Ngjarja e rëndë mbrëmë në Shkodër, sulmi me armë zjarri në zemër të qytetit, ka përmasa edhe më tronditëse që po mbahen të fshehura.

Saimir Tahiri është përfshirë drejpërdrejt që në momentin e parë në ofrimin e lehtësive për autorët, më kryesori Behar Bajri, një prej kokave të krimit në Shkodër, me dhjetra precedente penalë.

Por falë punës energjike dhe profesionale të prokurorisë, atentatorët janë ndaluar disa orë pas ngjarjes.

Tahiri vazhdon edhe sot ti shërbejë Behar Bajrit, duke bërë të pamundurën për të lehtësuar rrethanat për autorët dhe duke ushtruar presion ndaj Prokurorisë.

Ky implikim i Tahirit është vërtetimi i radhës, i lidhjes së tij kokë e kembë me krimin e me kriminelët më famëkeqë në vend.

Keto akte kriminale ne mbeshtetje te krimit dhe bandave jane një dëshmi tjetër se Edi Rama ka braktisur me kohë qytetarët.

Rendi dhe siguria publike nuk jane prioriteti i Edi Rames. Për të prioritet është pakti me kriminelët dhe ndarja e pushtetit me ta.

Shqiptarët nuk mund ta pranojne kurre sundimin e krimit në vend të ligjit.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 15 gusht 2016