Faktet e fundit në lidhje me të kaluarën kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës, të caktuar nga Edi Rama në krye të komisionit për Reformën në Drejtësi, nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e prokurorëve dhe gjykatësve, e gjithë institucioneve përmes kunetërve e besnikëve të devotshëm.

Sidomos lajmi se Venezuela ka sjellë në Shqipëri një kërkesë esktradimi për vëllain e Xhafës në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, zbulon nevojën e tij për të qënë në krye të reformës e për të kapur me çdo kusht drejtësinë.

Nëse do funksiononte skema Xhafaj-Rama, me kunatin Berberi e vasalin Dvorani, e të tjerë toga kamikaze, dosja e drogës do pastrohej, e kaluara do fshihej, trafikanti ndërkombëtar që e ka vëllain kryetar të Reformës në Drejtësi do të shpëtonte.

Por Rama, Xhafaj bashkë me vëllanë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Venezuela në Spanjë e Itali, nuk ia dolen dot të nënshtronin drejtësinë dhe standardet e Venecias e përkushtimi i opozitës dogjën skemën e tyre mafioze.

Pse hesht Xhafaj për faktet që kanë dalë në dritë?

Pse nuk reagon Rama?

E provuan duke fshehur kërkesen e Belgjikes për Frrokun dhe dështuan. Sa herë kanë ndërmend të qendrojnë mbi ligjin për interesat e krimit? Tik-taku i kohës se bandës po ecën me shpejtësi. Po vjen ora e ligjit dhe e drejtësisë.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 30 Korrik 2016