Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon KQZ-së informacion për  Vetëdeklarimin e disa subjekte që e kanë detyrim në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon informacion për
a) listën e plotë të zyrtarëve publik që nuk kanë depozituar deri më datë 4 Maj 2016 Formularët e Deklarimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si dhe masat që ka marrë institucioni juaj.
b) Formularët e Vetëdeklarimit për subjektet deklaruese si më poshtë:
(i) 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë;
(ii) Kryeministrit dhe ministrave;
(iii) 61 Kryetarëve të Bashkisë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 13 Maj 2016