Ishte parashikuar lulishte e kënd lojërash, Rama do ta bëjë kullë betoni për bandën tjetër të preferuar.
Edi Rama ka planifikuar që një truall të rëndësishëm në Tiranë, aneksin e Stadiumit Qemal Stafa ta vërë në dispozicion të një bande tjetër kriminale.
Më parë, kur bashkia drejtohej nga z. Basha, kjo zonë ishte parashikuar të bëhej lulishte, me kënd lojërash për fëmijët në shërbim të komunitetit.
Por Edi Rama e ka fshirë këtë projekt, dhe ka në plan që tia japë bandës tjetër të preferuar, për të ngritur selinë e saj qendrore.
Bëhet fjalë për këtë truall që shihni në foto, në zemër të Tiranës, që nga lulishte jo vetëm për banorët e zonës por për mbarë qytetarët, shndërrohet në kullë betoni, kullë përfitimi, kullë zhvatjeje e korrupsioni.
Siç është bërë publike, banda e Shullazit me Edi Ramën mori pronën dhe truallin më të çmuar në mes të Durrësit, godinën historike të hotel Vollgës.
Tashmë, Edi Rama po planifikon të shërbejë Shullazin dhe një bandë tjetër, lidhjet me të cilën janë të vjetra për të, qysh se u bë për herë të parë kryetar bashkie, me këtë truall në qendër të Tiranës.
Kjo është qeveria e bandave që qëndrojnë mbi ligjin, që marrin prona publike, që ndërtojnë ku të duan.
Ky është kryeministri i bandave, i bandave që vënë gjoba, që grabisin e plaçkisin qytetarët me tytën e armës.
I është sulur popullit me kërbaç e me burg e po i merr dhe kacidhen e fundit, ndërsa vetë ndan prona e troje, ndan pasurinë e vendit me bandat e kriminelët më të rrezikshëm në vend.
Deklaratë e kreut të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 25 prill 2016