Prej rreth 3 vitesh, kjo sallë dhe e enjtja e çdo jave, duket të mos ketë asgjë të përbashkët me parlamentin e një vendi normal, këtu gjithnjë e më pak debati yne ka lidhje me filozofitë politike të palëve, e aq më pak me qeverisjen e vendit, prosperitetin e tij, rrugët e reja të zhvillimit të vendit, mirëqënien e qytetarëve.

Kjo sallë, e ky kuvend ka prodhuar në këto 3 vjet debate të gjithë farëlloji,( per kriminele , droge , hajdute ,te korruptuar) ,por thuajse aspak debat që sjell rritje të mireqenies , GDP, ul papunësinë, rrit ritmin e rritjes ekonomike…..rrit pagat e pensionet e qytetarëve.

Vijmë sot për të diskutuar një projektligj për shoqëritë e kursim-kreditit në Shqipëri, të cilat kryesisht i shërbejnë zonave rurale, për të cilin jam dakord ne parim e nuk ka shumë për të diskutuar, ne si opozitë do të jemi pro çdo vendimarrje që shkon në dobi të qytetarit, (pak a shumë, qofshin ata që përfitojnë.)
Po ky ligj duhet thënë e pranuar që nuk mund të ndryshojë shumë gjëra, sepse këto shoqëri zotërojnë rreth 1% të depozitave në Shqipëri, por në se duhet të përmirësojmë qoftë një problem nga mijra problemet dhe hallet e këtij vendi dakord jemi, le ta miratojmë.

Por, sinjalet e alarmit duket se kanë rënë nga Banka Qëndrore, norma e interesit vazhdon ulet, madje ulet brenda muajit e kjo tregon se ekonomia shqiptare po shkon gjithnjë e më keq, pritshmëritë Bankës së Shqipërisë, nga gjithë aktorët ekonomikë e mbi të gjitha nga qeveria nuk po i plotësohen.

Inflacioni është 0.3% ,(thuajse deflacion , si asnjehere ne keto 25 vjet ), kërkesa vazhdon e zvogëlohet, konsumi ka rënë, ….e me sa duket politika monetare ka arritur limitet e ndikimit të saj në ekonomi, ky është një sinjal i fortë për ekonominë e vendit, bizneset e bankat e nivelit të dytë, qytetarët e mbi të gjitha qeverinë shqiptare.

Por ndërsa sistemi i bankave të nivelit të dytë ka një likuiditet të lartë, e norma e interesit ka rënë, banka qëndrore indirekt i ka thënë Edi Ramës e kësaj qeverie, hiqe kamzhikun mbi biznesin, hiq masat repressive, jepi frymë e stimul ekonomisë.

Po ç’po ndodh në ekonominë shqiptare?

Kanë rënë investimet kapitale, eksporti ka rene me afro 11 % e pritet të bjerë akoma , ka rënë besueshmëria e biznesit, indeksi i besimit në ekonomi ka rënë me 5.7 pikë në tremujorin e parë të vitit 2016, duke zbritur poshtë mesatares historike për herë të parë pas tre tremujorëve.

Ka rënë besimi në të gjithë sektorët e ekonomisë, rënia më e fortë është në ndërtim , industria po vuan konjukturën e pafavorshme në tregjet botërore dhe në partnerët tregtarë.

E ndërkohë që flitet për reforma strukturore, përmirësim të kushteve të biznesit e fjalët mbeten fjalë, është urgjente që kjo qeveri e ky parlament, të mendojnë për një ndërhyrje urgjente, afro 3 miliardë dollarët e shqiptarëve që flenë në bankat e nivelit të dytë, duhet t’u gjendet mënyra të kthehen në ekonominë shqiptare, përndryshe situata do të shkojë …zot na ruaj.

Nuk dëshiroj të keqen , absolutisht jo , por një këshillë për Ramën e ministrat e tij e kam:
ndalni represionin në ekonomi;
ndalni politikën që dëmton ekonominë;
ndalni represionin e drurin mbi sipërmarrjen; mbi investitorët e huaj, koncensionet e energjisë dhe jo vetëm;
ndalni Erionin që kujton se mund të sillet akoma si mjaftist a G99;
ndalni pazaret e Tahirit me Shullazë në mes të Durrësit e Tiranës;
dhe mbi të gjitha,…
ndalni urrejtjen, ndalni këtë sjellje papërgjegjshmërie, duajeni këtë vend dhe nuk do jetë e vështirë të gjeni se çfarë duhet bërë, dhe për këtë nuk ka nevojë të shpikni, po merrni shembujt më të mirë të ekonomive rajonale.

Edi Rama dhe ministrat e tij, duhet të lenë mënjanë politikën e zhurmës, politikën e make up, të zbresin me këmbë në tokë në politikën e ekonomisë reale, në se ndonjëri prej tyre mund ta bëjë, dhe të përcaktojnë si mund të rritet ekonomia, ku mund të rritet e të përcaktojnë strategji e taktika mirë të përcaktuara, për sektorë të tillë si turizmi e bujqësia.

Qeveritë që shkojnë e vijnë nuk mund të luajnë më me taksat e tatimet, me taksat lokale e jo vetëm, të vazhdojnë të cënojnë planet e biznesit të kompanive, e në kushtet që deflacioni është në prag, qeverisë i duhet të mendojë një paketë lehtësuese fiskale,
….e mbi të gjitha të dëgjojë ekspertët shqiptarë të ekonomisë, se mesa duket mes jush nuk është një i tillë.

Biznesi është në hall, qytetari edhe më në hall, për të rinjtë gjetja e një vendi pune duket të jetë në kufijtë mes ëndrrës dhe shgjëndrrës, ata që i krijojnë këta vende pune, ndodhën në kushtet e një represioni që pa ndrroje do të thoja dhe kriminal nga zyrat e kësaj qeverisje, gjobiten me dhe pa faturë, se dhe t’u rrisësh taksat sic Erioni bën në Tiranë dhe Vangjushi ne Durres një lloj gjobe është, shto këtu taksadarët gjobvënës të Brizit të tatimeve, por nuk mbaron ketu …jo , sepse çdo dëshirë të mirë a sipërmarrje ne keto 3 vjet e pret kapuci gjobvënës me pistolete i njerëzve të kësaj Ç’Rilindje.
Me shume se kurre jane larguar nga Shqiperia ne keto 3 vjet dhe nuk mbaron me kaq ,
Azilkerkues shqiptare kudo ne europe dhe c’do dite ,dikush më thotë të shesim gjithçka kemi e të ikim,
dikush tjetër nuk po di të zgjidhë nga njëra anë mizerabilietin e spitaleve të Rames dhe nga ana tjetër të gjejë paratë për t’u kuruar jashtë,
“gojët e liga” të Bankës Boterore thone se 47 % e shqiptarëve jetojnë në varfëri me më pak se 5 dollare në ditë, rrogat ç’vleresohen e ulen prej 3 vitesh,
karburanti kushton më shtrenjtë se në të gjithë rajonin, shto këto dhe tarifat e parkingjeve të kryebashkiakëve të Ramës për t’u stresuar e jetuar më keq,
biznesi ka klimën më të keqe e kjo jo sipas meje e nesh, por sipas “Doing Business 2016”, shpenzimet qeveritare që shkojnë për investime ulen, e ndërsa mbajmë pezull rrugët …bëjmë sheshe me e pa lidhje .
Rama, që per “cudi” opinionistë e analistë mendojnë që koka i ka marr erë e vetja i duket lider ndërkombëtar, duhet ta kuptojë që të parat janë detyrat e shtëpisë, e në se me taborin e vet të qeverisë nuk ja del të bëjë ndonjë punë përsëmbari , të pakten dëgjojë ata që kanë kurajo të flasin akoma për këtë vend.

Dështoi me taksën progresive, megjithëse aktorët ekonomike ja thanë e stërthanë në këtë vend; dështoi me investimet e huaja se nuk dha garanci juridike për shkak të goditjes pa fund me vend e pa vend të kontratave të qeverive paraardhëse;
rriti borxhin publik megjithëse të gjithë ja thanë, se gjoja do rregullonte katrahurën në këtë vend; zhyti doganat e tatimet dhe bashkë me to la bosh arkën e shtetit megjithëse premtoi revolucion në to;

Nuk mjafton nje fjale apo nje dite per te thene demet qe ka sjelle kjo mazhorance Rama-Meta ne kete vend dhe ju siguroj qe me keq zor se ka ,, por sot më shumë se kurrë duhet që shqiptarët të bëhen bashkë për të ndalur të keqen që vjen prej saj dhe akoma me shume jam i bindur se kesaj Opozite nuk i nevojitet 1 prill blu , per t’i larguar me turp.

Ju faleminderit


Fjalimi ne Kuvend i deputetit Igli Cara, 12 Maj 2016