Sot u bënë 10 ditë nga arratisja e drejtorit rajonal të Edi Ramës, Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Eskobari i Ballkanit, sic e quajti CNN, arriti ti shpëtonte aksionit të organizuar nga disa shtete të Europës përfshirë dhe DEA-n amerikane.
10 ditët e arratisjes së tij, janë 10 ditë që na kujtojnë lidhjen e Balilit me Ramën dhe Tahirin.
Janë 10 ditë që dëshmojnë sabotimin dhe tradhtinë që Saimir Tahiri u bëri policisë greke, belge e DEA-s amerikane, duke i dhënë Balilit mundësi për ti shpëtuar drejtësisë.
Policitë e vendeve të BE dhe DEA e dinin mirë se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë dhe ministrin tonë të brendshëm, ndaj dhe i kishin përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar.
Këtë e tregon qartë dhe deklarata e Europol e datës 13 maj, 2016.
Megjithatë, në vend që të mbikqyrte Balilajn, Tahiri mesaduket mbikqyrte aksionin ndërkombëtar dhe kështu kur partnerët iu afruan trafikantit, drejtorit rajonal të Edi Ramës, ministri i brendshëm i dha ndihmën e nevojshme për tu arratisur.
Një fushë ku tashmë Tahiri dhe Rama kanë përvojë të pasur, siç bënë dhe me Frrokun, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit.
Çdo ditë në arrati e Balilit, është një akuzë më shumë për Tahirin e Ramën.
Çdo ditë në detyrë e Tahirit, është një ditë më shumë në pushtet e krimit, e bandave e trafikantëve të drogës.
Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 22 Maj 2016