Kuvendi na informoi se është gabim i administratës dhe do të korigjohet
Dje pas daljes në faqen në faqen e Kuvendit të kalendarit tri javor, ku rezultonte e futur dhe reforma në drejtësi në mënyrë krejtësisht ilegale duke përbërë në vetvete një skandal që nuk ka ndodhur në 25 vite të parlamentarizmit, por edhe më shumë, një fallsifikim kriminal, ka pasur një reagim nga Kuvendi. Sipas informacioneve të fundit që vijnë dhe sipas komunikimeve që ne kemi patur, rezulton se, të paktën jozyrtarisht na është thënë që ka qenë një gabim i administratës. Pak e habitshme, ndërkohë që dihet shumë mirë se, administrata nuk mund të bëjë gabime të tilla dhe nëse do të rezultojë se nuk është siç thonë, një gabim i administratës, mendoj se gjithësecili e ka të lehtë të gjykojë, sesa e rëndë është të shikosh sesi vepron kjo mazhorancë, sesi vepron Rama pa pyetur as për ligje, as për rregulla, as për procedura normale.
Por vepron me një vendosmëri kriminale për të kryer gjithçka që atij i intereson, qoftë dhe duke shkelur ligjin dhe rregullat. Megjithatë, po e përsëris, për momentin ne ende nuk e kemi depozituar kallëzimin në Prokurori. Po presim që siç na u komunikua nga Kuvendi, zyrtarisht të hiqet nga kalendari tre javor i Kuvendit, reforma në drejtësi. Të shohim si do të reagojnë dhe më pas do të kemi prononcime të tjera.
Nëse Kuvendi nuk tërhiqet ne do të rishohimm pozicionin tonë për kallëzimin penal, aktualisht nuk duam të çojmë kokë turku punonjës të administrates që mund të përdoren e urdhërohen në këtë rast. Por unë i qëndroj bindjes se këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim ose lapsus të momentit por me një tentativë të qartë për falsifikim të kalendarit, me urdhër të Ramës.
Prononcim për mediat i nënkryetarit Edi Paloka, 10 qershor 2016