.

Fjala e Mbajtur jashtë Sallës së Palramentit:

Beteja me kusarët është një betejë për jetë a vdekje. Këtu në parlament unë solla dokumenta që dëshmojnë vjedhjet më flagrante dhe më të paimagjinueshme me firmat dhe vulat e tyre. Këta hidhen përpjetë dhe mendojnë se me gjuhë rrugeçërish, me gjuhë ordinerësh do mund të mbulojnë vjedhjet e tyre. Siç e dëgjuat unë solla dokumenta zyrtare, të cilat faktojnë se Safet Gjici nga 6 tendera që fitoi në vitin 2013 ka arritur të fitojë vitin e kaluar 58 tendera. Solla dokumenta të pakundërshtueshme, në të cilat Sadri Abazi nga asnjë tender në 2013 fiton 16 tendera në vitin 2015. Solla dokumenta të pakundërshtueshme, zyrtare, të cilat faktojnë se Pjerin Ndreu nga 4 tendera në 2013 fiton 16 tendera në 2015. Solla dokumenta origjinale, në të cilat Kokoneshi, kryetari i Bashkisë Divjakë, shpallë fitues, dhe të dhënat janë se bashkë me deputetin ka ndarë 1 milionë dollarë, kompaninë me një tender 337 milionë lekë fond limit, përjashton kompanitë që japin 220 mln për tenderin dhe tenderin e fiton kompanina me 317 mln lekë, pra rreth 1 mln e ca dollarë më shumë, pasi thuhet gjerësisht se Kokoneshi bashkë me kokoneshin tjetër këtu në parlament, i cili përdor një gjuhë ordineri, kanë futur në xhepa 1 mln dollarë. Solla dhe shëmbuj të tjerë që e kanë dhënë edhe mediat, kur një rrugë e Edi Ramës, prej 930 metra, në fshatin Lin, shpenzohen për ndërtimin e saj 9.9 mln dollarë në një kohë kur e gjithë rruga nga Lini në Pogradec është prokuruar me 21 mln dollarë. Pra, solla fakte të tjera. Kur drejtori socialist i ujësjellësit të Pogradecit, i cakton vetes rrogën 2.5 milionë lekë, në kundërshtim të të gjitha ligjeve, përdorim telefoni pa limit dhe një klauzolë që nëse ikën nga puna ka të drejtë të shpërblehet me 50 mln lekë. Pra siç e shifni kusaria shtetërore e kësaj mazhorance është e pakufishme por vendosmëria jonë për të luftuar, është absolute.

A ju duket normale që një deputeti ti cënohet siguria? Ju e patë vrapin që bëri zoti Keta drejt foltores

Cila siguri? Nuk kërcënoi njëri zoti Keta. Aty deputetët janë të mbrojtur. Normale nuk është që ai që akuzohet për këtë, para zgjedhësve të tij dhe para shqiptarëve t’u thotë se si ka mundësi kjo, kjo është më normale, edhe për ju është më normale kjo. Këtu janë 120 milionë lekë diferenca midis kompanisë që ka dhënë çmimin më të mirë dhe kësaj që ka dhënë çmimin më të shtrenjtë. Këtu normale është që ai të dali dhe t’u thotë shqiptarëve se si ka mundësi, ku shkoi 1 milionë e 200 mijë dollarë të tyre. Kush i vodhi, kush i mori. Kjo është gjëja më normale. Normale janë që këta kusarë s’duhet të kenë vend në parlament, normale janë që paratë e shqiptarëve s’duhet të vidhen në këtë mënyrë, normale janë që veprimet e Kokoneshit, të cilin e kam denoncuar së bashku me këtë deputet që përdor gjuhë rrugaçi. A e dini ju që Laguna paguante taksa 400 mln lekë në vit, në mos 600, s’paguajn asnjë qindarkë se të gjitha i paguajn Kokoneshit dhe Braçeve të tjerë. Këto janë gjerat normale të cilat duhet të zgjidhen. Pastaj natyrisht që gjëra të tilla të revoltojnë vërtet. Se duke lëxuar këto mendoja se çfarë dua unë në këtë parlament, c’farë duhet të bëjë njëriu në këtë parlament, dhe këto ishin vetëm disa, ato që më kapi dora, por janë dosje të tëra me këto.

Do ti çoni në prokurori këto informacione?

I ka prokuroria këto.

Për kë nga deputetët do të mblidhet byroja sot?

Nuk kam dijeni.

Zonja Leskaj dhe zoti Suli shprehën vullnetin për t’iu drejtuar kushtetueses, a do ti rikthehet opozita tryezës së dialogut të reformës në drejtësi?

Problemi është a do dalin nga vagoni këta deputetë apo jo. Ti bën një pyetje me shumë të drejtë dhe kërkon që shikuesit ët marrin transparencë të plotë. Ju e patë, zoti Suli dhe zonja Leskaj e bënë punën e tyre, deklaruan që ta kërkojnë të shkojnë në kushtetuese sespe nuk duan të personalizojnë dhe të bëhen si bllokatorë të reformës në drejtësi. S’duan ata por do Edi Rama, në vagon do rrini u tha socialistëve dhe sado që shoferi i lokomotivës u largua, ata rrinë aty. Sa kohë do rrinë? S’varet nga unë kjo. Ne natyrisht besojmë që reforma është e domosdoshme dhe do bëhet. Këto janë përpëlitje për ta penguar. E kishin në dorë ta bënin që sot, s’kishte asnjë vështirësi që ti votonin që sot, mund ta shtynin madje seancën në mënyrë që nesër të uleshin për reformën, fituan një javë kohë por ajo do bëhet.

Zoti Berisha, a ka ndikim në qëndrimin e PD me parlamentin?

Jo, qëndrimi i PD, çfarëdo që të bëjnë ata, këto dokumenta, të paktën në atë platformë do shkojnë pa asnjë lloj hezitimi. Por atyre as u nxihet as u skuqet fytyra prej tyre por ne shqiptarëve do t’jua themi se janë avoketër të krimit. Eshtë po ky eksponent që ka një gjuhë prej rrugaçi, që kur denoncoja avionët thoshte se aty nuk ka rrugë, pra maskonte dhe mohonte pistën e avionëve të drogës sepse është i pudrosur. Eshtë po ky, që me Kokoneshin, pasi i dështoi flota ajrore u kthye tek Laguna dhe vjedhin paratë e Lagunës, kur ky që i shet tenderin për hesap të xhepit të vet me Kokoneshin për 1 mln e 200 mijë dollarë më shtrenjtë.

Zoti Berisha ju thatë që zoti Braçe përdori një fjalor fyes por dhe ju u përgjigjët në të njëjtën mënyrë?

Deputeti që thoni ju, që u akuzua direkt nga unë për një seri tenderash të bashkisë së Divjakës, njëri prej të cilëve ëshët ky që thotë: Fondi limit për sistemim dhe asfaltim të rrugës Mërtish – Tre Ura 337 milionë. E fiton kompania Salillari me 317 milionë dhe përjashtohet pa asnjë motiv kompania “Alba kosntruksion” me ofertën 212 mln. Nëse këta në 3.3 milionë dollarë vjedhin 1.2 milionë, atëherë fatuar ka shkuar në 40%. Ndaj deh ai duhet të dilte të fliste për këtë akuzë, pasi unë e thashë që nuk është vetëm Kokoneshi por është edhe deputeti i Kokonëshit, dhe deputeti është ky (Braçe).

Ju thatë se flisni me fakte, pse nuk treguat edhe dokumentat që implikojnë deputetin?

Fakt më të madh se ky nuk ka. Po të isha deputet i asaj zone unë, nuk do bëja atë që bëri ky, por e denoncoja aty dhe zotohesha para zgjedhësve të mi se Kokoneshin do ta coj në Prokurori. Po nuk i thotë dot këto asnjë prej tyre sepse kanë mbushur xhepat me para. Po të isha deputet i asaj zone nuk do thoja që s’ka pistë avioni apo që fshati nuk ka rrugë ndërkohë që rrugën e kisha shtruar unë, dhe që është e shkëlqyer, jo për aviona droge por për fshatarët, nuk do thoaj për Lagunën që paguan taksa në një kohë që nuk paguan asnjë qindarkë. Kur përdor mandatin për këto avokatira do të thotë që je në tavë.

Panama Papers ka pushtuar opinionin….

Siç e dëgjove unë bëra një sqarim që besoj se duhet ta kishit kapur. Në mars të 2013, me një kompani kanadeze prestigjioze, të njohur për teknikën e markimit dhe shënjuesin sepse e ka patentë të vetën, firmosëm një kontratë e cila parashikonte markimine  të gjithë naftës që prodhohej dhe shitej në Shqipëri. Sepse kishim konstatuar që kriminelët merrnin naftën nga pusi dhe vinin e ja u shisnin qytetarëve në benzinate. Krim më të shumtuar se ky nuk ka. Sasia e squfurit në këtë naftë, në tërësi është shumë e lartë kurse në naftën shqiptare është stratosferike. Sa erdhën këta, thanë do e përjashtojmë naftën që nxirret. Kush do e përjashtojë? Koçoja, sepse donte t’u shiste shqiptarëve naftën bruto të puseve për naftë të rafinuar. Cfarë ndodhi? Kontrollet kapën 4 milionë litra naftë, të cilat janë sasi kolosale squfuri në ajër, janë sasi kanceri për njerëzit. E çuan në Gj Kushtetuese e cila e shqyrtoi këtë kontratë dhe e gjeti kushtetuese dhe ligjore në çdo aspekt. Në 2015 ndodhi që Edvin Rama, kundrejt xhepit, pranon që GFI të largohet në shtator dhe të vijë Global Edvin International, absolutisht në shkelje të kontratës dhe në mënyrë kategroike nuk bëhej pa një rryshfet shumë të madh. Global kishte kompani linje, dhe kompania e linjës në kundërshtim me kontratën u la të ikte. Pse u la të ikte? Ajo gjeti e shiti, kryeministri mori paratë, sepse pa para nuk bëhet kurrë ajo. Unë e kam mësuar këtë vetëm mbrëmë vonë, gjë e pabesueshme, se kur ma thanë një herë e verifikova nja tre herë. Dhe për të maskuar këtë operacion mega korruptiv kanë lrijuar një kompani me emër të ngjashëm, mbrapa të cilit është Olsi, Ahmetaj, cili të doni mund të jetë, mund të jetë Rama, kryesisht ai.

Siç më thonë specialistët të cilëve unë ju besoj, është bërë në kundërshtim me kontratën. Besoj se kjo flet vetë.

Panama Papers është një procedurë absolutisht ligjore. Cdo kompani ka të drejtë të shkojë të regjistrohet atje me dy kushte; të mos bëjë evazion fiskaldhe të mos bëjë transferim të çmimit, nëse do të operojë që andej mund ta bëj.  Një gjë është e sigurtë, që GFI, kanadezja, u bllokua dhe nuk ka patur aktivitet kështu që nuk besoj që të  ketë arritur të transferojë kapitale nga Shqipëria në Panama për operacione. Në shtator të 2015 ajo paska ikur, këta e kanë përzënë atë. A e dini që dy javë më parë Arben Ahmetaj ka urdhëruar që të shenjohet dhe nafta e nxjerrë e puseve. A mund ta pyesni pak se pse e bllokoi tre vjet dhe e bën tani? Ja ai që tha se ka emra, ka emrin e vet me të Edi Ramës.

Qeveria po ben një ligj që të deklarohen të gjithë aksionerët përsa i përket offshoreve. Jeni dakort?

Plotësisht dakort, çdo ligj dhe vendim që i shërben transparencës ka mbështetjen tonë. Por problemi është ky; Panama offshore është Surreli, Panama offshore është një pallat aty afër shpisë sime, Panama offshore është Beqja, Panama offshore është Kokëdhima, këta kanë parajsën këtu s’kanë nevojë të shkojnë atje.

Ata thonë se është edhe djali juaj..

Të shkojnë e të japin një fakt të vetëm, i kanë të gjitha pushtetet, të githa institucionet. Ata mbrohen me mashtrime por mashtrimet nuk i shpëtojnë.


Fjalimi ne Kuvend i ish kryeministrit Sali Berisha, 7 Prill 2016