Prej një jave Edi Rama gjendet nën akuzë se ka financuar një krim federal në Amerikë, dhe ai nuk jep asnjë shpjegim.

Bilal Shehu, taksisti i New Jersey e ka pranuar se 80 mijë dollarëshi që ka paguar në fushatën e Obamës, për ti mundësuar Ramës një takim dhe një foto me presidentin amerikan, i ka ardhur nga jashtë. Nga një burim i huaj. Nga Shqipëria.

Edi Rama është nën detyrim të bëjë transparencë, se nga dolën këto para. Kush është burimi i tyre?

Dyshimet janë për para droge ose aktiviteti kriminal, cka e rëndon edhe më shumë pozitën e Edi Ramës në këtë skandal.

Nëse ato janë para droge dhe trafiqesh, paratë e atyre trafikantëve me të cilët Rama erdhi në pushtet, kemi të bëjmë me një krim edhe më të madh, dhe çështja duhet zbardhur sa më shpejt.

Edi Rama është përfituesi i drejtpërdrejtë i 80 mijë dollarëshit që u pagua nga një burim i huaj.

Dhe është ai që duhet të përgjigjet:

Nga vijnë këto para?

Kush është burimi?

Kush është pagatori, kush është ky donator i Edi Ramës?

A janë para të ligjshme, apo të aktiviteteve kriminale?

Sa më shumë struk kokën e nuk përgjigjet për këto pyetje, aq më shumë rëndohet akuza ndaj tij, aq më shumë bëhet e besueshme se Edi Rama financoi një krim federal në amerikë me para të pista.


Deklaratë e nënkryetarit të PD, Edi Paloka, 8 korrik 2016