Të nderuar kolegë

Marrëveshja që kemi sot për informacionin e klasifikuar mes shqipërisë dhe BE-së është e rëndësishme, por skandalet tuaja dhe krimet seriale na detyrojmë të përqendrohemi në zhvillimet e fundit në vend.

U bënë tre vjet që paligjshmëria është forma kryesore e qeverisjes, madje e vetmja formë që dini e aplikoni, do të thoja.

Qytetarët dhe ne jemi dëshmitarë të shkeljes së përditshme të ligjit nga qeveria nga kryeministri.

Kryeministri kalon pikturat e veta pa i deklaruar në doganë, njësoj si Shullazi makinën.

Nuk zbatoni vendimet e gjykatës kushtetuese. Ministri i brendshëm shet makinën në të zezë, i fshihet ligjit se nuk ia ka qejfi të zbatojë vendimin e gjykatës.

Tjetri këtu kur ishte ministër i ekonomisë ka kryer negociata të paligjshme me kompani të ndryshme, thotë skam bërë asnjë fluturim çarter pastaj i del emri dhe pasaporta në këto ecejake luksi, dhe nuk thotë më asgjë.

Keni deputetë të kapur në paligjshmëri nga Gjykata Kushtetuese. Deputetë të tjerë që kanë futuar duart në dhjetra tendera e fitojnë gjithnjë duke shkelur kriteret ligjore.

Jeni kapur më shumë se një herë në afera kriminale, haptazi kundër ligjit, duke fshehur urdhërin e interpolit për deputetin tuaj, apo duke ndihmuar e lehtësuar banditë e trafikantë.

Dëmtoni gjurmët e gishtave për të dënuarin përjetë për vrasjen e komisarit, se është aleati juaj politik.

Pakti kriminal në fuqi kudo.

Pra ju i keni kthyer rregullat, normat, dhe ligjet të zbatueshme  për të tjerët, por jo për ju.

Prej 3 vitesh qendroni sa herë tiu teket mbi ligjin e kushtetutën.

Kjo ju ka rritur oreksin dhe ju ka bërë të mendoni se jeni të paprekshëm se keni licensë për të bërë gjithçka.

Dhe ja ku erdhët me këtë mendje, në shkeljen më brutale të ligjit, tek përgjimet ilegale.

Ministri i Brendshëm e ka pranuar publikisht, edhe dje në komisionin e sigurisë kombëtare, se paisja e përgjimit ekziston, është në territorin tone, është në duart e tij dhe ai vetë e ka pranuar se ajo paisje përdoret.

Ministri i Brendshëm e ka pranuar publikisht se paisja nuk është regjistruar. Pra ka hyrë në vendin tonë ilegalisht. Si mall illegal. Si të ishte drogë, si të ishte armë pa leje. Njësoj i është shmangur ligjit. Dhe paturpësisht teksa pranon se kjo paisje ka kaluar si mall kontrabandë, tregon me gisht doganierët. Thotë përgjegjësinë e kanë ata, sikur ne nuk e dimë se polic, doganier, ministër, këtu në këtë vend nuk është akush tjetër, përvecse grushti i njerëzve me tahirë e me në krye Edi Ramën.

Paisja dihet botërisht se ka kapacitet të përgjojë këdo, cdo bisedë e komunikim, madje edhe kur telefoni është i fikur.

E pavarësisht këtyre faktete, që janë të mjaftueshme për të vënë pas hekurave ministrin këtu e një zinxhir të madh drejtuesish të Policisë që janë pjesë e këtij skandali, ju thoni se përgjimi nuk ka ndodhur.

Pra paisjen ilegale e keni, paisjen e paligjshme e përdorni, paisja është aq e fuqishme sa përgjon gjihkënd, por qenkeni ju që nuk përgjoni.

Pra keni shkelur brutalisht ligjin, dhe doni të na bindni me fjalë, se argumenta nuk keni, se ju nuk përgjoni, dhe pse, se jeni cuna të mirë.

Kur ky skandal që qëndron mbi gjithë zullumin që krni kryer deri tani doli në shesh, filloi strategjia juaj. Sulm mbi opozitën, sulm mbi institucionet.

Fillimisht nuk keni lejuar prokurorin të hetojë. Nuk i keni vënë në dispozicion paisjen. Dhe me siguri edhe sot që flasim, po bëni ato marifetet tuaja kriminale për ta manipuluar atë. Se për prishje provash ia keni marrë dorën, në skena krimi, ne laboratorin shtetëror që i vutë flakën.

Prokurori I Përgjithshëm u pyet dje për pengimin e hetimit.

Cila ishte përgjigja.

Ai u kujtoi urdhëruesve dhe atyre që përdoren për të penguar hetimin, se kjo është vepër penale dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Pra ai nuk tha se nuk është penguar.

Ai tha se penguesit e hetimit ligji I ngarkon me përgjegjësi, sepse pengimi I hetimit është vepër penale.

Ne sigurisht e inkurajojmë, e nxisim prokurorinë të bëjë një hetim të plotë e serioz dhe presim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, pasi kemi të bëjmë me një çështje të mprehtë të interesit publik, të sigurisë kombëtare, të lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Por nuk mund të reshtim dhe nuk do të reshtim së kërkuari transparencë nga qeveria, nga ju, nga ministri i brendshëm për këtë skandal, mbi faktet tashmë të pranuara publikisht edhe nga vetë ju.

Kush e futi paisjen e paligjshme?

Kur u fut?

Ku kaloi ajo?

Pse nuk u regjistrua?

Kush e përdor atë?

Ku gjendet ajo sot?

Për shkak se jeni të kapur jeni të përfshirë kokë e këmbë në këtë histori, keni nxituar të prodhoni dhe alibi.

Së fundmi poi a lini gjithcka partnerëve italianë. Vetë ministri dje, tentoi ta orientojë gjithë përgjegjësinë tek interforca.

Kjo është një pabesi skandaloze po ashtu.

Alibia tjetër që nxjerrin është sikur lejen për futjen e kësaj paisje e paska dhënë bujar nishani në vitin 2007 kur ishte ministër i brendshëm.

Gënjeshtër, mashtrim. Ajo marrëveshje, është marrëveshje kuadër bashkëpunimi dhe në asnjë prej atyre pikave nuk parashikon shkeljen e ligjit, futjen e mjeteve të paligjshme, mosdeklarimin e mosregjistrimin e tyre.

Të nderuar kolegë!

Gjurmimi dhe përgjimi në Republikën e Shqipërisë bëhet vetëm me dijeninë dhe me autorizimin e Prokurorisë.

Çdo formë tjetër është e paligjshme.

Sidomos kur përgjimi është në duart e Saimir Tahirit, i cili këtë instrument illegal nuk do ta përdorte kurrë kundër krimit, porn ë shërbim të tij.

Ky që rreh gjoksin sot, që është krenar, që dekorohet nga shefi i tij, a mund të na thotë nëse e ka përdorur paisjen për të përgjuar Balilin që e kërkon gjysma e europës.

Sigurisht nuk e ka përdorur për atë punë, sepse Balili, që CNN e quan eskobarin e Ballkanit, iku u arratis. Iku Balili se është njëri nga ju, e kishit vënë në krye të transportit rajonal të sarandës kur ai ishte transportuesi më I madh I drogës në vend, dhe ne ju patëm paralajmëruar për këtë fakt.

Mos e ke përdorur paisjen për të luftuar Shullazin. Jo se jo, se atë e ke mik dhe ta bëri pabesisht prokuroria që gjendet sot në burg.

Po për çfarë e ke përdorur?

Të gjitha të dhënat janë se e ke përdorur për kundërshtarët politikë, për mediat, për kundërshtarët e bandave tuaja.

Të nderuar kolegë;

Ky është një moment kritik për vendin.

Deputetët janë të thirrur në një detyrë, në një detyrim më saktë, të dalin mbi partitë, mbi interesat e ngushta të Tahirit dhe Ramës.

Eshtë në lojë siguria kombëtare, është në lojë interesi më i lartë publik, dhe kjo u pranua dje dhe nga kreu shërbimit informative shtetëror dhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

Duke u mbledhur grusht bashkuar rreth partisë, ju nuk po i shërbeni vendit.

Këtë treguat edhe dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Si mund të mos shqetësoheni për përgjimet e paligjshme. Me siguri dhe ju jeni në listën e zezë, dhe bisedat tuaja, komunikimet tuaja janë në sirtarin e Tahirit dhe Ramës.

Si mund të dilni pro përgjimit të paligjshëm.

Ky mos reagim, ky pajtim me këtë paligjshmëri është njësoj shqetësues.

Ju ftoj sot të bëheni pjesë e kërkesës së qytetarëve dhe të opinionit publik për transparencë, për llogaridhënie, për zbardhje të kësaj afere deri në fund.

Eshtë në interes të vendit, në interest ë qytetarëve, të familjeve dhe fëmijëve tanë.

Nëse qeveria kalon edhe këtë prag kushtetushmërie, atëherë përfundimisht ne pranojmë se në këtë vend është instaluar një sundim mafioz. Dhe ju që jeni pro përgjimit, pranoni të sundoheni nga ky regjim mafioz.

Ngrihuni sot në lartësinë e në përgjegjësinë e të qënit përfaqësues të popullit.

Partia Demokratike e ka bërë hapin e madh.

Dje në komisionin e sigurisë u pa qartë se mes ngërcit, kontraditave dhe djersëve të ftohta, drejtori i policisë dhe ministri i brendshëm e pranuan se ka përgjim dhe përgjimi ka ndodhur.

Ndërkohë një deputet i mazhorancës është shprehur në një television se paisja është përdorur me 3 dhe 4 mars. Ndryshe nga kjo, Tahiri tha se paisja ka hyrë me 12 mars. Atëherë cfarë kemi këtu. Kemi më shumë se një paisje përgjimi, apo jeni kapur aq keq në këtë skandal, sa nuk rakordoni dot as alibitë mes njëri tjetrit.

Cfarë duhet të ndodhë më?

Çfarë duhet të ndodhë tjetër në këtë vend?

Kërkesa jonë politike sot është me legjitime se kurrë.

Ky krim shtetëror duhet zbardhur sa më shpejt, duhet të hetohet plotësisht e të dalin të gjitha përgjegjësitë e përgjegjësit para ligjit.

Por kjo nuk mund të ndodhë me Tahirin në detyrë që pengon hetimin, që manipulon provat.

Largimi i tij është parakusht për të pasur drejtësi.

Vetëm largimi i tij, i hap rrugën një hetimi të plotë e të pandikuar.

Pikërisht ky hap, i hap rrugën një drejtësie që ky vend e meriton, qytetarët e meritojnë.

Ju faleminderit!


 

Fjala në Kuvend e deputetit Alban Zeneli, 19 maj 2016