Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike iu përgjigjën thirrjes kombëtare për të dhuruar gjak në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë. Dhjetra të rinj të forumit demokrat dhanë gjak për tu ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje. Aktualisht vetëm 25 % e sasisë së nevojshme të gjakut arrihet të sigurohet nga dhurimi vullnetar ndërkohë që nevoja e fëmijëve të sëmurë është më e madhe pasi kërkojnë deri në 3 herë gjak në muaj.

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi u shpreh se të rinjtë demokratë në të gjithë vendin do ti përgjigjen kësaj thirrje për ti ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë. Ai ftoi të gjithë të rinjtë shqiptarë të dhurojnë gjak për të ndihmuar nevojtarët. “FRPD i bën thirrje të gjithë të rinjve pa asnjë dallim partiak që të dhurojnë gjak për të shpëtuar një jetë nesër”, tha Këlliçi.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Maj 2016