I nderuar z. Kryetar!
Zotërinj Kolegë!
Ky projektligj, si shumë të tjerë në këtë sektor, që na ofrohet si reformë, në fakt është vetëm një demagogji e pakuptimtë dhe e pazbatueshme, pasi babëzia e qeverisë së Betonit, i ka shpallur luftë natyrës, gjelberimit, pyjeve dhe mjedisit.
Kriza e shkatërimit me rruspa dhe tritol të shtëpive dhe bizneseve të shqiptarëve në një drejtim dhe betonierët në mal e në bregdet për të ngritur sarajet e deputetëve dhe ministrave, në drejtimin tjetër , janë dy anët e medaljes së qeverisë së Krizës.
“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare? Kjo është një nga dilemat e ekspertëve por dhe një nga hallet e shumë banorëve në fshatra që jetojnë me burimet e pyjeve.
Falë paaftësisë dhe abuzimit të qeverisjes suaj, në më pak se tre vjet ia dolët që ta ktheni inekzistent shërbimin pyjor shqiptar.
Dëshmi e programit të Rilindjes së pyjeve është dhe bilanci dëshpërues I burimeve njerëzore në këtë sector.
Në fund te vitit 2015 u pezulluan nga puna i gjithë personeli pyjor në drejtoritë e sherbimit pyjor te qarqeve me pretekstin qe pritet të miratohet ligji i ri dhe pyjet do kalojnë në pronësi të bashkive, ndërkohë që në të gjithë vendin vazhduan ankandet për shitjen e lëndës drusore.
Masakra me pyjet dhe abuzimi diten per diell, ka nxjerre edhe me ne pah dy tiparet kryesore të kësaj qeverie:
KORRUPSIONI masiv dhe TERRORI ndaj individit apo komuniteteve të pambrojtura.
Kemi tani per shqyrtim dhe miratim, kete arnë ligjore pas Moratoriumit të Pyjeve i cili po rezulton një demagogji dhe manipulim i shkruar vetëm në letër, sepse realiteti është gri, i djegur dhe aspak me ngjyrë shprese.
Flasim për mbrojtje mjedisi dhe shtim të gjelbërimit e pyllëzim, kur në fakt mendësia e qeverisjes suaj është shkaterimi dhe betoni.
Po shohim këto ditë me një trishtim makinerite shkatërruese të INUK të cilat qellimisht me shpërfillje të imazhit apo marketingut, në nisje të sezonit turistik kanë rifilluar aksionin e shembjes së pronave të shqiptarëve në zonat turistike të Bregut për të spastruar territorin dhe konkurrencën në favor të hotelerive dhe bizneseve të deputetëve socialistë në Jug.
”aty ku shikon të ngrihen kulla kështjella pallate shumëkatëshe , eshte e oligarkeve, ndersa aty ku shkaterrohet dhe prishet eshte e hallexhinjeve, po thoshte nje dite nje kalimtar tek shikonte rruspat e Rilindjes.
Rilindja e mjerimit dhe dëshpërimit që është ulur këmbëkryq në mendjet dhe shprirtrat e pashpresë të shqiptarëve, e skamjes se 400 mijë shqiptarëve pa ushqim e vakte normale, e dhjetra mijëra biznesve të mbyllura që kanë shkaktuar papunësinë në nivelin zyrtar të të rinjve afro 30 %, apo të grave dhe vajzave mbi nivelin 40 %.
Dhe dalim te lidhja mes rruspave dhe pyjeve, qe ka te beje me mendësine që keni ju, për këtë territor të vendit me natyrë të mrekullueshme e resurse të mëdha por që politika antikombëtare antisociale e juaja po e gllabëron nga dita në ditë me koncesione qindra miliona euro dhe në kurriz të shqiptarëve që thellohen në borxhe dhe pamundësi për një jetë normale.
Për tu kthyer tek demagogjia që sillni ju për mbrojtjen dhe shtimin e pyllëzimit, me të drejtë mud të ngrihet pyetja:
A mund ti besohet kësaj mazhorance dhe qeverie mbrojtja e pyjeve me ligje farse dhe praktika antiligjore kur shteti I së drejtës nuk funskionon në asnjë sector public e privat dhe u dashka ta besojmë në mjedis?
Ndërtimi I cilësuar “Park për fëmijët”, po ndodh pa lejet mjedisore përkatëse , në një frymë konfliktualiteti brenda vetë qeverisë dhe në një rezistencë të ashpër nga qytetarët e Tiranës e aktivistët civilë.
Pra situata ndodh në një realitet absurd dhe dëshpërues njëkohësisht, pasi në njërën anë Parlamenti gjoja miraton ligje në mbrojtje të mjedisit, dhe qeveria I zhbën ato me leje betonimi, apo edhe më keq nuk e pyet fare per ligjin duke anashkaluar firmat dhe procedurat e përcaktuar në këtë rast.
E gjithë kjo maskaradë mbështillet me heshtje, errësirë transparence, shkëmbime batutash konfliktuale, mpirje e opinionit, ndërkohë që nga ana tjetër betonierët hedhin zhavorin, kompanite kopsitin letrat e korrupsionit në zyrat qeveritare, ndërsa qytetarëve, u thuhet se në 1 Qershor do të kenë gati Parkun e lodrave për fëmijët.
Kur po mbushen tri vite qeverisje, mjedisi, gjelbërimi rezulton cdo ditë e më shumë një shaka e madhe, një tallje, një supermashtrim I qeverisë Rama dhe I kësaj mazhorance.
Kur në fillim të fjalës thashë së ky project dëshmon dy tiparet kryesore, korrupsionin dhe terrorin e kisha fjalën se me pyjet njerezit afer qeverise, nepermjet abuzimit me to po pasurohen dita dites, nderkohe nga ana tjeter, ne emer te te berit shtet mbillet frika deri në palcë, kur gjobit dhe arreston fshatarin që pret ndonje copë dru për tu ngrohur në mungesë të energjisë elektrike për shkak të ndërprerjeve, në pamundësi të të paguarit të saj.
E meqënëse jemi në fushën tuaj të parapëlqyer që është dhuna shtetërore, më lejoni tju sjell në vëmendje se OSSHE është kthyer në një përbindësh si në kohët e legjendave që grabit e djeg njerëzit dhe fatet e tyre .
Po, po, sepse shtëpia e katandia është I gjithë fati I njerëzve në zonat e varfëra e të braktisura verilindore. 29 anëtarë dhe në këto moment që flasim janë në qiell të hapur në Bujan të Tropojës, sepse OSSHE u merr frymën e fundit me faturat që I paguajnë me borxhe por nuk u jep asnjë lek kur u digjen shtëpitë më cdo gjë brenda, në 4 të mëngjesit nga luhatjet e tensionit., sepse mentalitetit I shefit të OSSHE sikurse dhe I kryeshefit të tij në qeveri është grabit sa të mundesh dhe mbrapa lër shkretë e djeg cdo gjë.
Unë besoj fort tek drejtësia e Zotit.
Lidhur me korrupsionin I referohem dëmtimit masiv që po pësojnë pyjet dhe mjedisi në tërë shtrirjen gjeografike të vendit për të pasuruar njerëz të qeverisë, klaneve pranë tyre dhe deputetë të mazhorancës.
Gërryhen pa fund lumenjtë malet e vargmalet për mermer, gurë, zhavorr, masive pyjore për tu pasururar e shtuar oreksin pa fre qeveritar.
Flitet për moratorium por sharra e kompanive prane qeverise, që eksportojnë stiva pa fund, nuk ndalon ditë e natë dhe trau i kalimit të lëndëve drusore nuk njeh refuzim, nuk njeh JO, kur bëhet fjalë për telefonat apo urdhërat nga Tirana dhe oborri qeveritar.
Denoncimi më I fundit që ne si opozitë I kemi bërë dëmtimit masiv të mjedisit, është prerja e ullishteve në rivierën e Jugut për ti hapur terren zgjerimit të sarajeve ne Qiparo.
Sepse ky është morali I Rilindjes, ligji me disa standarte , I ashpër dhe goditës për të varfërit dhe për shqiptarët e pambrojtur, I verbër e I shurdhët për qeveritarët dhe klanet e mazhorancës së ngritur me vota të trafikuara.
Projektligji I pyjeve I hap rrugë korrupsionit pasi strategjia e mbrojtjes së tyre është evasive, është e centralizuar nga ministria dhe pazaret në Tiranë, dhe zbatimi I moratoriumit apo legjislacionit përkatës është i deleguar tek militantët e punësuar nga Rilindja, pasi reforma e të bërit shtet nxorri në rrugë mbi 900 inxhinierë dhe ekspertë të pyjeve dhe Mjedisit.
Ligji i ri i pyjeve u vonua, per shkak pikërisht të mangesive. Grupet e interesit, ekspertët e terrenit dhe profesorët e universiteteve e kane kundershtuar gjatë këtë project.
Aktualisht ne pyjet e vendit ka mbi 700 mije m3 material drusor te prere e te shperndare neper pyje apo pikat e grumbullimit, sepse nuk lejohet te transportohen. Ligjerisht nuk ka specialiste qe te monitorojne moratoriumin.
Moskordinimi I qartë I kompetencave dhe influencave të pushtetit local mbi pyjet në reformën e re teritoriale dhe ligjeve që sjell kjo qeveri, ka sjell kostot e veta të amullise dhe tek pyjet.
Në veri e jug, fshatarët që presin ndonjë cope dru për ngrohje apo nevoja të vogla, dënohet me gjoba marramendëse, futen në burg ndërkohë që nga Devolli e pyjet e zonave juglindore vijnë dëshmi me foto e figura të kamionëve që transportojnë dru, mes tyre dhe lloje të rralla të florës kombëtare.
Kamionët I përkasin kompanive me imunitet qeveritar dhe sigurisht që ata nuk duhen prekur.
Gjithashtu pyjet ne zonat e Veriut të Kukësit, Hasit, Tropojës, janë lënë në mëshirë të fatit. Tymit dhe flakeve te zjarreve te qellimshme apo jo, askush nuk u del per zot, askush nuk I mbron.
Zotërinj,
“Bjeshkëve të namuna”, dashamirësit e huaj të shumtë të Shqipërisë por dhe vetë ne, me krenari i quajmë, Bekimi ynë!
Por ne dhe shqiptarët nuk do te lejojme qe prej varferise, korrupsionit, kriminalitetit dhe babezise tuaj, te na e ktheni Shqiperine tonë te bekuar ne nje vend te namun.
Fjala në Kuvend e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmata, 5 maj 2016