Trafikut të drogës që bëjnë bandat e Tahirit dhe Edi Ramës, i janë shtuar tashmë dhe armët.

Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama nervozohet kur e pyet gazetarja e euroneës për trafikun e armëve.

Krekoset dhe shet mend Edi Rama në asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë, po droga dhe armët qarkullojnë sheshit.

Sot në Bari, janë kapur sasi të mëdha me drogë e me armë, dhe me eksplozivë që kishin kaluar nga Shqipëria, që kishin kaluar pikat e kontrollit kufitar pa asnjë problem.

Pak muaj më parë, prokurori i antimafias italiane, kataldo mota dha alarmin se tashmë përveç kanabisit dhe drogave të forta, nga Shqipëria po vijnë dhe armë.

Një fakt për të cilin Europa është e shqetësuar.

Bandat dhe trafikantët e Tahirit dhe Ramës, derisa kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licensë për veprimtari kriminale, pse mos ti shtojnë edhe trafikun e armëve?

Ata rrisin fitimet.

Rritet dhe pjesa e Tahirit dhe e Ramës, rritet 30 përqindëshi i tyre.

Ndërsa vendi po zhytet çdo ditë në pasiguri, në një republikë të dështuar të sunduar nga krimi, Rama dërdëllet e jep leksione për sigurinë në asamblenë e NATO-s.

Shihni çfarë imazhi kemi sot.

Shqipëria në vendin e parë në raportin e Bashkimit Europian për prodhimin dhe trafikimin e drogës.

40 ditë më pare, në cilësinë e nënkryetarit të komisionit të sigurisë kombëtare, i kam kërkuar zyrtarisht Edi Ramës të nisë monitorimin nga ajri të territorit, pasi të dhënat flasin për pesëfishim të parcelave të mbjella me kanabis. Dhe i kam kërkuar të bëjë publike të dhënat e monitorimit.

Ai nuk përgjigjet.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi tashmë pjesë e trafikut të paligjshëm, të biznesit kriminal të drogës janë bërë dhe armët.

Gjendja është e rëndë. Zgjidhja është në dorën e shqiptarëve, dhe zgjidhja është është pastrimi i vendit nga droga, nga armët, nga trafikantët dhe nga rrënjët e tyre në qeveri, në zyrën e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.


Deklarata për mediat e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, 30 Maj 2016