Kryetari i Partisë Demokratike të Lushnjës, Myslym Murrizi bëri publike një numër dokumentash mbi shkeljet e mëdha ligjore në drejtorinë arsimore të këtij rrethi. Sipas z Murrizi, praktika e shkarkimeve të paligjshme ka vijuar me të njëjtin ritëm siç ndodhte nga drejtoresha e dënuar Liza Tabaku. Sipas Murrizit, mbi 70 për % e mësuesve janë shkarkuar në Lushnjë në kundërshtim me ligjit, dukem krijuar një shqetësim të madh për banorët pasi cilësia në arsim ka rënë ndjeshëm pas emërimeve të mësuesve partiakë dhe të pakualifikuar.
“Jam sot para jush për të bërë publike me fakte dhe dokumenta politikën e kuadrit që Rilindja ka bërë keto 3 vjet me mësuesit e rrethit Lushnjë. Rrethi ynë 103 shkolla, ku ndodhen 64 drejtori dhe 39 shkolla vartëse me 21 shkolla të mesme dhe me 1336 mësues gjithsej, përdoret nga zyra arsimore Lushnjë si pronë e PS dhe i komanduari i kësaj zyre që vet ka si fakultet ciklin e ulët, z Ylli Krakulli si shef kuadri i arsimit pranë komitetit të Partisë së Punës. Nga lista e famshme e dosjes gjygjsore të ish drejtoreshës së denuar ju kam vënë më parë në dijeni se ishin emëruar vetëm gjatë kohës së saj 169 mesues të rinj nga të cilët 110 te PS dhe 59 të LSI. Po ashtu në atë material kishte shënim që kanë kaluar në “filtrin” e partisë shtet nëpërmjet sekretarëve të byrove të emëruar drejtora shkollash 790 mesues, nga të cilët rezultonin 620 te PS dhe 170 te LSI. Pra në total 959 mësues janë me Partinë, 377 mësues me biografi të keqe. Dhe i komanduari përgjegjes zyre tashmë e di ku është armiku i klasës. Nga 64 drejtore të gjendur në tetor 2013 sot me 21 prill 2016 janë vetëm. 60 drejtora janë shkarkuar në kundërshtim të plotë dhe të hapur me ligjin 69/2012 datë 21 06 2012, neni 55 i tij, pika 3 dhe janë zëvëndësuar me drejtora rilindas të cilët bëjnë dhe spiunin informative, sekretarin e byros dhe shefin e kuadrit”, deklaroi Murrizi.
Kreu i PD-së në Lushnjë foli edhe për rastin e drejtuesit të komanduar të arsimit, i cili është pa arsimin përkatës.
“Më i rëndësishëm si rast unik i papërgjegjshmërisë është ai i Ylli Krakullit si përgjegjës i komanduar. i emëruar nga ish drejtoresha Tabaku me urdhër emërimi nr 90 date 24-02-2014 si i përkoheshëm, me diplome Bachelor nr 87 datë 19-07-2013 për drejtesi dhe shkenca sociale marrë tek Kristali me date 11-12-2013 kur ky person ka qene mbi 20 vjet emigrant në Greqi. Kjo është e verifikueshme nga sistemi TIMS. Pas ankesës së një grupi prinderish nga Golemi në Ministri, z Ylli Krakulli me datë 04-05-2015 i kthen përgjigje ministrisë ku pranon që ky drejtor është emëruar në kundërshtim të hapur me ligjin 69/2012, neni 55 pika 2, dhe pranon qe ka filluar proçedurën për zgjidhjen e kontratës”, tha Murrizi.
Për të gjitha këto material dhe dokumente, Partia Demokratike e Lushnjës nisi një kallëzim penal në Prokurorinë e rrethit.
Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 24 Prill 2016