Deputetë të Partisë Socialiste në sinkron me struktura kriminale të Bert Agës përpiqen të dezinformojnë opinionin publik për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Maqellarë.

E vërteta është krejt ndryshe.

  1. Në mesnatë banorët e Maqellarës kane kapur duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Dritan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve për Dibrën. Dionis Ymeri është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në Prokurori me date 1 shtator si anëtar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës.
  1. Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhënë mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga është kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anetar kryesor i grupit të strukturuar kriminal i cili në abuzim të detyrës së shefit të Komisariatit të Peshkopisë ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe ofron mbështetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore për operacionin e shperndarjes së parave në këmbim të votave.
  1. Cdo insinuate per perfshirje te deputetve te PD ne kete ngjarje eshte fabrikim i PS dhe strukturave kriminale te Bert ages ne policine e Shtetit.

PD i bën thirrje PS të distancohet nga ky grup i strukturuar kriminal.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator.

Partia Demokratike shpreh vlerësimin më të lartë për votuesit dibrane që po vazhdojnë të shprehin vullnetin e tyre me qytetari dhe i bën thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votime.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 11 Shtator 2016