Parafolësja ne fakt s’duhet te kishte falenderuar për këtë pr.ligj Ministrin e Mirëqenies, por duhet te kishte falenderuar Sali Berishen I cili e inicioi kete projekt ne 2010, ka pasur negociata intensive me banken Boterore dhe me palet e interesit. Ne fillim te 2013 I miratua, u firmos, u ratifikua marreveshja me Banbken Boterore. Pas kesaj ju pergatitem e ju lame gati edhe projektin pilot ne 3 qarqet Tirane, Durres dhe Elbasan. Ky projekt vetem merite e qeverisë suaj nuk është.

Folët gjatë për abuzivizmin e skemës, unë kam kërkuar personalisht jo një herë emrat e abuzuesve, a janë paditur në organet përkatëse, në cilat bashki apo kumuna është abuzuar? Në vend që të levdoheni me projektet tona, padisni abuzuesit, pastroni skemën dhe kanalizojini fondet te familjet më në nevojë.

Te nderuar kolegë,

Në një javë, rekord raportesh negative për Shqipërinë:

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) zgjodhi si kohë raportimi pikërisht periudhën e vizitës së Ramës në Amerikë.  DASH ritheksoi që korrupsioni galopant në cdo qelizë të Qeverisë, kryesisht shëndetësi dhe drejtësi po shkel të drejtat thelemore të shqiptarëve.

Rezoluta e PE shprehu shqetësim të madh në lidhje me:

Korrupsionin e kudogjendur veçanërisht në shëndetësi, drejtësi, prokurime publike, konçesione me të famshmet “partneritete publike private”, planifikim urban, arsim dhe qeverisje lokale. Rezoluta I kërkon qeverisë që të marrë masa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të pakicave rome dhe egjiptiane, të cilët jetojnë në kushte të vështira e përballen me diskriminim e përjashtim social, si dhe për ngritjen e mekanizmave shtetërore për trajtimin e pabarazisë gjinore, diskriminimit dhe dhunës ndaj grave e fëmijëve.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri:

e liston Shqipërinë vendin e fundit për të investuar. Biznesmenët gjermanë nuk kanë sigurinë për investime, pavarësisht se gatishmëria për të investuar nuk mungon. Pengesat kryesore: Informaliteti dhe korrupsioni, mungesa e transparences se tenderave publikë, mossiguria ligjore etj

Freedom House:

e konsideron Shqipërinë si regjim hibrid, me institucione të brishta demokratike që nuk respekton dhe nuk garanton të drejtat politike dhe liritë civile. Është përkeqësuar “Pavarësia e Medias” dhe treguesi më I dobët vazhdon të mbetet “korrupsioni”. Azilimi dhe papunësia e lartë mbeten problematike për një të ardhme punësimi të të rinjve.

Ministri Ahmetaj duhet të informohet më mirë dhe të lexojë statistikat për papunësinë. Parajsa ekonomike në kokën e ministrit do të ishte gati-gati plotësim i ëndrrës shekullore të shqiptarëve për standartin e jetesës me vendet fqinje dhe ato europiane.

MË alarmanti është Raporti I Bankës Botërore që përmbante shifra e indikatorë që nuk bërtasin, por ulurasin. Por sic duket as këtë s’e ka lexuar Ministri Ahmetaj.

Banka Botërore raporton që 47% e popullsisë në Shqipëri jeton në varfëri (me më pak se 5$ në ditë). Për ta bërë më të qartë pëer të gjithë: sot, rreth 1.3 mln shqiptarë janë zhytur në varfëri, ose 3 herë më shumë se sa e lamë në 2013.

E gjetëm varfërinë 25.4% në 2005, varfërinë ektreme 5%. Falë politikavë të suksesshme fiskale dhe makroekonomike, Qeveria Berisha mundi të kapërcejë edhe efektet e krizës më të rëndë financiare globale e të zbusë varfërinë, të cilën në 2013 e lamë 14.3 % varfërinë, 2.2% varfërinë ekstreme.

Ndërkohë me injorancën e reformatorëve rilindas, Rama në më pak se tre vjet qeverisje, e rriti varfërinë në 47%.

Të nderuar kolegë deputetë

Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut sot në Shqipëri rrezikohen jo vetëm nga dhuna shtetërore, por më së shumti nga varfëria. Shqipëria sot nuk prodhon asgjë, përveç propagandës.

Papunësia vazhdon të jetë në nivelin prej 17.3%, 1 ndër 3 të rinj sot janë në kërkim të një pune, një ndër 2 gra janë në kërkim të një page për të ushqyer fëmijët…dhe papunësia vazhdon të rritet cdo ditë te gratë…që ë bën edhe më shqetësues këtë trend. Ata nuk kanë më asnjë shpresë për dritë në fund të tunelit.

Aktivistët e të drejtave të fëmijëve kanë vënë alarmin dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit sepse 100 mijë të mitur jetojnë në kushte varfërie ekstreme dhe shkojnë në shkollë të uritur dhe të veshur keq. Organizatat ndërkombëtare raportojnë që 50 mijë fëmijë shqiptarë punojnë në rrugë për të nxjerrë bukën e gojës edhe për familjet e tyre dhe qindra fëmijë romë dhe egjiptianë shfrytëzohen për lypje.

Kjo është arsye pse Shqipëria po braktiset çdo ditë nga shqiptarët. Kjo është një strategji e qeverisë, për të larguar nga vendi popullësinë aktive, rininë e cila në kushte të tjera, të një ndërgjegjeje qytetare do të ishte prijëse e revolucioneve demokratike.

Rama me politikat korruptive, ja doli të zhysë ekonominë shqiptare në krizë të thellë: Prodhimi i Brendshëm Bruto ka ngecur, Deficitet fiskale janë të larta, ekonomia ka rënë në deflacion, konsumi për herë të parë pas kaq vitesh është në rënie të lirë. Bizneset dhe qytetarët janë në një ankth për atë cka po ndodh apo mund t’ju ndodhë cdo ditë në një shtet, ku askush nuk gjen një portë të hapur për drejtësi

Problemi më i madh sot, është kriminalizimi.

Rama ja doli që në më pak se tre vjet qeverisje rilindase të kriminalizojë cdo gjë, cdo fushë dhe sektor jetik. Rama kriminalizoi administratën publike, krimilalizoi Qeverinë dhe Parlamentin, e cdo ditë kërkon të kapë edhe pushtetet e tjera. Grupet Kriminale kanë kapur Ramën dhe Qeverinë dhe bëjnë ligjin pa pasur frikën e shtetit ligjor. Fenomeni I Lazaratit u replikua në të gjithë Shqipërinë, tashmë trafiku i narkotikëve është në duart e 2-3 bandave kriminale të lidhura me Qeverinë.

Në më pak se tre vjet Qeverisje, Rama ja doli që të kthejë Korrupsionin në sistem të përhapur kudo, në cdo nivel apo degë qeverisje.

të gjitha raportet evidentojnë shkeljen e të drejtave themelore të qytetarëve:

  • shqiptarët nuk kanë punësim,
  • shqiptarët nuk kanë strehim,
  • shqiptarët nuk kanë ushqim,
  • shqiptarët nuk kanë edukim e shendetesi,
  • shqiptarët nuk kanë shpresë dhe asnjë mundësi.

E në këto kushte, shqiptarët ikin, pa e kthyer kokën pas. . . për të rigjetur shpresën e humbur…për të rikthyer ëndërrat e humbura të fëmijëve të tyre.

Është e trishtueshme sidomos për ne politikanët, kur dëgjojmë që shqiptarët vazhdojnë të zënë vendin e dytë pas Sirisë (vend në konflikt) për azilkërkues në Gjermani, dhe muajt e fundit kemi zënë një vend të parë për azilkërkim në Hollanë.

-100 mijë shqiptarë aziluan vetëm në një vit të dëshpëruar, të mjeruar e pa shpresë;

– 200 mijë të tjerë kërkojnë ëndrrën amerikane…

– Eurstat para disa javësh vuri alarmin se 30 mijë fëmijë kanë kërkuar azil në 2015 në vendet e BE e që rrezikojnë trauma psikologjike për mospranimin, e për rikthim në vendin e tyre

E gjithë kjo paradë shifrash, raportesh duhet të na bëjë ne deputetëve të këtij parlamenti, por më së shumti qeverinë dhe maxhorancën të reflektojë, qoftë edhe për një moment!!! Po largohen qytetarët e vendit tonë!!! Po largohen intelektualet dhe ndërhyrja e shtetit kërkohet në mënyrë urgjente!!!

Ndaj, të nderuar kolegë, unë isha shumë shpresëplotë që ky pr.ligj do të ndikonte sadopak në zbutjen e varfërisë që ka pllakosur vendin. Por pasi lexova pr.ligjin dhe relacionin kuptova që vetëm ky nuk ishet qëllimi i tij.

Kryeministri, “udhëheqësi i lartë” i korrupsionit në Shqipëri me këtë pr.ligj ka urdhëruar “entourazhin” të zbusë me propagandë varfërinë e tejskajshme, që perjetojnë mijëra familje shqiptare.

Ndryshimet ne “Projekt-ligjn për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, pritet që të thellojnë varfërinë edhe në 9 qartët e tjera. Skema për përfituesit e ndihmës ekonomike bëhet burokratike me ligj! Hartuesit duket se kanë qënë në presion për të bërë një draft, që nuk kuptohet as nga vetë ata… Në ligj flitet për aplikimin e një formule pikëzimi që asnjëherë nuk bëhet publike.  Tallja me të pamundurit i kalon kufijtë humanë, kur në shifrën e vetme që gjejmë në relacion është shuma që përfitojnë familjet e fermerëve me të ardhura të pamjaftueshme. Me paketën solidare të mashtruesve, familjet fermere pa ta ardhura ndihmohen me më pak se 800 lekë në muaj! Tronditëse dhe sjellje kriminale me 40 mijë familje në nevojë që sipas statistikës zyrtare të ministrisë marrin më pak se 800 lekë në muaj ndihmë ekonomike ose vetëm 10 bukë në muaj…

Rezultatet i projektit pilot për ndihmën ekonomike, i financuar këto 3 vite nga Banka Botërore ruhet “top sekret” dhe ndalohet edhe për Komisionin Parlamentar të Cështjeve Sociale. E gjithë ajo që dihet e që propagandohet cdo ditë është që po pastrohet skema e Ndihmës Ekonomike, që janë hequr mbi 20 mijë familje nga Skema e Ndihmës Ekonomike e këtë vit pritet të hiqen akoma më shumë; që janë hequr mbi 1000 Persona me Aftësi të Kufizuar nga skema e invaliditetit e këtë vit pritet që të largohen më shumë….

Në ministrinë e mirëqënies kërkuam informacion të detajuar në lidhje më zbatimin e projektit pilot, me aplikimin e formulës dhe peshat specigfike. Si kishte ndikuar ajo në 3 qarqet? Sa ishte niveli i varfërisë në to??? Por ky informacion nuk na u vu në dispozicion. Ekzekutivi vazhdon në mënyrë arrogtante të shkelë kushtetutën e të mos raportojë të legjislativi.

Në kemi dyshime të bazuara në fakte që regjistri elektronik kombëtar i përfituesve do të përdoret për shantazhe politike të njerëzve në nevojë në prag zgjedhjesh. Qeveria do të mundohet të blejë votën më bukën e gojës së fëmijëvë në familjet në ndihmë ekonomike.

PËrderisa kjo është një nismë e inicuar në 2010, në një varg negociatash jo të lehta me BB dhe grupet e interest që u konkludua me miratimin e marrëveshjes prej 38 mln Eurosh në prill 2013, ne kemi bindjen që është një mëkanizëm I duhur dhe I domosdoshëm për të pastruar skemën e ndihmës ekonomik e për të kaluar mbështetjen sociale te shtetit te ata më në nevojë.

Dua të kujtoj këtu edhe apelet e njëpasnjëshme të Avokatit të popullit I cili edhe ka bërë viziata dhe ka monitoruar në terren qindra familje që kanë apeluar heqjen e tyre nga skema e Ndihmës ekonomike. Vetëm në Bradashesh janë inspektuar rreth 100 familje dhe ka rezultuar që janë përjashtuar kategoritë e mëposhtme: 1) familje të në kushte dukshëm të vështira ekonomike dhe pa mjetet elementare te jetesës; 2) gra kryefamiljare 3) persona të papunë ë pa asnjë të ardhur tjetër; 4) familje me një osë dy pjesëtarë; 5) familje gjoja të vetëpunësuar…

Unë personalisht kam takuar shumë qytetarë, familjarë në Tiranë apo Durrës të cilët janë hequr nga skema e Ndihmës ekonomike edhe pse kishin një bicikletë, apo një TV të vjetër, apo një frigorifer, apo një lavatrice. Ju ftoj z. Ministër të zbrisni në terren e t’i takoni vetë familjaret që jetojnë në kushte ekstremisht të vështira.

Rekomandimet e Avokatit të Popullit për rishikimin dhe publikimin e formulës, për rishikimin e vlerës së Ndihmës Ekonomike e cila nuk ju siguron as një vakt të mjaftueshëm fëmijëve, për decentralizimin e shpërndarjes së Ndihmës Ekonomike ….kanë rënë në vesh të shurdhër

Edhe këtë projekt të shkëlqyer që ju lamë gati, e morët, e përdorët thjesht për arësye politike. Kjo është arësyeja që ju nuk bëni publike formulën, dhe po fshihni në sirtarë listat e familjeve që do hiqni nga skema për ti zëvendësuar me  militantë në në prag zgjedhjesh.

Mendja juaj e mbrapshtë do blejë vota me bukën e gojës së fëmijëve të varfër.

Dhe unë dhe kolegët e mij deputetë s’do mund t’i japim zgjidhje halleve të shumta të qindra qytetarëve e pacientëve që që në orët e para të mëngjesit zënë rradhë të onkologjiku në pritje e në shpresë që do mund të marrin barin apo kurën e nevojshme për të shpëtuar jetën e tyre; në s’do mund ti japim zgjidhje problemeve të shumta të Inës, kryëfamiljares me dy fëmijë (6 dhe 10 vjec) të cilët detyrohet ti mbyllë në shtëpi kush shkon për seancën e rradhës së kimios në spital…por që 35 mijë lekëshi i Ndihmës ekonomike nuk i mjafton për të paguar faturat e dritave, ujit, ushqimpër fëmijët e jo më për kurat e saj të shtrenjta…ndaj herë pas here detyrohet ti ndërpresë ato nëse spitali nuk ja siguron.

E në këto kushte…

A nuk do të ishte më mirë që 340 mln eurot që kanë vajtur në xhepat e klientëve të Qeverisë për vetëm 3 koncesione të panevojshme në shëndetësi, të shkonin për projekte që do rrisnin punësimin, që do zbusnin varfërinë, do përmirësonin infrastrukturën në shkolla, spitale, kopshte, rrugë?? Të shkonin për rritje pagash e pensionesh dhe për buxhetin social në ndihmë të njerëzve në nevojë??

Është pak të thuash se po qeverisemi si në komunizëm…!

Propaganda socialiste, më shumë dua partinë se Shqipërinë, njofton një të vërtetë të trishtë: varfërinë !

Ndaj sot Shqipëria ka nevojë për optimizëm. Qytetarët dhe biznesi kanë nevojë të shohin shpresë. Shoqëria ka nevojë të ndjejë drejtësi.


Fjalimi në Kuvend e deputetes Albana Vokshi, 21 Prill 2016