Zoti kryetar,
është thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme kjo konferencë kur, në vetëdijen e çdo shqiptari emergjencë e emergjencave është shndërrimi i vendit të tyre në kanabistan. Shndërri i i Shqipërisë në kanabistan, duke filluar nga zonat më të thella të Alpeve, më të rrezikshëm, më të dëmshëm në këto vite, kjo është piramida më e rrezikshme me të cilën përballet Shqipëria dhe shqiptarët.
(hyn Rama në sallë)
…U ktheve zotërote! Urime për presidentin Ndoka ( Arben Ndoka). Doja të të uroja për Ndokën që e zgjodhe president (i Federatës së Mundjes), edhe për Ymer Lalën se e bërë këmishë, bodyguard. Dhe pregatitu t’i lëshosh vendin Ymer Lalës- Eshtë bërë pazari me ty, kot je ti, ta them unë që je kot sepse është bërë marrëveshja me Ymer Lalën. Sepse socialistëve të Dibrës, i nxirret për veshësh jashtë kandidati që shpallet dhe emërohet kandidati i Ymerit. Këto janë probleme të brendshme tuajat. Ti këto veprime i bën siç i ke thënë një ambasadori, dhe jo vetëm një ambasadori në fakt, se këta në Veri janë kriminelë, këto pra i bën duke u nisur nga hipoteza se dibranët janë kriminelë dhe duan Ymer Lalën, se shkodranët janë kriminelë dhe duan Martin Cubin, se lezhjanët janë trafikantë dhe duan trafikantin Arben Ndoka, se laçianët janë kriminelë dhe duan kriminelë si Prenga por them që kjo është qëndrimi më i ulët e më racist, është urrejtja më e madhe krahinore që nga koha e Enver Hoxhës deri sot. Por nuk jemi mbledhur për këtë sepse kjo do të jetë çështje e një diskutimi më të gjërë. Sot jemi mbledhur për tjetër çështje.
Zoti kryetar,
opozita ka luftuar shumë për standartet, siç e keni parë dhe prap opozita është e vendosur për të luftuar për asgjë tjetër veçse për standarte. Dhe këtu po prishet pikërisht, në mënyrë të verbër, ai konsensusi që është sanksionuar në Kushtetutë. Po nëse ne vendosëm nene në Kushtetutë se si do të bëjmë vettingun, po si do ti thyejmë me ligj këto? Ju a doni të funksionojë reforma apo jo? Ne nuk po themi që të mos u përmbahemi ligjeve, ne po themi t’u përmbahemi amendamenteve, dhe amendamentet thonë se verifikimet i bën BKH, ndërsa ju tani na thoni se i bën sekretari organizativ i Edvin Ramës, në detyra të ndryshme. Po këta ishin, këta ishin deri tani dhe si ka penguar njëri të bëjnë detyrën, por ne në këtë reformë përcaktuam një mënyrë tjetër verifikimi dhe vettingu dhe për këtë ramë dakort dhe e votuam këtu. Tani ju pse e ndryshoni? Doni ta rrëzoni reformën? E rrëzoni shumë kollaj ne nuk tërhiqemi.
Kë bërë dy vjet përpjekje, dhe më vjen keq që të flas kështu, por t’i kemi thyer turinjtë siç e kemi dashur dhe prap do të t’i thyejmë turinjtë, ty, se i bën ti këto e jo të huajt. Kemi bërë dy vjet punë e ti rrëzojmë kështu? E kemi fiksuar në Kushtetutë që vettingun do e bëjë BKH. Hajdeni pra zotërinj që të bëjmë ligjin e BKH dhe të votojmë BKH dhe të bëjmë siç thotë reforma. Po tani vettingun doni ta bëni me sekretarin organizativ të Partisë Socialiste apo drejtorin e statutit të PS.
Ju bëheni qesharakë. Kjo as që kalon por dëmton reformën. Ka një ndërgjegje. Nuk jeni thyer nga ne ju, jeni thyer nga ato qeveri që kreu juaj ju thoshte se “i kam me vete”. Ai ju thoshte se i ka me vete dhe pas dy orësh merrte kartonin e kuq. Mos bëjmë pra gjëra qesharake. Kemi rënë dakort dhe e kemi sanksionuar në Kushtetutë hajdeni ti përmbahemi Kushtetutës. .
Eshtë e vërtetë që ka defekte edhe materiale dhe defekte të tjera, po hajde t’i korrigjojmë e përmirësojmë, është në detyrimin tonë që të bëjmë që reforma të ketë sukses. Nëse ne e votuam me ndërgjegje reformën, nëse ne ishim të binur se ky sistem do reformohet, hajdeni ti qëndrojmë parimeve pra por jo t’a rrëzojmë reformën. A nuk jeni ju që nxorrët atë zonjën t’i thotë Kolegjit Elektoral se “do ta shohësh me vettingun ti”? Shtrigash doni ta bëni vettingun? S’do ta bëni dot kurrë atë. Do thyeni qafën, do bllokoni reformën por këtë s’keni për ta bërë kurrë jo një të thotë por dhe njëqind të thonë. Se bën dot kush kurrë këtë. E provuat dy vjet rresht se si u thyet nen pas neni sepse donit të bënit pikërisht kët. Si bëtë dot në Kushtetutë dhe ktheheni tani ti bëni me ligj dhe organizoni gjahun e shtrigave. Në demokraci nuk ka gjah shtrigash. Në demokraci ka dinjitet njerëzor, nuk të lejon ai të bësh gjahun e shtrigave, ai të lejon të bësh vlerësime objektive, të lejon të qëndrosh mbi bazën e konventës euroipiane të të drejtave të njeriut, të lejon të rrisësh performancën. Ne bëmë Kushtetutën e drejtësisë, e votuam me qëllimin më të mirë, tani ju doni të rrëzoni atë që votuam? Ju jeni qesharakë. Ndaj zoti kryetar mendoj që kjo seancë ti kushtohet kanabisit. Të ulet komisioni, i cili është i detyruar të gjejë aplikimin e amendamenteve kushtetuese, zbërthimin e tyre. Por nëse kemi thënë se me vettingun do merret BKH, do merren vetorët, s’mund t’ja delegojmë me ligj tjetër kujt. Hajde të bëjmë ligjin.
Unë e kuptoj se ke hall të bësh president Arben Ndokën dhe deputet Ymer Lalën por ne këtu kemi hall për reformën. Të jesh i bindur se nuk do marrësh asnjë votë nga Veriu me këto që bën, dhe ta dish mirë se ky është shtatori i fundit i yti në pushtet, ky është shtatori i fundit i Edi Ramës në pushtet!
Fjala ne Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 30 Gusht 2016