Zoti kryetar!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Të dashur qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë!

Do të shfrytëzoj sot këtë rast të përshëndesë ekipin e kombit, i cili kthehet pasi realizoi në garën më të fortë të kontinentit europian tre ndeshje dinjitoze, realizoi tre ndeshje në të cilat, në mendimin e përgjithshëm nuk mori atë që meritonte. Por, fitoi emër, fitoi reputaciuon që kurrë ndonjëherë nuk e ka patur, zgjoi simpati të madhe në publikun sportdashës evropian dhe botëror por dhe në elitën mediatike dhe drejtuese të sportit në Europë dhe në botë.

Me këtë rast një përshëndetje të përzemërt dua t’iu jap fansave Kuq e Zi, të cilët sot kthehen kampion të Europës dhe botës, me energjinë e tyre të jashtëzakonshme pozitive që rrezatuan në stadiumet e Francës dhe rrugët e qyteteve të saj, me bukurinë e spektaklit që dhuruan, e vërteta është se nuk mund ta mohoj edhe bukurinë e racës që përfaqësuam. Këta janë elita e bashkimit kombëtar, janë energjia pozitive, janë simbloi tjetër i bashkimit të kombit në të ardhmen e tij më të ndritur. Këta janë guximtarë, janë njerëz të sakrificës. Po kështu, edhe ekipi është ekipi i kombit. Uroj që mafia trans-nacionale e futbollit të mos pengojë në të ardhmen, por përkundrazi të vendosë në interesin më të madh të kombit shqiptar, që ekipi kombëtar të jetë gjithnjë ekip i kombit.

Por zoti kryetar unë do ti bëj një përshëndetje të përzemërt autorit të golit të ekipit kombëtar Edvin Kristaq Ramës. Harrojeni që nuk e ka bërë golin ai, goli është i tij. Por jo vetëm goli, prisni se i ranë mediat në qafë i thanë na kopjove shqiponjën, na kopjove modelin. Por ai nuk është vetëm autor i golit por është autor edhe i De Biasit, ai e gjeti, ai e solli, ai e mësoi, ai e trajnoi, ai e bëri Gianin të jetë ky që është sot. Ndaj dhe le ta përshëndesim dhe një herë njëriun e sukseseve imagjinare, njëriun që jeton dhe beson gënjeshtrat e veta. Nuk ishte ky qëllimi kryesor i fjalës time por nuk mund të kaloja këtë moment.

Do të them dhe dy fjalë. Sot ne miratuam këtu marrëveshjen për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe kjo është shumë e drejtë, ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për Malin e Zi por dhe për Shqipërinë dhe për rajonin. Kam qënë gjithnjë i bindur se pavarësia e këtij vendi e ka bërë më të lirë Ballkanin dhe e kemi mbështetur me të gjitha mundësitë. Uroj dhe dëshiroj që komuna e Tuzit, e cila ka qënë një premtim, pastaj i bllokuar nga një vendim i padrejtë në Gjykatë Kushtetuese, të konstituohet, të bëhet konstituimi i saj sepse kjo komunë nuk cënon aspak demokracinë, përkundrazi forcon demokracinë e Malit të Zi dhe është një premtim që Milo Djukanovic bëri para referendumit në të cilin shqiptarët luajtën një rol shumë të rëndësishëm. Unë e ftova këtu ndonëse jam i bindur se kjo qeveri apartide, kjo qeveri e zero problemeve me fqinjët nuk zgjidh gjë, kjo shkon deri në albanofobira. Dua t’ju bëj një pyetje. A nuk u rrënua një lagje e tërë shqiptarësh, “lagjja e trimave” në Kumanovë nga granat-hedhësat dhe predhat nga barbarët? Po si nuk u kujtuat ju të jepni një qindarkë? Po jo shqiptarë por edhe maqedonas po të ishin duhet të jepnit një dhuratë për të ndërtuar ato shtëpi pale që ato ishin shtëpi të shqiptarëve. Aty kishin vetëm një synim, absolutisht spastrimin etnik të Kumanovës pa tjetërkund se ca aventurierëve u ngeli skenari në dorë dhe nuk e çuan më tutje. Ju jeni qeveri e zero problemeve është e kotë t’ja u thuash këtë por unë s’mund të mos ja u them këtë.

Tani të kthehemi tek problemi ynë më madhor që është reforma në drejtësi. Sot dhe çdo ditë opinioni publik shqiptar është i gozhduar, me të drejtë, tek kjo reformë sepse e vërteta është që ky sistem ka nevojë jetike për t’u reformuar. Njerëzit duhet të kuptojnë se sistemi kapitalist është sistem që mbijeton në saj të reformave, kjo është merita e tij. Se edhe ky një ditë do të binte nëse nuk do të kishte reformat perpetua mobile. Perpetua mobile të sistemit të lirisë janë reformat. Ndaj dhe kam bindjen se reforma e sistemit të drejtësisë është një reformë jetike për këtë sistem. Por çfarë apo ndodh?

Shqiptarët po shohin çdo ditë forcat regresiste, të cilat duan ta përdorin reformën për të futur drejtësinë në kthetrat e tyre. Ky qëllim ogurzi ishte shkaku i kundërshtimit të opozitës që ditët e para të fillimit të reformës. Në një kohë kur opozita ofronte pjesëmarrjen e saj, ishte shumica, ishte kryeministri i vendit ai që refuzonte në mënyrë kategorike dhe që iu thoshte të huajve se fjala konsensus në Shqipëri dhe në fjalorin e shqiptarëve nuk ekziston.

Megjithatë pavarësisht nga ky qëndrim dhe përjashtim absurd, qëllimkeq, pavarësisht nga fakti se në historinë 23 vjeçare të këtij vendi, asnjë reformë e madhe, përveç njërës që dështoi, nuk ishin bërë pa konsensusin e 2 palëve.

Pavarësisht se çdo reformë ishte bërë me konsensusin e dy palëve dhe asnjëra prej tyre nuk kishte ngelur në mes, kurrë, Edi Rama përjashtoi opozitën. Po ç’bëri opozita? Opozita shpëtoi reformën. Opozita e kuptoi se Edi Rama me reformë nënkupton kthetrat e tij të zeza mbi drejtësinë. Nënkupton deklarimin e tij; vetë kryeprokuror, vetë kryegjykatës, vetë kryehetues. Drafti që përgatiti bashkëkryetari i partisë komuniste të drejtësisë Fatmir Xhafaj, shkoi në Venecia. Dhe Venezia e hodhi poshtë këtë draft në 38 nene të tij. Venecia e rrëzoi draftin, si një draft që shkelmonte konventën europiane të të drejtave të njëriut, si një draft që nxirrte shqiptarët jashtë hapësirës evropiane. Komisioni i Venezias e rrëzoi draftin si një draft të cilin qeveria donte me çdo kusht të bëhej sipas tij edhe ekzekutiv i drejtësisë. Venezia rrëzoi draftin si një draft që asgjesonte përfundimisht pavarësinë e drejtësisë në këtë vend. Opozita ka meritën historike sepse, njëkohësisht me draftin që çoi kryetari i partisë komuniste të drejtësisë Fatmir Xhafa, çoi dokumentin qw faktonte të gjitha këto.

Zonja dhe zotërinj!

Këta janë shakaxhinjtë e reformës. Këta janë tallur me qytetarët shqiptarë dhe me të drejtën e Shqipërisë si kurrë në histori. U kthyen vendimet e Venecias, e drejta kaloi në anën e opozitës por këta nuk dinë se ç’ështe e drejta. Dhe cila ishte ëndrra e opozitës? Që opozita të ulej bashkë me shumicën dhe të bënin një draft ku që të dyja të mbanin duart larg nga drejtësia dhe të bënin gjithçka për ti dhënë shqiptarëve, edhe në mirënjohje të përgjegjësive të mëdha që ata kanë për këtë situatë, një drejtësi që e meritojnë. E kundërta e kësaj ndodhi. Përsëri kryetari i partisë komuniste të drejtësisë, Fatmir Xhafaj i urdhëruar nga Edvin Kristaq Rama do të bënte draftin ku prap do të bënte Edvinin kryegjykatës, kryehetues, kryeprokuror. Përsëri opozita, në mbrojtje të interesave të çdo qytetari shqiptar, në mbrojtje të prespektivës dhe të ardhmes së çdo qytetari shqiptar dërgoi materialin e dytë në Venezia ku denoncoi draftin si një xhaketë e ndërruar e draftit të parë. Venezia e gjeti përsëeri të njëjtë dhe e rrëzoi përsëri draftin. Persëri e drejta për herë të dytë kaloi në anën e opozitës. Opozita priti që të uleshim bashkarisht për të hartuar draftin. U bë çdo makinacion për të përjashtuar sërish opozitën. Opozita pregatiti tashmë një draft.

Të dashurqytetarë dhe qytetare, këtë draft që pregatiti opozita, asnjë nen, asnjë fjali të tij nuk ka rrëzuar dot asnjë njëri as i huaj apo vendas qoftë, as analist as gazetar, askërkush. Por ishte drafti armik ama, sepse opozita për Ramën është armike. Ishte drafti armik, ai s’mund të përfillej. Opozita përsëri, në përpjekjen e saj titanike për ti dhënë shqiptarëve reformën që presin hoqi dorë nga disa vërejtje të cilat ishin të rëndësishme, por mbajti ato që ishin më themelore. Opozita kërkoi të votohej drafti i fundit i përmirësuar me kusht që katër insititucione dhe vetingu të bëhet sipas komisionit të Venezias. I vetmi kusht. Kjo sepse, Komisioni bëri kujdes që drejtësia të mos kapej nga asnjë palë. Cfarë ndodhi? Pasi doli lakuriq përpara njerëzve si njëri që bllokon reformën, Rama deklaroi se pranon që dy institucionet të përcaktohen sipas nenit 88 të Venezias kurse dy të tjerat kurrën e kurrës jo. Por kështu ai zbulloi veten e tij. Rusët kanë një fjalë të urtë që thotë: “bukë e kripë bashkë, duhanin ndamas”. Pra zotëria tha se këtë vetingun e ka për vete, do ta bëjë vetë ndërsa ato të dyja do ti caktojë me opozitën. Pse ky do ta bëj vetë? Vetingu është procesi më i komplikuar sipas Venezias, është procesi të cilin Venezia pothuaj e hedh poshtë, dhe paralajmëron se është procesi që mund të ketë pasoja katastrofale dhe se është procesi më i ndërlikuar por jo i pamundur. Dhe ja që ne nuk e quajmë të pamundur dhe jemi dakort të bëjmë të pamundurën. Por proces më të komplikuar në tërë procesin Venezia këtë quan. Atëherë dhe ne thamë urdhëro të zgjedhim personat siç thotë Venezia, me pjesëmarrje të opozitës. Rama thotë se ua ka besuar të huajve.

Unë absolutisht jam për monitorim ndërkombëtar dhe këtë unë e kam provuar. Këtë komponent e kemi futur në ligjin e arsimit, të doktoratave, këtë komponent e kemi futur në sistemin shëndetësor për klinikat dhe shefat e tyre. Por unë jam për një gjë tjetër. Unë jam që ata të jenë vëzhgues, që ata të shohin se si veprojnë shqiptarët, nëse zbatojnë ligjin apo maliqin. Por jo për ta bërë ata vetingun. Për këtë nuk jam. Me këtë është ai i cili do të mbulojë çdo lidhje të tij me krimin nëpërmjet këtyre akteve. Me këtë është ai i cili është i gatshëm të shesë çdo gjë vetëm për të shpëtuar nga fitimi i lidhjeve të tij dhe korrupsionit të tij. Më këtë tezë është ai që do të fusë në dorë drejtësinë por që s’do ta fusë kurrë!

Ky duhet të jetë proces shqiptar. E doni reformën? Hajdeni silleni këtu ta bëjmë sipas nenit 88 dhe ne ta votojmë që nesër. Doni ta fusni në dorë drejtësinë por kjo s’do ndodhë kurrë. Ne jemi garant absolut që kjo s’do të ndodhë kurrë. Dhe ja u them edhe një herë, përsa i përket ligjeve Venezia për ne është qeveria e të gjitha qeverive sepse është institucioni i përzgjedhur nga të ghitha qeveritë e  Bashkimit Europian, sepse është institucioni përzgjedhur dhe nga qeveria e SHBA, sepse John Kerry në këtë vend deklaroi raporti spas Venezias. Por juve një herë ju pëlqen Venezia pastaj deklaroni një Venezie tjetër. Jo jo. Venezia ka folur, aty janë rekomandimet dhe ne i qëndrojmë plotësisht atyre. E doni reformën? Vazhdoni me propagandën e mashtrimeve. KJo është një gjë e neveritshme. Ju po e bllokoni reformën në drejtësi. Kryeministër që i tregon kryetarit të opozitës vijën e kuqe. Por kjo nuk ekziston as në Europë e botë. Një kryeministër që tregon vijën e kuqe heq maskën, tregon se është antireformë. Tregon se ka frikë si djalli nga temjani nga reforma. Dhe bën lodra, një herë e fut në rendin e ditës e një herë e heq nga rendi. Po s’janë serioze këto. Shqiptarët po e kuptojnë që Edi Rama është pengesa kryesore e reformës. Shqiptarët po e kuptojnë se sarajet e Surrelit janë pengesa kryesore  e reformës, shqiptarët po e kuptopjnë se pallati pas asnjë faturë ndërtimore, financiare e bankare është pengesa kryesore e reformës dhe se lidhjet e pazgjidhshme të politikës me kriminelët janë pengesa kryesore. Ndaj le të bien maskat. Nëse doni reformën urdhëroni ta votojmë sipas nenit 88 të Venezias. Nëse doni ta pengoni? Atëherë kundërshtojeni dhe bëni ça të doni, betime e stër betime, thoni sa të doni se kemi mbështetje këtu e aty, se absolutisht ne nuk lëkundemi nga qëndrimi ynë dhe ne nuk votojmë kurrë një reformë që ti japë një njëriu në dorë drejtësinë.

Dhe ja u them edhe një here. Me gjithë kimizmin tim të pamohueshëm ndaj atij njëriu, Ramës, nuk e kam këtu problemin. Nuk jam dakort që as Lulzim Basha nesër si kryeministër ta ketë atë. Nuk jam dakort që cilido kryeministër të vijë mbrapa ta ketë atë. Pr akëto doja të thoja këtu për reformën. U bëtë gazi i botës. Kë nuk ndërsyet për të blerë vota. E turpshme. Unë  ekam theksuar dhe e theksoj me bindjen më të plotë për çdo deputet që kjo sdo ndodhte kurrë por përpjekjet tuaja janë të shëmtuara. Përpjekje që detyruar Parlamentin Europian të reagojë. Kurrë ndonjëherë një deklaratë kaq e turpshme nuk është bërë për një vend, që të mos blihen vota. Ndaj dhe ju bëj thirrje të mos e pengoni reformën në drejtësi. Bëjuni burra, pranoni reformën qoftë dhe verdiktin e drejtësisë për ato që keni bërë. Se çdo politikan duhet të ketë të paktën një nanogram integritet dhe të pranojë vendimin e ligjit mbi veten, kurse ju edhe këtë nuk e keni. I nënshtroheni një njeriu që jeton me aurat e sukseseve imagjinare të paqëna, që jeton me gënjeshtrat e tij, që po rrokullis këtë vend çdo ditë. E morët vesh lajmin e fundit? Rënien në pikiatë të investimeve të huaja. Kam dalë disa herë këtu dhe ju kam thënë të mos rrihni gjoksin me investimet e kontraktuara nga Sali Berisha. Po ju lëshojnë dhe ato, se u bënë dy vitet  e para. U blenë dhe tubat e TAP-it, u ndërtua dhe Banja. Kanë rënë 40% investimet këtë vit dhe vitin tjetër ju garantoj se do të jenë 80%. Po pse? Sepse në historinë e këtij vendi, që kur është themeluar sgteti shqiptar deri sot, nuk ka patur një kryetar ekzekutivi më analfabet se Edi Rama në ekonomi. A e keni dëgjuar që përmën çdo ditë që thotë krenar me këtë e krenar me atë.  Ky krenar me zhgarraviant e tij, ky krenar që sdi një fjalë në ekonomi, ky krenar që sdi çdo të thotë investim përveçse të gllabërojë, ky krenar që sdi çdo të thotë zhvillim por vetëm të shkatërrojë, ky krenar që sdo çdo të thotë reformë por vetëm antireformë. ky krenar duhet të ikë!

U bëj thirrje shqiptarëve që në një revolucion të vërtetë demokratik me të gjitha mjetet e mosbindjes civile t’i japë fund Kryeministrit më analfabet që ka patur historia e Shqipërisë në 104 vite të pavarësisë së saj!


Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament, 23 qershor 2016