Fatura e korrupsionit të Edi Ramës vetëm me tenderat që i jep Sadri Abazit për një vit është sa pensioni në qytet për 7055 persona, pensioni në fshat për 12 832 persona, sa 4811 paga minimale, është pagesa e papunësisë për 15 453 persona.

Eshtë pra njësoj sikur cdo familje dibrane të marrë 68 mijë e 500 lekë më muaj pagesë papunësie, por që nuk i marrin, sepse i ndan Rama me Sadriun.

Prej tre vitesh, me këtë skemë, pasuritë e buxheti i vendit shkojnë për Edi Ramën e kusarët e tij, për popullin mbetet varfëria, burgu ose emigracioni.

Konkretisht;

Edi Rama i ka dhënë oligarkut të tij Sadri dhjetra tendera për një vit dhe ka pranuar ofertën e tij më të lartë në cdo rast.

12 miliardë lekë ka marrë sadriu nga ministritë e bashkitë e Edi Ramës, ndërkohë që ofertat e tjera të skualifikuara merrnin përsipër ti kryenin punimet me 11 miliardë lekë.

1 miliardë lekë është diferenca, është fatura e korrupsionit të Edi Ramës.

1 miliardë lekë që vidhen ende pa filluar punimet, para që do të kishin përmirësuar jetën e mijëra qytetarëve, sic edhe i kemi renditur në tabelë.

1 miliardë lekë Edi Rama mund ti kishte kursyer duke lejuar garën e konkurencën. Këto para mund të shkonin për zbutjen e varfërisë e krijimin e vendeve të punës.

Po nuk është ky prioriteti i Edi Ramës.

Nuk janë qytetarët zgjedhja e tij.

Prioriteti dhe zgjedhja e tij, është ndarja e parave të shqiptarëve me Sadriun.

Që Sadriu më pas të blejë vota.

Që pushteti të mbahet me cdo kusht.

Ky sundim i korruptuar e kriminal është në ditët e fundit.

Qytetarët nuk do të mbajnë më në kurriz Edi Ramën me oligarkët e tij.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.


Deklaratë e zëdhënëses, Ina Zhupa, 27 Gusht 2016