Partia Demokratike kërkon informacion dhe transparencë nga kryeministri në lidhje masat e marra për pritjen dhe trajtimin e shtetasve iranianë, ish anëtarë të organizatës MEK.
Duke e vlerësuar partneritetin strategjik me SHBA dhe duke garantuar mbështetjen maksimale të objektivave të përbashkëta, PD e konsideron këtë cështje si të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare dhe kërkon të dhëna të plota mbi ecurinë e procesit.
Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, z.Flamur Noka, ka depozituar sot në kuvend kërkesën për informacion për masat e marra, për kapacitetet pritëse, për standartet e ofruara, për trajtimin e tyre. Z.Noka kërkon gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore. A e kanë statusin e refugjatit, a janë regjistruar lëvizjet e tyre, etj.
Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 11 Prill 2016