Departamenti Mjedisit, Pyjeve, Turizmit dhe Departamenti i Kulturës në Partinë Demokratike së bashku me ambjentalistë dhe studentë morën pjesë dje në fushatën “Clean Up the Med” ku pastruan një zonë shumë të ndotur tek Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit. Kjo zonë është e veçantë  ku ndërthuret turizmi, kultura dhe mjedisi, por që sërish nuk i ka shpëtuar ndotjes. Ndonëse në prag të sezonit turistik, pastrimi i kësaj zone nuk ka nisur ende nga pushteti lokal. Mbi 100 thasë me mbeturina u grumbulluan nga aktivistët dhe u transportuan me varkë pasi nuk ka akses rrugor. Kjo ndotje kryesisht depozitohet nga zonat urbane dhe që përfundojnë në det nga mos trajtimi i duhur i mbetjeve. Disa mbeturina ishin bërë pjesë e territorit duke u mbuluar me baltë e bimësi. Aktivistët e Partisë Demokratike u bënë thirrje të gjithë pushuesve të mirambajnë zonat turistike dhe të mbrojnë mjedisin.


Njoftim për shtyp i Partise Demokratike, 29 Maj 2016