Veliaj zëvendësoi barin me kauçuk, preu 17 pemë. Plani i tij dhe i Ramës të mbushin liqenin dhe Tiranën me kulla betoni
Dhjetra aktivistë të Departamentit të Mjedisit dhe të rinj demokratë protestuan sot në Parkun Rinia duke paralajmëruar qytetarët e Tiranës se së shpejti ky park do ketë radhën për tu betonizuar. Kreu i Departamentit, Jamarbër Malltezi u shpreh se Veliaj duhet të japë dorëheqjen pasi opozita vërtetoi se ai shkeli ligjin me ndërtimin brenda Parkut të Liqenit, duke derdhur mbi 870 metra kub beton si dhe është duke përgatitur dhënien e lejeve të tjera të ndërtimit. Ai u bëri thirrje qytetarëve ti bejne rezistencë këtij plani të Ramës dhe Veliajt dhe ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet ligjore.
“Këtu jemi në skenën e ardhshme të krimit, pasi do ta betonizojmë së shpejti. Sot disa njerëz që keqpërdorin ndonjërin dhe gjithçka, keqpërdorin paratë publike për tua dhënë burrave të drejtoreshave të tyre, po përurojnë një sarkofag në të cilin mbulojnë me beton dhe po shtrojnë bar sintetik kauçuku. Kjo është zgjidhja për cilësinë e rëndë të ajrit në Tiranës. Ndërkohë, Parku Rinia ka radhën për tu betonizuar. Ky park është tjetri në radhë ashtu si parku i Liqenit ku tashmë në dy krahët e tij po përgatiten të ndërtohen gradaçela për klientët oligarkë të kryeministrit. Për faq të keq, këtu nuk ka asnjë përgjegjësi. Na u deklarua se nuk do kishte beton por vetëm ashkla. Ne po dëshmojmë këtu me shumë foto që aty kishte 870 metra kub beton ose sa 100 betoniere që hodhën beton tek mushkëritë e qytetit tonë, tek mushkëritë e fëmijëve tanë. Na premtoi se do jepte dorëheqjen nëse një pemë e vetme do ishte prerë. Ne këtu, kemi 17 pemë të prera dhe zotëria do të duhet të jepte 17 herë dorëheqjen nëse do kishte cipë. Ne bëjmë thirrje të qendrojmë me mjete paqësore. Ne duhet të qendrojmë për mushkëritë tona e të fëmijëve tanë. Ti shohim mirë këto foto e pamje sepse nuk është çudi që edhe këto pemë e ky bar këtu të zëvëndësohen vitin tjetër me bar kauçuku. Qeveria ka frikë nga qytetarët dhe nuk nuk i dëgjon ata ndaj dhe pengoi referendumet në shenjë paniku të pashoq. Pse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve për kullat që duan të ndërtojnë këta? Pse të mos dëgjohet zëri i qytetarëve për gradaçelën 24 kate që do të marrë z Rama? Pse kanë kaq shumë frikë nga qytetarët?!”, u shpreh Malltezi.
Njoftimi për media i Partisë Demokratike, 1 qershor 2016