Të dashur motra dhe vëllezër,
I nderuar kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha,
Jo rastësisht sot gjendem në këtë ngjarje të Partisë Demokratike, për një arsye të vetme, thash vëllezër dhe motra, pasi PD na mundësoi të njohim vëllai vëllanë, motra motrën, na mundësoi që Dibra e Madhe dhe Peshkopia të jetë një qytet. Partia Demokratike na ofroi mundësinë të njohim tokën, truallin, historinë e Shqipërisë. Partia Demokratike hyri në zemrat tona, jo për inat të të tjerëve por për arsye të kombit dhe çështjes shqiptare. Jemi një territor i cili është njohur, si vend i njerëzve të mençur, të ditur, fisnikë, bujarë, të ditur, atdhetarë, patriotë, por një gjë duhet të dimë, Dibra është territor i cili eksporton mendjen dhe jo rastësisht sot kemi lagjen e dibranëve në Shkup, lagjen e dibranëve në Stamboll, lagjen e dibranëve në Tiranë, por një qytet dibran e kemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I kujtoj të gjitha këto për një arsye të vetme se nuk goxojmë ti tradhëtojmë, pasi dibranët qoftë në Shkup, në Stamboll, qoftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Tiranë janë demokratë. Dija e tyre na ofron dhe na inspiron që edhe ne ti mbetemi besnikë Partisë Demokratike. Të gjithë ata demokratë që janë në Amerikë dhe jashtë Dibre edhe para Luftës së II-të Botërore. Nuk jemi jabanxhinj në zhvillimet demokratike, por jemi tanët. Të nderuar vëllezër dhe motra, thash që Dibra është territor që eksporton mendje.
Por, a do të kishte kënaqësi më të madhe për ne dibranët, për ta thënë hapur dhe burrërisht, një ditë të kemi Lulzim Bashën kryeministër, birin e Dibrës, të kemi Sherefedin Shehun, kryetar të Bashkisë së Dibrës, kjo është kënaqësia dhe ardhmëria jonë.
Suksese të mëtejshme, ju faleminderit!
Fjala e kryetarit te Komunës së Dibrës së Madhe Ruzhdi Lata ne hapjen e fushates ne Diber per zgjedhjet kryebashkiak