Zoti kryetar i Kuvendit,

kolege dhe kolegë deputetë

Caktimi i nje seancë të jashtëzakonshme vetëm 5 ditë para asaj të zakonshmes, është cinizmi më i madh që i bëhet shqiptarëve në udhëkryqin e tmershëm të krimit, korrupsionit, drogës që mbulon vendin dhe varferisë së njerëzve të thjeshtë. Çdo njeri racional e kupton se asgjë e jashtëzakonshme  nuk ndodh në këto 5 ditë përveç nevojës së qeverisë për një alibi propagandistike për të dalë nga gjendja ku ndodhet vendi sot.

Çdo mëngjes shqiptarët e thjeshtë po e nisin me tablonë më të tmershme që ka pasur ky vend. Krimi dhe siguria publike janë  makth, banditë që vjedhin bankat, por nuk kapen, vjedhin shtëpitë, vrasje, krime, varfëri, korrupsion pa fund, drogë, drogë, drogë në çdo fshat, në çdo cep të vendit, platancione që ruhen me arme si në Kolumbi, baronët e drogës që shfrytëzojnë varfërinë dhe të pamundurit por dhe pushtetin për ta ndihmuar në industrinë e krimit: E për të përmbyllur tablonë, njerëz, trafikantë të drogës, të ulur nga administratë e deri në parlament qe iu zgjerdhihen të varfërve e të pamundurve dhe u thonë se ka një alibi për varferinë, papunësinë, drogën, armët, është drejtesia që në aktoret e tablosë më therëse do e spastrojmë e do e nënshtrojmë.

Që ka gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, më të keq nganjëherë edhe se banditët,  as që diskutohet, dhe padyshim që ata janë fajtorë për moscuarjen para përgjegjësisë dhe ndërshkimin e gjithë atyre që vjedhin, trafikojnë, ndihmojnë trafikantet dhe rrjepin të pamundurit, por nuk janë alibi për dështimin e plotë me këto 3 vjet të Edi Rames. Nuk është drejtesia alibia e dështimit të Ramës. Nuk është drejtësia për dështimin e Ramës në Dibër, se Shukriun ua solli Rama dibranëve, nuk është drejtësia alibia e Ramës në Dibër, që të dënuarit për trafiqe janë në krye të fushatës për të bërë aleancën me krimin si mjet për të mbajtur pushtetin dhe për të fituar pushtet.

Nuk është drejtesia, alibia që në këto 3 vjet Rama nuk arriti të ndërtojë as një km rrugë, asnjë shkollë, asnjë spital, as edhe nje vend pune per te papunet por vec per trafikantet. Nuk ka dot alibi rama ne keto 3 vjet as per arsimin se nga Cania i Sarandes deri tek Luiza e Lushnjes, i vendosi Rama me doren e vet per te shembur arsimin dhe dhunuar e nperkember njerezit e thjeshte, votuesit, taksapaguesit, shqiptaret. Por ne keto 3 vjet ishin padyshim njerezit e botes se krimit, te denuar e liruar nga kjo drejtesi,  qe u pasuruan, jo fale gjyqtareve e prokuroreve, por fale nje njeriu me te cilin lidhen kontraten me fitimprurese per krimin ne gjithe Europen, por me vrastare per vendin: kontraten e krimit me politiken. Politika dhe krimi ne keto 3 vjet  u bene nje. Krimi morri poste, u ul vete ne parlament, merr dhe vendime per gjyqtaret e prokuroret. Krimi u ul ne administrate, u fut ne polici dhe promovoi miqte, shoket cunat e krimit qe mbjellin hashash ne do fshat, ne cdo cope toke te nje vendi qe i eshte gjunjezuar, ne baze te kontrates me krimin. Ju me ndihmoni ne opozite kur jam ne pushtet une ta shperblej.

Kjo eshte historia e deshtimit te ketij vendi, te parlamentit, te politikes dhe mbi te gjitha te qeverise. Kjo eshte tabloja me therese e kesaj nje republike, ku te gjithe pervec krimit ndjehen keq. Padyshim dhe ne te opozites ndjehemi keq, qe jo vetem nuk kemi ndermend te fshehim plehrat poshte tapetit, por dhe me fort duhet tit hemi qe shqiptaret mos genjehen nga nje makineria e propagandes  e mirepaguar nga gjaku dhe djersa e tyre se ka nje alibi per gjendjen dhe fajtor nuk eshte qeveria. Kane padyshim faj gjyqtaret e prokuroret e korruptuar te cilet u gjunjezuan te paret si cdo here duke i sherbyer qeverise me shpresen se dita e ndershkimit do ishta larg tyre. U gjunjezuan dhe liruan vrases, deputete e ish deputete, liruan trafikantet e ndodhur ne makina deputetesh, femije vrases te deputeteve,  trafikante te lidhur me politiken qe ikin nga syte kembet.

Keto jane te vertetat dhe e di se shumica e qytetareve te majte e te djathte por dhe deputete te majte ketu qe nuk u perfshine ne plackitjen e Rilindjes ne keto 3 vjet mendojne keshtu. Te tjeret po mendojne se medemek neve te  PD, po mbrojme gjyqtaret e prokuroret. Se medemek ju doni te largoni gjyqtaret e prokuroret e korruptuar dhe ne i mbrojme.

Ke te mbrojme ne nga 15 gjyqtaret e Gjykates se Larte? Ata 5  qe denuan Paloken se me demek fyeu Ramen, 5 te tjeret qe denuan Ristanin se medemek cenoi nderin e Rames se kishte lidhje me trafikantet, apo ata 5, qe falen Arben Ndoken qe qelloi 5 hapa me larg sy te gjitheve Gent Strazimirin? Ke mbrojme ne nga keta te 15??

Ke te mbrojme nga gjykatat e Apelit? Sherbetoret e Partise socialiste qe i dhane pronat Shullazit pa qene nje dite pronar, apo ata te gjykates  administrative qe jane zhndruar ne keto 3 vjet ne ushtare te bindur te qeverise, ku 80 % te vendimeve jane pro qeverise dhe kunder qytetareve. Statistika te tilla gjen vetem ne vende afrikane ku 80% e gjyqtareve i bejne temena qeverise. Ke te mbrojme gjyqtaret e prokuroret qe u zhndruan ne sherbetore te qeverise pas kercenimeve personale te Rames dhe futen ne burg 37.000 qytetare per aksionet imagjinare te Rames per energjine, ujin e ndertimet pa leje? Gjyqtaret e prokuroret qe burgosin te pamundurit qe nuk kane te paguajne energjine dhe lirojne trafikantet e droges te lidhur koke e kembe me qeverine ? Sa trafikante jane denuar nga ata qe mbjellin 90% te Shqiperise me hashash?

Asnjerin nga keta soje nuk mbrojme ne.  Por ne jemi opozite e vendit dhe si cdo opozite,  ne e kemi per detyre ndaj zgjedhesve, ndaj qytetareve, republikes parlamentare qe ti themi ndal qeverise kur ajo kerkon te kape totalisht pushtetin gjyqesor, ta marre nen sqetull ta shantazhoje, e ta kape duke e vene prefund ne sherbim te njerezve te krimit qe ka ne parlament, ne qeveri, ne administrate.  Sepse ne e dime se armiku me i madh i drejtesise eshte kapja politike, venia e drejtesise ne sherbim te krimit te veshur me pushtet, venia ne sherbim te trafikanteve te ulur ne karigen e deputeve e qeveritareve, e korrupsionit.

Ndaj dhe beme ate qe ju nuk e bete asnje dite te vetme ne 8 vjet kur ishit ne opozite.  U perfshime kaq intesivisht nje vit me pare dhe jemi po aq aktive ne reformen ne drejtesi sepse e dinim se nese nuk do ishim ne, ju do e kishit bere reformen sic e kishit planin e Rilindjes, te kapur e nenshtruar ne sherbim te ministrave te korruptuar, trafikante te droges, krimit te lidhur me pushtetin.

Deshmi e plote e kesaj qe po them,  eshte drafti kushtetutes i nje viti me pare, qe i jepte drejtesine teresisht ne dore Edi Rames, i jepte te gjitha organet e reja qe krijoheshin, ti emeronte ai te gjitha, te kishte ai dore te lire  ne kontrollin e plote te drejtesise.

Ne e dinim se po mos hynin ne, vrulli i arrogances do te fshinte nga faqja e dheut cdo gjyqtar e prokuror te ndershem qe do  te qendronte ne kembe nje minute kunder qeverise dhe do refuzonte sherbimet ndaj saj. Ne e dinim se nese nuk do ishim angazhuar ne edhe parteneret nuk do mund te ndihmonin ne ndertimin e nje reforme per nje drejtesi solide, te pergjegjshme ta pavarur te paaneshme. E denim se nuk do ishim ne nje vit me pare, byroja e hetimit do ishte nen ministrin e brendeshem, se ministri i qeverise, kryeministri do te emeronin, hetonin e largonin vete gjyqtaret,  sepse omni prezenenca e Ministrit ishte barbari juridike dhe shembje e plote e standarteve europiane.

Ishim te vetedijshem per rolin e opozites, beme ate qe ju nuk e bete kurre ne 8 vjet dhe ndoqem jo rrugen e lehte te bojkotit sic benit ju, por rrugen e veshtire, punen per konsesusin.  U veteofruam per te qene bashke dhe per ti provuar shqiptareve se ju nga dita e pare e niset me djallezi dhe hile kete process dhe se qellimi i vetem i reformes, ishte kapja politike. Ndaj punuam duke bere mbi 300 rekomandime,  1000 faqe analiza e rekomandime drejtuar Venezias dhe nderkombetareve, me shume se 1000 emaile dhe shkembime mendimesh mes eksperteve tane dhe nderkombetare
mijera ore pune gjate ketij viti.

Angazhuam Komisionin e Venecias, sepse ishte aleati me i besueshem dhe kryesor larg qellimeve afashkurtra dhe mbrojtesi me racional dhe i qendrueshem i parimeve dhe standarteve europiane per nje drejtesi me gjyqtare e prokurore jo  si ata qe kemi sot, qe e peson vetem qytetaret e thjeshte dhe opozita dhe krimi iken ne drejtim te paditur. Por per per nje drejtesi te afte te pergjegjshme, llogaridhenese, ndershkuese ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe  te pavarur nga qeveria e rradhes, te panenshtuar dhe pakontrolluar as nga Rama kryeminister,  as nga Basha kryeminister.

Ishte kjo pune e jashtezakonshme, por mbi te gjitha e sinqerte deri te cdo sekonde e opozites, eksperteve jashtezakonisht profesionale te saj, qe solli rrezimin e draftit  te Rilindjes plot 38 here nga Venezia, per te kerkuar futjen e reformes Kushtetutese ne shinat e standarteve Europiane, duke i hequr hilet e ulta te hartuara fshehtas qytetareve por edhe fshehtas ju deputeteve te majte e te djadhte.

Ne mengjesin e 22 korrikut reforma Kushtetuese u miratua me 140 vota. Opozita arriti te cmontonte kapjen politike qe ishte inskenuar. Eleminoi kapjen politike te KED, KLGJ, kapjen politike te KLP, te ILD,  te KKP (vetingut). Eleminoi kapjen politike te SPAK, vendosjen e Byrose nen hyqmin e Rames ne Ministrine e Brendshme. Por padyshim qe beri tolerime, ne favor te konsesusit, ne dem kompetencave presidenciale, te sigurise juridike per antaret e institucioneve, dhe per dhjetra ceshtje te tjera si ishte dhe neni idiot per detyrimin e Presidentit qe te zgjidhte brenda 5 diteve antaret e KED. Ky nen e te tjere u vendosen ne tekst nga PS vetem nga paranoja qe kishin ndaj Presidenti te Republikes dhe  asnje prej tyre nuk doli te kerkonte ndjese per kete paranoje te turpshme qe e futen implementimin e kushtetutes ne kolaps.

Ne te vertete, pavarsisht na pelqen apo jo ligji, ky nen apo ai nen i Kushtetutes, ato duhet te respektohen, duhet te zbatohen, pa asnje ekuiovok, zero, perfshi ketu nga qytetari i thjeshte, tek ne 140 deputetet qe e votuam ketu.

Dhe ky parim, zbatimi i perpikte i kushtetutes se 22 korrikut duhet te jete e vetmja linje qe duhet te ecet edhe per ligjet e paketes se reformes ne drejtesi. Edhe tek projektligji i vetingut qe kemi sot. Nuk ka patur asnje dileme, ne asnje sekonde PD per vetingun, per karantinen qe duhet te vendosen gjyqtaret e prokuroret e vendit per te larguar njehere e pergjithmone, gjyqtaret e prokuroret e paafte e te korruptuar.

E mbeshtetem ne parim qe para nje viti pa asnje ekuivok Vetingun dhe ndertimin e prokurorise special. E mbeshtetem me te gjitha votat opozites ne 22 korrik, vetingun bazuar ne rekomandimin e Venecias per nje process me standerta europiane qe mbante larg qeverine dhe pushtetin nga procesi.

Vetingu sipas Rilindjes nje vit me pare  ishte futja ne provim e gjithe gjyqtareve e prokuroreve me nje testim me goje, perfshi testin psiokologjik, te bere totalisht nga njerezit e Rilindjes dhe jo orange te pavarura, model ky teresisht socialist. Recidivist ne llojin e vet, pasi e kishin bere po te njejtet njerez te Rilindjes se sotme qe  ne vitin 2000 ku larguan gjyqtare dhe vendosen ne krye te gjykatave, nga shkalla e pare e Tiranes e deri tek e Larta, ministra, ish ministra, zevendesministra, deputetet i bene gjyqtare ne gjykate te larte, ministrin e bene kryetar te gjykates se larte, kryetarin e komisionit te ligjeve e bene kryetar te gjykates kushtetutese e keshtu me rradhe, ministra e zevendesministra antare te KLD. Por ama te gjithe keta Sali Berisha i respektoi ne mandate deri diten e fundit edhe pse nuk e meritonin nje minute me perjashtim te Ilir Pandes qe vertet qendroi i ekulibruar deri diten e fundit te mandatit.    Ky model i rilindjes qe gjendej ne rajon vetem tek si motra e saj Serbe qe e kishte zhvilluar testimin me goje kete 2 vjet me pare dhe kish deshtuar plotesisht.  Te njejtin model rilindja kish percaktuar edhe per njesite antikorupsion te cilat ne menyren me absurde te imagjinueshme do ishin nen ministrin e brendeshem. Ministri i brendeshem qe do hetonte ministrat e tjere. Paradoks total. Po aq paradoksal  ishte dhe propozimi i nje  modeli qe paraqiti Ukraina ne Venecia me nje parashikim iluminist qe te shkarkonte gjithe gjyqtaret e prokuroret e ti emeronte nga e para. Propozim qe morri pergjigjien e merituar nga Komisioni i Venecia.

Zonja deputete,

Zoterinj deputete,

Padyshim qe Vetingu, karantina per gjyqtaret e prokuroret ashtu sic eshte pershkruar ne Kushtetuten e 22 korrikut pas rrezimit ne 38 here te drafteve te qeverise eshte nje mase e rendesishme per te vendosur besimin e qytetareve tek gjyqtaret e prokuroret.

Ne kemi mbeshtetur hapur  qendrimin e Komisionit te Venezias se Vetingu eshte  Nje proces jo i zakonshem, i rralle por i nevojshem per te larguar gjyqtaret e prokuroret e korruptuar te paafte dhe te kapur politikisht e te nenshtruar dhe per ti ndare ata nga gjyqtaret e prokuroret e ndershem, te pavarur dhe jo sherbetore politike te qeverise. Por ne kete  process thote Venecia ka nje rrezik potencial qe krijon rrezikun e kapjes se gjyqesorit nga forca politike qe ka pushtetin (paragrafi 97-128 i Venecias).Ndaj Venecia kerkoi 2 kushte: pavarsi te instituioneve te reja qe do bejne vetingun, standrte europiane gjate spastrimit te drejtesise.  Ky process i perkoheshem  do te perfshinte tre kompomente

  1. kontrolli i pasurise
  2. kontrolli i figures
  3. kontrolli i aftesive profesionale.

Do te behej instituione krejtesisht te reja, qe do kryenin perkohesisht kete process dhe do te kishin pushtetin eksluziv per te kaluar ne karantine gjithe gjytaret e prokuroret e vendit dhe te ndanin njehere e mire shapin nga sheqeri, llumin nga te pastrit e te ndershmit, te pavarurit nga te nenshtruarit politik. 

Ky ishte konsesusi i 22 korrikut per Vetingun ne Kushtetute sipas nenit 179 te saj. Vetingun  duhet ta bejne eksluzivisht organet e reja, organet e reja teresisht te pavarura nga Rama, Basha apo Meta, Procis te behej Brenda standarteve europiane te Konvetes Europiane.

Por ku jemi sot? Ligji i sotem vjen ketu pa konsesusin e opozites. Ai eshte ne shkelje totale te Kushtetutes se 22 Korrikut

E kthen permbys Kushtetuten duke e kthyer procesin e vetingut teresisht ne favor te nje mazhorance politike. Dhunon standartet europiane dhe Konveten dhe si  i tille ose duhet te ndryshohet sipas amendamenteve te opozites.

Po perse ky draft bie ne kundershtim me kushtetuten e re

1 – Se pari, Vetingun duhet ta kryejne Komisioni i vetingut  qe do krijohet sipas Kushetutes, por antaret e Komisionit te Vetingut, nje komision i konceptuar si pavarur qe do kete pushtetin per te larguar gjyqtaret e prokuroret e korruptuar e te paafte,  sipas nenit 24 te ketij ligji do te jene nen monitorimin  e plote te kujt thoni ju? Te Edi Rames. Antaret e komisionit do ti monitoroje i Drejtori i DPPP qe eshte nje Alket Hyseni,  kryetar i komisionit te garancive statutore ne PS. Kaq me mjafton. Tani si mendoni ju, eshte ne perputhje me kushtetuten qe sekretari i partise te kontrolloje antaret e komisionit te Vetingut qe do pastroje gjyqtaret dhe qe ky komision te jete i pavarur pastaj?? Po as i PD nuk mund te jete neser, se kjo eshte barbari, eshte paradoks. Kete e kupton edhe vajza ime 10 vjec, nuk ka nevoje fare per super eksperte, qe te na mbushin mendjen, le pastaj edhe klithmat e Kryeministrit se medemek ekspertet europiane ngulin kembe qe ky Alket Hyseni duhet te kontrolloje antaret e Vetingut, dhe mqse ne qenkemi kunder kontrollit te tyre nga nje sekretar Partie, ne te PD qenkemi kunder BE dhe SHBA. Po ka njeri me mend qe e pranon kete?  Kjo e ka te shkruar ne balle. Fare duhet te beje opozita? Ti thote aferim kryeministrit qe kerkon te kontrolloje teresisht komisionin e vetingut? Askush nuk duhet ta shkoje nepermend qe opozita ketu apo gjetke, opozita e sotme apo e neserme ti thote po nje percaktimi te tille.

se dyti, ne kishim rrene dakord ne 22 korrik se vetingun, kontrollin e pasurise, kontrolin e njohurive dhe kontrolline figures per gjyqtaret do ta benin eksluzivisht komisioni i vetingut. Kete thote neni 179 e vijues i Kushetutes. Kurse p/ligji i njeanshem qe keni sjelle vendos rol aktiv dhe përcaktues organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), qe padyshim pasjell kontroll tërësor të Qeverisë në të gjithë komponentët e procesit të rivlerësimit duke lene jashtë cdo kontrolli apo drejtimi nga organet e vettingut. Ky fakt, bie ndesh me pikën 5, të nenit 179/b, ku specifikohet se rivlerësimi kryhet nga KPK. Gjithashtu, kjo bie ndesh me pikat 3 dhe 4 të Nenit Ç të Aneksit të Kushtetutës.

Se treti dhe me paradoksi sigurisht eshte kontrolli i figures se gjyqtareve e  prokuroreve ne kreu V.   Per te gjithe qytetaret por dhe per ju kolege qe nuk e keni lexuar ndoshta, gjyqtaret largohen nga detyra automatikisht, pavarsisht nese jane ose jo te pasur, jane ose profesioniste, jane ose jo te korruptuar apo te ndershem, te gjitha keto nuk kane rendesi, mjafton qe te ekzistoje nje foto e nje gjyqtari apo prokurori me nje person qe ka qene i denuar, gjyqtari apo prokurori iken nga detyra. Mjafton qe sipas nenit 34 te kete nje deshmimtar qe te thote se ka pare ne filan local nje gjyqtar apo nje prokuror me nje person qe eshte denuar, eshte i padenuar por i eshte ngritur akuze etj, vetem me kete deshmi gjyqtari e prokurori nga gjykata kushetutese e deri tek gjykata e shkalles se pare e nderpret karieren. Dhe me paradoksi eshte se kete nuk e ben komisioni i vetingut qe supozohet te jete i pavarur sipas kushetutes, por kete ben nje grup pune me  antare:

Drejtori i  SHPCB e ministrit te brendeshem, drejtori i Edi Rames per informacionin e klasifikuar te dy emerime politike, njerez te lidhur koke e kembe me partine socialiste.  Keta ddrejtore te Edi Rames dhe Saimir Tahirit sipas nenit .. do  mblidhen dhe do thone se gjyqtari x apo y duhet te ike nga detyra jo se eshte i korruptuar apo i paafte por se keta, drejtoret e Edi Rames medemek paskan foto dhe deshmimtare  se i paskan pare me njerez te papreshtatshem dhe duhet te largohen se ky medemek eshte standard europian.

Ky kapitull qe vendos gjyqtaret e prokuroret nga me i thjeshti deri tek gjykata kushtetutese e prokurori i pergjithshem nen vleresimin e drejtoreve te krysministrit dhe ministrit te brendeshem eshte barbari juridike, antikushtutese pasi bie ndesh me nenet 179 e vijues dhe  dhunon standertet eurpiane per nje gjykim te drejte e te provuar ne procesin e vetingut. Ky process i largimit te gjyqtareve e prokuroreve bazuar ne foto e deshmi te mbledhura nga drejtoret e Saimir Tahirit dhe Edi Rames eshte skandaloz, i paparnueshem, eshte selektiv dhe absurd. Ky jo vetem qe nuk eshte standart europian si thote Venecia dhe te pakten 8 here ne keto 10 vjet Gjykata e Strasburgut per largimin e gjyqtareve, por eshte sa qesharak aq edhe meskin per ne qe kerkohet ta miratojme.

Po ja ku jemi ne ketu. Na fotografoni, keni fotografi me te mire? Ne bashke me te denuarit per trafik nderkombetar droge, ne bashke me denuarit per trafik prostitucioni, grabitje. Merni fotot tani jut e mediat dhe 3 milion shqiptare qe na degjoni dhe nese eshte standart per ju,  na largoni te gjitheve, edhe ata qe jane trafikante dhe ne qe rrime me trafikante, beni vetingun e ketij lloji fare thjeshte duke u nisur nga fotot e kryeministrit me trafikantet qe i beri kryetar bashkie dhe deputete qe i solli ketu. Te shpetoje parlamenti njehere nga ky veting pastaj nese ky eshte standart europian ta bejme edhe per gjyqtaret e prokuroret. Nese nje leter apo fotografi  e nje drejtori te ministrit te brendeshem  qe prokuroi apo gjyqtari jane pare ne nje kafe me nje ish te denuar, mjafton, qe te ikin nga detyra, atehere te ikim e shporemi ne te paret nga kjo salle sepse deshmimtare kemi 3 milion shqiptare se si ne rrime ne trafikante ketu ne zemer te parlamentit dhe kemi kryetare bashkie trafikante.

Ky eshte standarti i dyfishte qe perdor kryeministri edhe tek ky projektligj dhe nuk ka ekspert qe te thote se gjyqtari apo prokurori duhet te largohen nga detyra me letra, foto apo deshmi te mbledhura nga drejtori i Edi Rames dhe Saimir Tahirit. Nuk ka ekspert qe te thote se gjyqtaret e krimeve te renda, prokuroet e krimve te renda, prokurorin e pergjithshem dhe antaret e gjykates Kushtetutese ne nje republike paralamentare duhet te kontrolloje drejtori i ministrit te brendeshem kushdo qofte ai sot apo neser, apo drejtori i kryeministrit, sot apo neser. Dhe le pastaj kur degjon dhe Edi Ramen qe thote se medemek meqenese ne opozita qenkemi kunder kontrollit te gjyqtareve dhe prokuroreve nga drejtori i ministrit te brendeshem dhe drejtori personal i Edi Rames, ne qenkemi kunder BE dhe kunder ShBA se medemek BE dhe SHBA ngulkan kembe se kontrollin e gjyqtareve e prokuroreve duhet doemos ta bejne  vetem drejtoret e Saimir Tahirit dhe Edi Rames.

Po cfare kujton ju  se opozita do i beje aferim Kryeministrit?

Le te dale ketu e te na thote kushdo se  qenka standart euoprian qe drejtoret e ministrit te brendshem dhe kryeministrit te kontrollojne gjyqtaret e prokuroret. Dhe se keshtu paskan dash edhe qytetaret reformen. Jo absolutisht. Qytetaret kane kerkuar qe te largohen gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar dhe te paafte qe nuk e justifikojne pasurine e tyre. Kete process qytetaret duan ta bejne shpejt por duhet ta bejne jo organet qe jane sot e gjithe diten dhe kane deshtuar, nuk duan ta bejne as Edi Rama sot e as Lulzim Basha neser kryeminister, por duhet ta bejne organe te pavarura nga politika dhe qeveria para se gjithash. Kete percakton qarte Kushetutea ne neniet 179 dhe anekset e saj, dhe cdo devvijim de e bente antikushtetues ligji. Do e bente ligjin te pavlere, nul dhe do te deshtonte reformen ne drejtesi, ne te njejten menyre, ne te njejten forme sic deshtoi Byroja KOmbetare e Hetimit qe do ndershkonte gjyqtare prokurore dhe politikane te korruptuar. E mbani mend propaganden 1 vit me pare.  Cfare nuk do bente Byroja, por Rama e donte nen vehte, nen ministrin e brendeshem qe i te hetonte korrupsionin e qeverise se tij. Paradoks total, qe deshtoi edhe pse u be me arrogance njelloj sic behet sot, me injorim te plote te konsesusit dhe standarteve europiane, njelloj si po behet sot, me qellim per ta patur nen vehte gjithe procesin, njelloj sic behet dhe sot. Dhe ja ku jemi pas nje viti sot, BKH qe do hetonte te paprekshmit qe e donin shqiptaret, nuk deshtoi se e kishte fajin populli por se keshtu e donte Edi Rama.

Zonja deputete

Zoterinj deputete

Qytetare shqiptare

Opozita e ka dhene voten e saj 100% ne 22 korrik per procesin me te thelle kushtetutes dhe sipas standarteve europiane per pastrimin radikal te drejtesise nga gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar, te paafte dhe te kapur politikisht, te njohur si veting.

Projektligji i sjelle sot nga qeveria eshte jashte cdo konsesusi, cdo standarti europian dhe bie dhunon kushtetuten e vendit.

Kryeministri kerkon qe pastrimin e drejtesise, kontrollin e gjyqtareve e prokuroreve ta beje ai me ministrat dhe drejtoret politike, dhe opozita e vendit, sic do opozite ne cdo vend demokratik nuk mund te pranoje kapjen politike te ketij procesi.

Ky projektligj dhunon hapur Kushtetuten e 22 korrikut dhe miratimi i tij ne menyre te njeanshme, pa konsesus rrezikon deshtimin e reformes, per te cilin fajtor njelloj se tek Byroja e Hetimit do te jete nje njeri Edi Rama.

Opozita nuk do e votoje nje projektligj pa konsesus qe dhunon Kushtetuten dhe standartet europiane. Opozita do ndjeke rruge ne mbrojtje te Kushtetutës se 22 korrikut per nje reforme ne drejtesi vetem dhe vetem sipas asaj Kushetute dhe bazuar ne standartet me te mira euroatlantike.

Ju faleminderit shume per vemendjen.


Fjala në Kuvend e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Eduard Halimi, 30 Gusht 2016