E nderuara drejtuese e seancës,
Përsëris pyetjen që znj. Topalli dhe z. Paloka bënë për Kryeministrin dhe ende s’kanë marrë përgjigje:
- Kryeministër, pse nuk e keni firmosur shkarkimin e ish kryebashkiakut Rroshi? Cfarë ju pengon ta bëni?
- Kryeministër, ku është Rroshi, pse e mbroni? Pse nuk e shkarkoni?
Ka ardhur koha, Kryeministri t’u përgjigjeve prej disa ditëve tashmë të opozitës.
Të nderuar kolegë deputetë,
Legjislacioni për Ndërmarrjet Sociale mbështet aksionet humane në ndihmë të njerëzve të varfër, që janë shtuar në numër në këto tre vite të keqqeverisjes Rama.
Termi “ndërmarrje sociale”, u hodh në mes të viteve ’90 duke ju referuar njësive që kërkonin të ndërthurnin ambiciet ekonomike dhe sociale, që nuk kërkonin të kapërcenin konceptet ekzistuese të ekonomive sociale ose sektorit jo fitimprurës, por kishin qëllim një urë lidhëse midis dy sektorëve për të përjetësuar aktivitetet sipërmarrëse, të fokusuara në qëllime sociale.
14 vite më parë Shqipëria kishte nivelin e varfërisë mbi 25.4% dhe e ulëm në 14.3 % në 2012. Por vetëm disa ditë më, Banka Botërore në një nga raportet e saj të fundit publikoi statistikën “alarm” se gjysma e popullsisë në Shqipëri jeton në pragun e një varfërie të tejskajme, me më pak se 5 dollarë në ditë ¡
“Një dollar i dhënë për bamirësi ka vetëm një jetë, ndërsa një dollar i dhënë për të zhvilluar një biznes social vazhdon përjetë”, – thotë Prof.Yunus.
Është kjo arësyeja që qeveria Berisha, përqafoi me nuhatje ekselente një skemë të re për zvogëlimin e varfërisë e që implementohet në shumë vende edhe të zhvilluara të botës, skema e “Biznesit social” dhe “ndërmarrjet sociale”; por që u hodh poshtë pa asnjë rezervë nga kolegët deputetë atëherë në opozitë me arësyetimin që këto lloj biznesesh nuk mund të zhvillohen në Shqipëri. Koha vërtetoi pra që vizioni ynë ishte ai I duhuri për zhvillimin njerëzor dhe zbutjen e varfërisë në vend.
Mbështetja, mbrojtja dhe përfshirja sociale e grupeve vulnerabël, është kthyer në emergjencë kombëtare. Departamenti Amerikan I SHtetit, Banka Botërore, FMN, Bashkimi Europian, të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare, të dhomave të ndryshme të investitorëve në Shqipëri, etj ngrenë shqetësimin e rritjes së korrupsionit në cdo nivel qeverisjeje, që po bëhet shkak i largimit të investitotëve, mbylljes së vendeve të punës, rritjes së papunësisë, përkeqësimit të të gjithë treguesvë ekonomikë e social, e më së shumti mohimit të të drejtave ligjore e kushtetuese të shqiptarëve: e drejta për një jetë dinjitoze, për një punë të ndershme, e drejta për arsimimin, e drejta për shërbim shëndetësor falas.
Të nderuar kolegë,
kriza ekonomike dhe varfëria është ulur këmbëkryq në cdo familjë shqiptare, dhe ku më në nevojë janë nënat kryefamiljare, gratë viktima të dhunës, personat me aftësi të kufizuar, komuniteti rom etj.
Ndërkohë, Kryeministri që ka shitur institucionet te sponsorët e karrierës së tij e ka lënë në varfëri gjysmën e shqiptarëve, kapardiset cdo ditë duke thënë që reformat e tij janë të suksesshme, por që ne shqiptarët, të gjithë as nuk dimë e as nuk I kuptojmë. . .
Po sa familje po shkojnë me shpejtësi në varfëri ekstreme sepse Kryeministri, I ka hequr nga Ndihma Ekonomike, skema e invaliditetit, I ka hedhur në rrugë gjoja në emër të reformave??? Rritet varfëria, e në proporcionalitet me të rritet edhe dhuna në familje, dhuna ndaj grave e fëmijëve.
Një raport I fundit zyrtar jep shifra rrenqethëse. Rreth 80% e shkaqeve të dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri vjen për shkak të rritjes së varfërisë e kushteve cnjerëzore në të cilat Rama I ka shpënë familjet. Rritet varfëria, rritet stresi, rritet pamundësia, rritet dhuna…ndaj edhe atë po e shohim në të gjitha format e saj monstruoze në shtëpi, në rrugë, në shkolla, jetimore….kudo!!! Po për këtë, përgjegjës kryesor është Rama!!
Shoqëria civile ka muaj që ka ngritur alarmin:
-100 mijë fëmijë jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme në shqipëri, shpesh pa një vakt për të ngrënë;
– 50 mijë fëmijë janë në situatë rrugë!!
Ne si deputetë të votuar nga shqiptarët, nuk mund të lejojmë që sot të ketë fëmijë në vendin tonë që nuk kanë as kushtet më minimale për të jetuar, apo mos të kenë asgje për të ngrënë, sepse prindërit janë pa punë dhe nuk ju sigurojnë dot ushqim dhe strehim..
Ndaj, Këtu duhet të fillojë reforma në drejtësi ! Ky është operacioni që duhet të ngrejë në këmbë “të madh e të vogël” në sistemin e drejtësisë !
Ky pra është rezultati fatal i reformave rilindase të orientuara totalisht jo drejt “Ndërmarrjeve sociale”, por drejt “Ndërmarrjeve grabitqare” me pronar të vetëm Edi Ramën¡ Rama nuk solli ndërmarrje sociale për qytetarët, por ndërmarrje fitimprurëse për pushtetarët!!! Ndaj ne e duam reformën në drejtësi!! Por jo atë të kapurën e Edi Ramës, por reformën e vërtetë që do tu jepte drejtësinë e munguar e të merituar të gjithë shqiptarëve.
Në mes të tollovisë me skandalet që po I plasin cdo ditë…përgjimet e kundraligjshme, mbulimin e shqipërisë nga hashashi, rritjen e trafikut të drogës – që ka mbushur faqet e gazetave prestigjoze në botë, skandalet më kryebashkiakët imoralë dhe përdhunues…Pompoz, me fjalimet e mbushura me vrer për opozitën, Kryeministri inaguroi para dy ditësh njërën prej ndërmarrjeve të tij “grabitqare”, njërin prej koncesioneve të tij, sajesa të shëmtuara dhe korruptive, të papara e të padëgjuara askund më parë…
Pyetja që më lindi kur dëgjoja Kryeministrin në fjalimin e tij me referenca pa referenca ose referenca të gënjeshtërta është:
– Më mirë ilace për qytetarët që po i shkatërron shëndetin dhe jetën?? Apo 100 milion Ilirit (jo Beqes) por mikut të tij???
– Më mirë pajisje që funskionojnë te onkologjiku e jo pajisjet e kobaltit që po marrin më qafe të sëmurët me kancer?? Apo 100 milionë dollarë Ilirit, mikut të Beqes??
– Më mirë ilace për të sëmurët me HIV/AIDS mungesa e të cilave ka cuar drejt vdekjes minimalisht 6 prej tyre në një hark kohor prej 10 ditësh? Apo 100 milionë DOllarë Ilirit, mikur të Ilirit të Rilindjes???
– Më mirë anestezi për Traumën, Spitalin e Durrësit dhe spitalet e tjera?? Apo 100 mln dollarë të dhëna mikut të koordinatorit të korrupsionit në qeverinë rilindase???
Në fjalën e tij Kryeministri thotë që ka “gjetur një inventar ekzistues instrumentesh kirurgjikale që nuk do të pranoheshin në asnjë spital në Europë dhe që në një vend normal do të shkonin të gjitha për skrap. “ Mbase këtu keni të drejtë. Por, a ka qenë ky problem më I madh I shëndetësisë??? A është bërë dhe më parë bëhej sterilizimi I pajisjeve?? Sigurisht që po… shëndetësia hallemadhe, sterilizimin e kishte një nga problemet më të vogla… Por.. sigurisht, u mbyll pazari për të blerë votat e rradhës dhe drejtësinë e rradhës…
Kryeministri, me elokuencën e fjalës së tij mashtron kur thotë që “Këto modele të Partneritetit Publik-Privat janë modele suksesi, që stimulohen në të gjitha nivelet, nga qeveritë, Por në këtë rast, nga privati merret financimi i menjëhershëm dhe dija, ndërkohë që shërbimi është publik dhe publiku nuk paguan asnjë qindarkë më shumë për këtë shërbim. Pra, janë modele në favor të interesit publik dhe në mbrojte të çdo të drejte që kanë qytetarët për të marrë shërbime cilësore.”
Si mund të thoni që nuk paguan publiku asnjë qindarkë?? Po kredia e parë e Bankës së këshillit të Europës me të cilën u ndërtua qendra ultramoderne e sterilizmimit në QSUT a janë para të publikut? Edhe me interes?? Thoni që s’kishim personel të trajnuar… Po kredia e dytë e Bankës së Këshillit të Europës?? A u mor për të trajnuar personelin e QSUT për të vënë në funksionim Qendrën e Sterilizimit??? A janë këto para të publikut??? Po mirë, po 100 milionë dollarët që I ke dhënë Ilir Rrapajt cfarë janë?? A janë të publikut?? A janë të buxhetit të shtetit? A janë të taksapaguesve shqiptarë?? Të gjithë paratë që ju po ja jepni klientëve tuaj me anë të këtyre koncesioneve korruptive, I paguajnë qytetarët shqiptarë nga xhepi I tyre…
Të njëjtën formulë mashtrimi ndoqët edhe për check up –që pretendoni e thoni që është falas… Jo vetëm që s’është falas, por përkundrazi, qytetarët i paguajnë mikeshës dhe sponsores së Ramës, vetëm për shërbim taksi, plot 120 mln EURO …
Vetëm në shëndetësi 340 mln EURO për 3 koncesione, për 3 klientë kryeministrorë.
Vetëm me 3 koncesione në shëndetësi, 10 milionë Euro abuzime cdo muaj (në 32 muaj qeverisje rilindase); 355 mijë euro abuzim cdo ditë qeverisje…
E nëse këto fonde do ishin shpenzuar në mënyrën e duhur, shqiptarëve nuk do ju mungonin ilacet, spitalet do ishin të furnizuara me barna dhe mjete, qendrat shëndetësore do ishin rindërtuar dhe disa spitale ultramoderne do ishin dërtuar në disa rajone në Shqipëri…
Në një gjë Kryeministri tregohet I sinqertë në fjalën e tij kur thotë që në “32 muaj, nuk keni çuar dëm asnjë qindarkë të publikut” dhe I keni vënë të gjitha resurset, dhe financimin te partneriteteve publike-private pra e klientët tuaj!!!
Ndaj këtu duhet të filloje dhe sa më parë reforma në drejtësi!!! Këtu duhet të fillojë Drejtësia!!!!
Në fjalën e tij Kryeministri thotë që “ky (sterilizimi) është një revolucion brenda sistemit, që vjen si rezultat i një procedure “të mallkuar”, “të kriminalizuar” dhe të akuzuar e kthyer madje, në denoncim në prokurori, Partneriteti Publik-Privat, që këtu është banalizuar me fjalën e turpshme “koncesion” dhe është kthyer nga injorantët dhe nga ata që injorancën e tyre e bëjnë argument, në një shfaqje të huaj.”
PO z. Kryeministër!! unë jam një nga ata që ju I quani “injorantë” që e kam ngritur zërin, e kam kthyer në argument dhe denoncim jo vetëm në këtë foltore, apo në selinë e PD, por edhe kur më kanë thirrur në Prokurori. Dhe as mua , as kolegëve të mij nuk do na trembin presionet, e shantazhet Tuaja, e do jem e gatshme të shkoj sa herë që të ketë nevojë organi I akuzës për informacione rreth asaj që mund të jetë një nga aferat më korruptive në sistemin shëndetësor, por jo vetëm!!!
S’më mërzit aspak epiteti që më vini, para asaj që unë mendoj që është në interes të publikur, denoncimi I të gjitha abuzimeve marramendëse në sektorin më jetik për shqiptarët!!!
Kjo që po ndodh në sistemin shëndetësor në Shqipëri tregon psikopatinë qeverisëse.
Jo vetëm hajdutë, por edhe të palexuar janë dy basketbollistët e ekipit “korrupsioni” të cilët tani po merren dhe më fshirjen e njollave në biografi për një fushatë të re të izolimit të Shqipërisë…
Tani, ekipi i hajdutëve po sterilizon jo vetëm vjedhjet në shëndetësi, por në të gjithë sektorët jetikë, duke kërcënuar në të njëjtën kohë prokurorë dhe gjykatës !
Kjo është sjellje e fund diktaturave !
Rilindja po bie !
Fjala ne Kuvend e deputetes, Albana Vokshi, 9 Qershor 2016