Të nderuar kolegë. Të nderuar qytetarë

Projektligji i paraqitur sot parashtron dhe trajton disa ndryshime mbi një problematikë të veçantë, atë të ushqimit me gji. Konkretisht disa ndryshime në ligjin nr 8528 të vitit 1991 mbi mbrojtjen dhe nxitjen e ushqyerjes me gji.

Ne fakt kur morëm fillimisht njoftimin menduam se këto ndryshime do ti shërbenin pikërisht këtij qëllimi por më vonë u pa se të gjitha ndryshimet e propozuara nga ministria e shëndetësisë lidheshin me rregullimin e tregëtimit të zëvendësuesve dhe asgjë tjetër që mund ti shërbente në tërësi ligjit.

Ushqyerja me gji është sot një fenomen global që po has vështirësi të shumta në kuptimin që ka një rënie të konsiderueshme të ushqyerjes së foshnjeve me gji nga nënat e tyre dhe kjo vihet re në majft vende, specifikisht edhe ato të zhvilluara. Si rezultat mjaft nga këto vende kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të ndërtuar mekanizma ligjorë dhe nisma të tjera në mbrojtje të ushqyerjes me gji duke qenë se ajo rrezikohet sot nga një sërë faktorësh të lidhur kryesisht me nënën por jo vetëm. Këta faktorë lidhen me dinamika dhe kushte sociale (si.psh kushtet e punës së nënës, kushtet e jetesës, etj), personale e ndërpersonale (si në mjaft raste dëshira e nënës për të ruajtur pamjen fizike, në jo pak raste, klima familjare, mbështetja/suporti bashkëshortor, etj) shëndetësore,  duke filluar nga problemet me natyrë psikologjike të nënës deri tek ato të lidhura me shëndetin e organizmit, sëmundjet fizike dhe kequshqyerjen e nënës, si edhe politikë dhe lidhet drejtpërsëdrejti me interesta që shfaqin vendet për të mbrojtur ose jo një fenomen të tillë.

Por me varfërinë e skajshme në të cilën ju e keni çuar vednin sa mund të flitet për cilëni e ushqimit të nënës, foshnjes dhe fëmijës.

Për të zbutur këtë fenomen shtetet angazhohen që të ndërtojnë mekanizma ligjorë funksionale që pengojnë një rënie të mëtejshme në këtë drejtim, mbrojnë ushqimin me gji të foshnjës dhe për rrjedhojë sigurojnë një mbrotje më të mirë të foshnjeve dhe nënave në lidhje me shëndetin e tyre fizik dhe psikologjik. Kjo sepse, pavarësisht se flitet për zevendësues apo për formula foshnjore shkencërisht është e qartë se ushqimi me gji është superior ndaj çdo formule tjetër, në këtë kuptim është i pazëvendësueshëm për benefitet që i jep foshnjes dhe në këtë kuptim jo vetëm që duhet të nxitet por edhe të mbrohet si dhe të theksohet se përdorimi i çdo produkti tjetër “formulë foshnjore” apo “formulë në vazhdim” si dhe produkte të tjera nuk zëvendësojnë plotësisht qumështin e gjirit. Për këtë arsye ligjet në fuqi dhe çdo ndryshim në to duhet ti shërbejnë së pari këtij funksioni, pra mbrojtjes së ushqimit me gji dhe të refelektojnë këtë nxitje në gjithë përmbajtjen e tyre si dhe qartësimin e informimin e nënave në lidhje me përdorimin e produkteve të tjera “zëvendësuese”.

Në Shqipëri përveç raporteve të hartuara nga UNICEF të bazuara kryesisht në vrojtime dhe raportime si dhe statistika në lidhje me përdorimin e produkteve zëvendësuese, nuk ka pothuajse asnjë iniciativë të ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë për të grumbulluar të dhëna, për të studiuar dhe kuptuar më qartë fenomenin, arsyet dhe nivelet e tij. Pra me pak fjalë nuk ka iniciativa specifike të ndërmarra për këtë qëllim çka ka lënë gati në errësirë të plotë njohjen e saktë të nivelit të ushqyerjes me gji dhe përdorimit të ushqimeve alternative apo “zëvendësuese”. Do të kishte qenë e rekomandueshme që përpara se të behen ndryshime të tilla ligjore të bëhen paraprakisht studime e hulumtime për njohjen më të qartë të fenomenit. Pikërisht për këtë arsye, se nuk ekzistojnë studime të bëra mbi fenomenin, përhapjen, arsyet, etj,  është pak e çuditshme për ne që të propozohen këto ndryshime. Sigurisht nëse ka gjë më të rëndësishme ajo është mbrojtja e fëmijëve dhe foshnjeve me çka ushqehen por në kushtet kur nuk ka studime të bëra gjithçka mbetet e dyshimtë. Kjo në fakt është një retorikë se asgjë të dyshimtë nuk ka më në veprimtarinë vjedharake dhe abuzive të një ministri i cili edhe pse harxhoi dhe na harxhoi mbi tre orë e gjysëm dje në komision nuk tha asgjë konkrete mbi nisma të ndërrmara që ti shërbejnë pozitivisht shëndetit të qytetarëve. E vetmja gjë që na u pasqyrua edhe dje ishte gjëndja mjeruese në spitale, mungesa a papranueshme e barnave, shkurtimet e pabaza, të pastudiuara dhe abuzive të punonjësve të shëndetësisë në të gjithë vendin, sorrollatjet që duhet të heq një pacient për një palë analizë, dhe medikamente që duhet të blejë nga importues të dyshimtë që ndodhen në burg për abuzime të kësaj natyre me barnat. Ska gjë tha minsitri se është në burg, meqë është e vetmja kompani që importon këto ilaçe atëherë mund ti pranojmë. Ku qëndron problem këtu? Problemi i nderuar ministër qëndron në faktin se asnjë lloj besueshmërie nuk mund të kesh për një medikament që importohet nga dikush që ndiqet penalisht për abuzime të kësaj natyre. Çfarë sigurie u jepni ju shqiptarëve në lidhje me këto medikamente? Asnjë. Por edhe kjo sigurisht nuk futet në listën e shqetësimeve tuaja.

Për tu ritkthyer tek projekligji supozohet se këto ndryshime do ti shërbejnë një rregullimi në përdorimin dhe tregëtimin e produkteve “zëvendësuese”, jo në dëm, por në mbrotje të ushqyerjes natyrale me gji mund të themi se këto ndryshime janë të mirëpritura po duhet të theksoj se ende në ligj me këto ndryshime të bëra kjo nuk është e qartë madje duket sikur reflekton të kundërtën (d.m.th. nxitjen dhe përdorimin e produkteve ‘zëvendësuese”. Arsyen e di ministri

Shqipëria si një nga vendet ku këto produkte kanë një përhapje të gjerë dhe tregëtohen gjerësisht e me lehtësi ka nevojë për nisma ligjore që të kufizojnë këtë përhapje në mbrotje gjithnjë të ushqyerjes me gji dhe të theksohet superioriteti i saj sikurse bëjnë të gjitha vendet anëtare të BE dhe vende të tjera që kanë në fokus mbrotjen e shëndetit të nënës dhe të fëmijës.

Shqipëria edhe pse një nga vendet që ka relativisht në përqindje të lartë të ushqyerjes me gji (sipas Unicef 39%) duhet të tregojë kujdes në këtë drejtim nëpërmjet ndryshimeve ligjore që parashtrohen në mënyrë që ato ti shërbejnë kësaj mbrojtje dhe nxitje e për rrjedhojë një shëndeti më të mirë në popullatë e lidhur drejpërsëdrejti me ushqimin me qumësht gjiri, dhe jo promovimit të produkteve zëvendësuese. Për këtë arsye referuar edhe raporteve të hartuara nga grupet e interesit në projekligjin actual:

  1. Këto ndryshime nuk janë në përputhje me direktivat e BE, pra ligji nuk është i harmonizuar me direktivën e BE 2006/141/ EC e cila trajton dhe rregullon përmbajtjen, prodhimin, etiketimin, tregëtimin dhe regullat e reklamimit të “formulave foshnjore” dhe “formulave të vazhdimit”
  2. As me Kodin Ndërkombëtar të Marketingut të Zëvendësuesve të Qumështit të Gjirit, Gjeneve 1981 në të cilin theksohet rëndësia e ushqyerjes me gji si mënyra më e mirë për të siguruar shëndet të mirë të nënës dhe të foshnjes si dhe mënyra më e mirë për të parandaluar një sërë rreziqesh shëndetësore dhe për të ulur vdekshmërinë foshnjore duke qartësuar gjithashtu superioritetin që ka ushqyerja natyrale përkundrejt asaj artificiale
  3. Në ndryshimet aktuale ka formulime dhe përkufizme jo në harmoni me kodin sa i përket objektit që ka ky ligj
  4. Sikurse shprehen edhe në raport grupet e interesit ndryshimet e propozuara nuk janë të mjaftueshme dhe lënë vend për keqinterpretime dhe vështirësi në zbatueshmëri të tij qoftë nga operatorët e tregut të produkteve të parashikuara në këtë projekligj, qoftë të strukturave që duhet të merren me zbatueshmërinë, kontrollin dhe inspektimin
  5. Në nenin 15 të direktivës theksohet se Shtetet Anetare duhet te sigurojne se materialet informuese dhe edukative, qofte te shkruara ose audiovizuale qe kane te bejne me ushqyerjen e foshnjave [0-12 muaj], te destinuara per t’u perdoruar nga grate shtatzena dhe nenat e foshnjave dhe femijeve te vegjel duhet te permbajne informacion te qarte ne lidhje me pikat e meposhtme:
  6. a) Perfitimet dhe superioritetin e ushqyerjes me qumesht gjiri;
  7. b) Ushqyerjen e nenes dhe pregatitjen e saj per ushqyerjen me gji dhe vazhdimesine e saj;
  8. c) Efektet e mundeshme negative mbi ushqyerjen me gji te futjes se ushqyerjes se pjeseshme me formule;
  9. d) Veshtiresine e kthimit mbrapsht te vendimit per te mos e ushqyer femijen me gji;

Gjë që nuk reflektohet në këtë projektligj

Kur keto materiale permbajne informacion mbi perdorimin e formules foshnjore, ato duhet te perfshijne edhe implikimet sociale dhe financiare te perdorimit te saj, rreziqet shendetesore qe vijne nga perdorimi i ushqimeve te papershtatshme ose metodave te papershtatshme te ushqyerjes, dhe ne veçanti rreziqet shendetesore qe vijne nga perdorimi jo ne menyren e duhur i formulave foshnjore.

Edhe kjo nuk përcaktohet në projekligj. Në fakt për të mos u zgjatur më shumë këto ndryshime duken si një tendencë e ministrisë për të marrë dhe përqëndruar eskluzivitetin e tregëtimit të zëvendësuesve. As me foshnjet nuk u kursye ministri ynë.


Fjalimi ne Kuvend e deputetes Arbjola Halimi, 12 Maj 2016