Edi Rama ka vërsulur bandën e OSHEE kundër qytetarëve me një valë të re represioni, abuzimi, mbifaturimi, për të rrjepur sa më shumë para kryesisht nga familjet që po vuajnë krizën ekomonike.

Faturimet shkruhen sipas nevojës për të mbushur arkën e Edi Ramës, e jo sipas konsumit.

Vetëm për vitin e kaluar, 91 mijë e 400 qytetarë janë ankuar për faturimet abuzive.

Gjahu i preferuar janë familjet që kursejnë energjinë dhe kur matësi tregon pak, atëherë banda e Edi Ramës i kalon në aforfe, duke ua shumëfishuar gjobën.

Shtëpitë në zonat e plazhit janë gjithashtu objekt sulmi. Edhe pse ato janë të mbyllura dhe pa konsum, familjarët zbulojnë papritur tarifa të kripura.

Faturohen sikur të kenë konsum normal edhe banesa emigrantësh që janë prej kohësh të mbyllura e ku nuk jeton njeri.

Ndërkohë që bizneset e mëdha që u përkasin oligarkëve të Ramës trajtohen me përkëdheli dhe lehtësohen në pagesat e energjisë.

Paratë që merr me dhunë e me manipulim faturash, Edi Rama i ndan më pas me miqtë e tij, me tendera ku fituesit janë të paracaktuar.

Ndërkohë që qytetarët varfërohen çdo ditë, ku çdo ditë Edi Rama gjen një mundësi të fusë dorën në xhepin e tyre e të marrë dhe qindarkën e fundit, ai vetë dhe klientela e tij mbushin thasët dhe janë të shqetësuar për parajsat fiskale.

Mbifaturimi është krim, dhe ata që e kryejnë këtë krim duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.

Qytetarët e abuzuar nga ky mbifaturim, nuk kanë asnjë detyrim, dhe ky abuzim është një thirrje për mosbindje civile.


Deklarata për mediat e zëdhënëses, Ina Zhupa, 9 Prill 2016