Deri në këto momente që flasim, pjesëmarrja në zgjedhje është e kënaqshme.
Qytetarët po vijojnë votimin normalisht.
Unë ju bëj thirrje votuesve të dalin masivisht në votime pasi sot qytetarët e Dibrës kanë në dorë të vendosin për të ardhmen e tyre.
Qytetarët e Dibrës kanë dëshmuar se përfaqësojnë vlerat e demokracisë, as nuk tremben, as nuk shantazhohen , as nuk blihen.
Askush nuk e ndryshon dot vullnetin e tyre.
Sot, çdo njeri prej nesh, qytetarëve të Dibrës, ka në dorë me votën e tij të bëjë ndryshimin e madh për Dibrën dhe për të ardhmen tonë.
Të dashur bashkëqytetarë; Dilni masivisht dhe votoni me qytetari, me mençuri dibrane.
Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 11 Shtator 2015