Të nderuar kolegë
Prej dy ditësh Edi Rama dhe Saimir Tahiri me një nervozizëm të pashpjegueshëm, kanë ngritur një postobllok kriminal dhe kërkojnë të ndalin drejtësinë, të bllokojnë institucionet e prokurorisë dhe gjykatën.
Janë hedhur në një sulm të paprecedentë, dhe përse do thoni ju.
Mos po mbrojnë ndonjë qytetar që i është shkelur e drejta.
Mos po mbrojnë ndonjë parim.
Mos po mbrojnë ndonjë të nëpërkëmbur.
Jo zotërinj.
Janë hedhur në sulm për të mbrojtur krimin e tyre, për të mbrojtur veten e tyre, sepse janë kapur në shkelje brutale të ligjit, janë kapur duke kërcënuar sigurinë kombëtare, me futjen e paligjshme të pajisjes së përgjimit dhe me përdorimin e paligjshëm të kësaj pajisje.
Prej dy ditësh shfaqet në panairin e policisë një dordolec ne dukje për te ironizuar, për të zhvlerësuar hetimin.
Në fakt dordoleci ishte nji gjest masovikesh të dikurshëm për të dhënë mesazh trembjeje gjykatës, për të kërcënuar prokurorinë, sepse provat po dalin çdo ditë se krimi shtetëror i përgjimit të paligjshëm ka ndodhur.
Ndaj dhe këto dite kjo dyshja ketu prapa nuk gjen dot rehati, nuk gjejnë dot paqe se i tmerron procesi qe po zhvillohet në drejtësi.
Ndaj dhe ulërite si i çakërritur kryeministri ynë kundër gjykatësit.
Ndaj dhe saje qorri u shfaq mbrëmë në orarin kur dalin maskat këto kohë, pasi ka rënë nata, dhe sulmoi e kërcënoi në mënyrë mafioze prokurorinë e gjykatën.
Pse po ndodh e gjitha kjo.
Se jeni në panik prej hetimit, keni jo thjesht frikë por tmerr nga zbardhja e të vërtetës.
Ju nuk po kontestoni ndonjë moment, ju nuk po kundërshtoni ndonjë shkelje, nuk keni asnjë argument.
Ju thjesht nuk doni që të ketë drejtësi për krimin e rëndë shtetëror, dhe kërkoni asgjësimin e institucioneve.
Sulmet e egra, te paprincipta, te papara e te padëgjuara në historinë e demokracisë që ekzekutivi i bën një pushteti tjetër tregojnë konceptin e frikshëm që ka Edi Rama, konceptin se një drejtësi e pa kontrolluar, e pa komanduar prej tij, është një drejtësi qe duhet shkallmuar, është një drejtësi që duhet shkatërruar
Dhe paniku , nervozizmi i bëri te humbin vetëdijen e te mos dinë kufijtë e tyre ..I bëri qe te nxjerrin ate qe kane thelle ne honet e zbrazëtisë së tyre shpirtërore; urrejtjen ndaj çdokujt qe se kontrollojnë e se komandojnë.
Të nderuar kolege!
Dy javë më parë unë denoncova futjen në Shqipëri në mënyrë të paligjshme të një pajisje përgjimi dhe përdorimin e saj po në mënyrë te paligjshme. Dy javë më parë unë ngrita alarmin se në Shqipëri është kryer Krimi Shtetëror i përgjimit të paligjshëm.
Ne komisionin e sigurisë kombëtare ju kapën ethet dhe u mbuluat në djersë të ftohta.
Drejtori i policisë që është pezulluar nga detyra për këtë krim, e mohonte. I kishit caktuar te bënte rolin e memecit nga frika se do dekonspironte.. Po ministri e pohonte. Pastaj e pohon drejtori, e mohon ministri.
Jeni në alarm prej dy javësh.
Keni blerë dhe siguruar heshtjen e Drejtorit të Policisë për ca kohë. Drejtori memec, ishte garancia juaj.
Por drejtori e ka kuptuar se krimi është i rëndë. Gjuha është zgjidhur. Ka nisur të flasë.
Sa më shumë flet ai, aq më shumë hidheni ju përpjetë ti dhe Edi Rama e sulmoni drejtësinë.
Ministri që kakariste (megjithëse nuk dinte të thoshte se si ka hyrë pajisja) garantonte dy gjera;
1-qe nuk është administruar bile as prekur nga policia dhe
2-qe është përdorur vetëm për trajnim
Megjithëse përpiqej te tregohej i sigurtë ne ato qe thoshte u ngatërrua nga paniku qe e kishte kapur, njëlloj si në rastin e të famshmes AA 003GB
Skenari që memeci të qëndronte vetëm me sy hapur dhe Saje qorri të qëndronte i sigurte ne pasigurinë e tij, buronte nga fakti qe kur o.p.gj i prokurorisë prisnin te takonin memecin pajisja doli vjedhurazi nga policia dhe u fsheh ne zyrën e Grillos.
Mendoi se do shpëtonte pa u lagur nga ky krim shtetëror duke u fshehur pas shprehjes “qe baba duart’’ por harroi se krimineli sado te përpiqet te fsheh gjurmët e krimit, kur krimi kryhet në bashkëpunim do ketë rrjedhje informacioni dhe krimi do zbardhet.
Dhe më pas, në ditët në vijim u angazhua gjithë makineria e gjirizit qeveritar te shpallte armik kreun e shërbimit pse kishte kryer detyrën si institucion i sigurisë kombëtare duke informuar institucionin përgjegjës për përgjimet, dhe ky gjiriz heshti për përgjegjësin e krimit te kryer, Saje qorrin.
U angazhua e gjithë makineria e gjirizit qeveritar te sulmonte institucionin e presidentit te republikës pse kishte kërkuar informacion për këtë krim shtetëror te kryer, dhe përsëri asnjë fjalë për krimin e autorët e krimit.
Sot pas dy javësh informohemi se memeci foli.
Perveçse është futur ne mënyrë te paligjshme pajisja e përgjimit, ajo është përdorur edhe për të gjurmuar e përgjuar. Kështu ka thënë memeci.
Krimi është kryer. Çfarë prisni më? Çfarë pret ti z.kryeministër që ta shkarkosh Sajen? Pse nuk e bën? Çfarë të mban të kapur peng ty në këtë histori? Sepse tashme është e qartë se je peng. Mos valle lidhja kriminale ju ka ngjizur aq shume ju të dyve saqë jeni të pazgjidhshëm?
Ky krim mbi krimet nuk është i pari.
Kemi të bëjmë me një përsëritës patologjik.
Po ju kujtoj vetëm disa.
A është krim qe ministri te presë ne zyre dhe ne ambiente private e te bisedoje si mik i ngushtë me një të dyshuar për krim si Durim Bami ? Unë them po, ti e mbrojte me zjarr e pasion.
A është krim dekonspirimi i dëshmitarit të drejtësisë, në rastin Frroku dhe nxjerrja e tij në pritë?
Unë them po. Ti e mbrojte
A është krim fshehja e –letra e Interpolit për Frrokun.
Unë them po, por ti e mbrojte me zjarr e pasion.
Aty megjithëse e pe qe ishte i pambrojtshëm e bëtë kurban Didin për ti shpëtuar lëkurën këtij.
E mbrojte po me aq pasion kur doli laboratori i kokainës, në mes të Shqipërisë.
E mbrojte për avionët e drogës (mushkonjat).
E mbrojte përsëri kur doli se makina e tij private, A003GB ishte kthyer në taksi droge nga Habilajt.
E mbrojte përsëri kur përcollet Arben Frrokun, Shullazit i krijove gjithë kushtet, rrethanat dhe mbështetjen që të ngrinte një perandori krimi me gjoba e plaçkitje pronash.
Nuk ishte pjesë e aksionit për kapjen e Balilit, por ishe pjesë e aksionit për arratisjen e tij.
Droga dhe 30%.
Të gjithë e dinë se kjo është kontrata jote me trafikantët e drogës. 30 përqind e fitimit të biznesit kriminal vjen tek ti përmes rrjetit që ke ngritur me drejtues të inkriminuar të policisë së shtetit.
Kërcënimi mafioz ndaj prokurorisë dhe gjykatës tregon edhe dëshirën që ke për te kontrolluar drejtësinë, që krimet tuaja të fshihen.
Përgjimi i paligjshëm që ne kemi denoncuar, që unë e denoncova në një seancë dëgjimore në komisionin e sigurisë kombëtare është gropa thithëse që do ju marrë të gjithëve brenda.
I ka mbetur jashtë vetëm koka këtij Saje predikuesit dhe birit të xhelatit Kristaq, se keni sakrifikuar memecin e ca oficerë deri tani, dhe mendoni se do ia hidhni, do kaloni lumin.
Por kot e keni.
Gropa thithëse e këtij krimi shtetëror, të futjes në mënyrë të paligjshme të pajisjes, të përdorimit të saj në mënyrë të paligjshme, të përgjimit të paligjshëm që keni kryer, do iu marrë me vete.
Në asnjë vend, edhe me standarde minimale si gjendja ku e keni çuar ju vendin duke sunduar si bandë prej tre vitesh, asnjë qeveri sado kriminale e tutore, nuk ia ka dalë të mbijetoje kur është kapur duke kryer përgjime të paligjshme të politikanëve, të krerëve të institucioneve, të diplomatëve, të gazetarëve e aktorëve të shoqërisë civile.
Keni refuzuar prej një muaji të bëni transparencë;
Kush e solli pajisjen, kush urdhëroi, pse u soll, pse nuk u deklarua, pse u përdor pa autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm, kush u përgjua dhe pse.
Hapi i parë që shqiptaret prisnin ishte transparenca. Është detyrim ligjor të nxirrnit përgjegjësitë tuaja politike, se drejtësia ka punën e saj.
Po jo vetëm nuk kryeni aktin miminal të moralit politik, por përkundrazi, mbroni krimin çdo ditë, dhe sulmoni çdo ditë prokurorinë, drejtësinë për hapat që kanë hedhur deri tani.
Unë e kuptoj, dhe çdo shqiptar e kupton, se ju jeni hedhur në sulm për të shpëtuar bythën tuaj të zhytur në këtë krim.
Të zhytur thellë.
Po sulmoni prokurorinë, që ajo të mos guxojë të vijë tek autorët e vërtetë të krimit. Që jeni ju këtu. Ky Tahiri i brendshëm dhe shefi i tij, i biri i xhelatit Kristaq.
A e kuptoni se nuk jeni më një qeveri.
Por jeni kthyer në bandë mafioze që s’do t’ia dijë për ligj e kushtetutë.
Se nëse do ishit qeveri, e dalë nga vota, e me legjitimitet, që jepni llogari para qytetarëve, nuk do të ishit sot ne kete derexhe këtu.
Të paktën ky këtu, ky serial kriminel, si Tahiri i brendshëm, duhej të ishte në dyert e drejtësisë.
Është fyese për shqiptaret që të dalë nëpër ekrane ky që ka kryer krime e te na sillet si predikues, keni pare e dëgjua kriminel qe predikon paqe e ligj e drejtësi si ky? Jo. Është rast unik qe krimineli te predikoje drejtësi e paqe. Ky duhet te dorëhiqet urgjentisht se është person nen hetim, nen hetim për një krim te rende shtetëror. Te shkoje para drejtësisë, se e ka vendin në burg e askund tjetër.
Nuk e dorëzon Edi Rama, e mban krimin nën sqetull me forcë, e mban Sajen e tij, se te dy kane rene ne një grope thithëse krimi dhe se gropa thithëse po bën të veten. Çdo orë që kalon ajo po ju fundos, se ky është një krim i patolerueshëm në asnjë lloj rrethane, i pakapërcyeshëm, i paamnistueshëm.
Çdo shqiptar e di, se përgjimin e ke urdhëruar ti, i biri i xhelatit Kristaq, dhe e ke organizuar ti, ministri i bandave në qeverinë bande .
E vërteta po del, e vërteta do të dale lakuriq. Nuk ka kush iu shpëton. Këto janë krime që nuk mbulohen dot.
Ke kujtuar se ke milin e partisë që do të mbrojë për tërë pisllëqet e krimet që ke bërë.
Lutu që të të marrë në mbrojtje kur të shkosh afër tij me banim.
Fjala e deputetit Flamur Noka në Parlament, 9 qershor 2016