Të nderuar qytetarë projektligji në fjalë mbi disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për ndihmën dhe shërbimet shoqërore nuk është veçse një farsë tjetër nga ato që janë me shumicë në këtë qeverisje.

Thuhet në raport se ky projektligj, pretendoni ju, sjell disa risi në zbutje të varfërisë për familjet në nevojë, garantimin e përfshirjes sociale si dhe mosdiskriminim në skemën e ndihmës ekonomike të dixhitalizuar në të gjithë vendin.

E vërteta është se ne ende nuk kemi të dhëna të qarta se saështë varfëria në vend dhe se cili është niveli i saj, i matur objektivisht. Nuk e keni një raportim të tillë. Kjo është e rëndësishme spese mbi këto të dhëna thuhet në ligj, mbi këtë kriter nnë “objektiv” të varfërisë do të përcaktohet edhe nëse dikujt do ti takojë ose jo ndihma ekonomike.

Ajo që mbajnë mend qytetarët në lidhje me platformën në fjalë të klonuar nga ju mbi ndihmën ekonomike janë shkurtimet e panumërta në vendet ku u orvatët ta quanit projekt pilot dhe që ishin Durrësi,Tirana dhe Elbasani. Atë që bëtë në këto rrethe tashmë do ta shtrini në gjithë Shqipërinë. Që të jetë e qartë për të gjithë qytetarët,këto janë ndryshimet që pritet të miratohen në këtë projektligj.

Nuk e di nëse ishte një sinkroni rastësore ose jo, por pikërisht sot kur do të flisja mbi këtë projektligj të ndimës ekonomikë nga qyteti i Cërrikut më vijnë disa telefonata se ka mbi dy muaj që qytetarëve atje u vonohet pagesa e ndihmës dhe se qytetarët nuk e kanë marrë ende këtë pagesë. Pra me pak fjalë ka më shumë se dy muaj vonesë që nuk e marrin dhe kjo sipas tyre është një përsëritje e vazhdueshme. Kujtoj se ndërsa keni qenënë opozitë keni qenë shumë të ndjeshëm ndaj momenteve të tilla. Cfarë ka ndodhur që nuk jeni më? Ka ndodhur vetëm një ndryshim. Ju jeni pushteti? Ju keni bërë ndryshimin duke i shumuar e shpeshtuar ku s’ka ku vejë raste të tilla. Nëse nuk e marrin ndihmën ekonomike që të shlyejnë detyrimet e prapambetura unë nuk u jap dot sërish me listë ushqime thotë një tregëtar sepse kështu i bie të falimentoj dhe vetë pasi nuk kam me se të bëj furniimet. Me pak fjalë i keni lënë të pangrënë. Por jam shumë e sigurt që kjo bie në vesh të shurdhët.

Për tu rikthyer tek projektligji ndryshimi tjetër i parashikuar nëtë përpos ndryshimit të parë që ka të bëjë me shtrirjen e formulës së pikëzimit në të gjithë vendin së bashku me mbartjen e gjithëabuzimeve me të cilat ju e aplikuat këtë formulë në qytetet pilot, është kalimi i shqyrtimit të kritereve dhe të drejtës së vednimmarrjes, nëse të takon ose jo ndihma ekonomike, jo më bashkive por shërbimit social i cili sikusre dihet është në rang qarku. Përkatësisht neni 10 i projektligjit actual që sjell ndryshimet e nenit 27 në ligjin ekzistues.

Kjo edhe njëherë nuk tregon gjë tjetër veçse përpjekjen tuaj për tëkontrolluar dhe për të centralizuar gjithçka,çdo shërbim, çdo fond të mundshëm. See verifikoka më mirë shërbimi social se sa bashkia qëështë shumë herë më pranë qytetarit dhe njeh më nga afërgjëndjen ekonomike sociale të familjes, këtë gjëndje. Këtë se beson as budalla më pak i mençur në këtë vend. Është më se e kuptueshme se doni kontroll mbi gjithçka dhe sigurisht nuk kanë përse bëjnë përjashtim për ju edhe fondet që lidhen me ndihmën ekonomike, edhe pse janë fonde për shtresën më të të varfër të shoqërisë sëë këtij vendi. Ua keni shtuar e ndërlikuar sorrollatjet që duhet të heq një qytetar me këtë projektligj për të përftuar këtë ndihmë ekonomike. Këtë keni bërë. Jo bashkia, jo shërbimi social shtëror. Nuk është e qartë se ku duhet të aplikojë qytetari pavarësisht administratorit vendor pasi nuk dihet se sa e qartë do të jetë bashkia dhe ky i fundit kur nuk jemi ne të qartë në lidhje me kriteret që duhet të plotësohen për ta përftuar ndihmën ekonomike. Për rrjedhojë qoftë edhe për aplikimin.

Meqë jemi këtu tek kriteret do doja të ndalesha pak më shumë se pikërisht kyështë edhe turpi juaj. Hajdutëria juaj. Mungesa totale e transparencës dhe pa dyshim abuzimi mëi madh që bëni me qytetarët e këtij vendi në dhunim të plotë edhe të të drejtës për informim, me shtresën më të dëmtuar.

Për ta thënë më qartë megjithëse kemi muaj që ne si komision përgjegjës içështjeve social u kërkojmë të na tregoni se cilët janë kriteret, cilët janë indikatorët, cilës janë treguesit mbi të cilët ju përllogarisni fituesit e ndihmës ekonomike, ato ende nuk janë të njohura nga ne, edhe pse ua kemi kërkuar disa herë, jo më për qytetarët. Kyështë kulmi i abuzimit tuaj dhe sikurse është e kuptueshme kjo mungesë e thellë e transparencës ka një arsye të thjeshtë qëështë shumë e qartë për ne dhe për qytetarët. Kjo është për të bërë dhe për të fshehur abuzimet tuaja sepse ndihmën ekonomike nëjo pak raste ua hiqni të pamundurve edhe kur janë në kushte të skajshme mjerimi dhe ua jepni militantëve tuaj. Nuk janë të pakta rastet kur vetë qytetarët na e vënë në dukje këtëdhe ankohen për ngjarje të kësaj natyre përditë. Turp edhe njëherë turp dhe është turpi juaj. Është fare e qartë se përzgjedhjen e bëni jo sipas treguesve që as duket se ekzistojnë por sipas standarteve tuaja të militantizmit.

Qytetarë të cilët nuk kanë asnjë të ardhur e jetojnë në kushte mjaft të vështira varfërie u hoqën nga skema, dhe, edhe sot nuk e marrin ndihmën ekonomike. Kjo sepse ju nuk e luftoni varfërinë por e shumoni atë.

Keni thëne edhe se me këtë projektligj thjeshtëzoni proçedurat e aplikimit dhe verifikimit të të dhënave për aplikantët kur në fakt asgjë nuk është e qartë dhe aspak transparente duke lënë në errësirë të plotë mënyrën se si i bëni verifikimet dhe si merret vendimi.

Sa për thjeshtëzimin nuk besoj se ka ndonjë qytetar që mendon se qoftë sa i përket aplikimit qoftë sa i përket vendimit përfshirja në cilësinë shqyrtuese dhe vendimarrëse të shërbimit social, strukturëmë shumëqëndrore, ua lehtëson atyre mundësinë e përfitimit, ajo thjesht rrit kohëzgjatjen dhe vështiorëson më shumë. Kjo vlen edhe për të drejtën e ankimit për të cilën ju thoni në projektligj se ua keni mundësuar qytetarëve. Në fakt një qytetar në pamundësi të tilla ekonomike pasi për këtëështë subjekt në projektligj, kur e ka të vështirë të paguaj qoftë edhe pagesën e udhëtimit që mund ti duhet të bëjë nga vendi ku banon për të shkuar në destinacion zor se mund të përftojë nga kjo. Thuhet se mund të ankohet pranë bashkisë por në të shumtën e rasteve bashkitë në këtë errësirë të plotë informacioni që kanë patjetër që do ti referojnë rastet tek shërbimi social dhe qytetarët do tu duhet të udhëtojnë vetë atje. D. m.th sorrollatje pas sorrollatje e qëllimtë në mënyrë që të ketësa më pak aplikime dhe sa më shumë abuzime.

Keni thënë në projektligj koeficientë dhe ndryshore të përcaktuara qartë të dala nga lidhjet reciproke dhe objektive me statusin ekonomik dhe varfërinë. Si përcaktohet statusi ekonomik? Treguesit për varfërinë?

Keni thënë vlerësimi bio-psiko-social multidisiplinar në lidhje me faktorët që mund të dëmtojnë aftësinë e një individi për punë. E shprehur kështu është për tu përgëzuar por keni thënë bazuar në dokumentet e përgatitura nga mjekët, (jo psikologët dhe punonjësit social) dhe intervistat e zhvilluara, e jo bazuar në kritere të standartizuara sikurse i ka gjithë bota duke i lënë mjekët të paqartë ose duke krijuar  hapësira të pafundme për abuzime.

Masat përjashtuese nga skema e ndihmës ekonomike për familjet të cilat nuk zbatojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi, thuhet në projektligj, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, pra nuk i keni përfshirë në ligj.

Kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike thuhet në nenin 3 (ose neni 10 i ndryshuar) vlerësohen sipas nevoja dhe gjëndjes së varfërisë.

Kriteret dhe detajet e formulës përcaktohen prapë me VKM. Se ku është transparenca dhe qartësia këtu ec e mere vesh kur kryeministri juaj së bashku me ministrat përgjegjës ligjërojnë nga mëngjesi nëdarkëdhe dëshmojnë njëherazi paaftësinë e tyre për ta njohur varfërinë e jo më për ta legjitimuar atë për njerëzit në nevojë. Në fakt për kryeministrin tonë Shqipëria lulëzon në investime, zhvillime dhe bum ekonomik.

Tani meqë e di që do thoni se me këtë projekligj keni hequr ndihmën e pjesshme dhe e keni bërë atë të plotë e do na e shisni këtë për arritje kujtoj qytetarët se kjo nuk do të thotë se numri i atyre që e përftojnë do të rritet apo se do të mbetet i njëjtë aty ku është. Gjasat janë që të ulet. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse ekeni vështirësuar edhe më shumë proçesin jo për shkak të formulës, dhe dixhitalizimit të proçesit, projekt i nisur nga ne, po përmes abuzimit dhe mungesës së skajshme të transparencës.

Për ta përfunduar dua të vë nëdukje edhe disa fakte të tjera që nuk kanë lidhje me ligjin në fjalë po me abuzimet tuaja dhe ministrinë në fjalë.

Kështu nga një hetim i kujdeshëm kur 160 milionë dollarëve nuk u dihet vendi se ku kanë shkuar, personat me aftësi të kufizuar, aftësi ndryshe, jo vetëm që nuk kanë e as do të kenë rritje të pagesës së invaliditetit, por një pjesë e tyre nuk do të përfitojnë pasi ju qëllimisht vazhdoni të zbatoni kritere të vjetëruara dhe gjeni çdo ndërlikim të mundshëm në ligj që për këtë pagesë të përftojnë sa më pak persona. Kyështë një problem i ngritur disa herë dhe që dëshmon edhe njëherë pandjeshmërinë tuaj pasi edhe kur paaftësia e tyre është lehtësisht e verifikueshme ata nuk e përftojnë pagesën e invaliditetit sepse kriteret tuaja janë orientuese dhe jo të standartizuara. Ndërkohë që bota evolon në lidhje me sëmundshmërinë, invaliditetin dhe aftësinë e kufizuar ju vazhdoni të përdorni kritere që e kufizojnë tej mase mundësinë e përfitimit të kësaj pagese nga qytetarët dhe këtë e bëni qëllimisht.

Së dyti keni miratuar një ligj sipas së cilit edhe pse mund të kesh mbi 30 vjet punë por nuk ke mbushur moshën e pensionit dhe papritur sëmuresh, nuk mund të përftosh shërbim shëndetësor nëse nuk ke paguar të pakëtn 12 muaj sigurime në 5 vitet e fundit. Pra punon gjithë jetën dhe nuk u siguroni as atë palo shërbim shëndetësor që me të drejtë I takon çdo qytetarë aq më tepër dikujt me kaq vite pune. Nuk keni lënë më vend pa bërë abuzime.

Së fundi dua tu kujtoj se nuk ka asnjë ditë, asnjë moment që dal në rrugë për të takuar qytetarë dhë që shqetësimi i tyre kryesor përpos halleve pafund qe u keni mbarsur mbi shpinë, të mos jetë abuzimi me faturat e energjisë. Rritët çmimin e energjisë në vlerë për kilovat, hoqët fashën mbrojtëse të limitit prej 300 kilovatësh. Nuk ka sesi të mos vijnë kaq të kripura faturat e energjisë elektrike për këtë shkak dhe për shkak të abuzimeve shpesh të pabesueshme nga OSHE.

Janë me qindra qytetarë që enden dyerve të OSHE dhe tëgjykatave për mbifaturime marramendëse të energjisë elektrike për të gjetur të drejtën e tyre, që në të shumtën e rasteve nuk e gjejnë dhe që sipas jush detyrohen fillimisht të paguajnë pastaj të ankohen. Nuk janëdy, pesë apo 10 raste, janë me qindra, madje me mijëra mund të them pa frikë. As një masë ndaj OSHE. Asnjë përpjekje për të ndalur abuzimet edhe pse jemi në situatë alarmi. Në fakt nuk ka se si tëishte ndryshe, kjo sepse sot shqiptarët nuk kanë qeveri. Ata udhëhiqen nga një organizatë kriminale.


Fjalimi në Kuvend e deputetes Arjola Halimi, 21 Prill 2016