I nderuar zoti Kryetar
Të nderuar zonja e zotërinj deputetë
Sot në seance parlamentare është propozuar projektligji per miratimin e aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2016.
Si deputete e re , natyrshëm jam shumë e vëmendshme në detaje të cdo projekt ligji, aq më tepër ato që kanë lidhje me buxhetin, për shkak se perfaqësoj në Kuvend nji zonë te varfër siç është qarku Dibër.
Them zonë të varfër momentalisht në ekonomi , infrastrukturë , në investimet buxhetore në arsim , shëndetësi , përkrahje sociale etj, në kontrast te plote kjo gjendje me pasuritë e shumta nëntokesore dhe mbitokësore, me nje natyrë dhe klimë te mrekullueshme, me banorë te arsimuar e arsimdashes, punëtore e të mencur.
Në çdo vend të botës demokratike diskutimi për buxhetin përbën rastin më të mirë të opozitës për të kontrolluar qeverine , per të fituar politikisht kur ekzekutivi nuk realizon premtimet apo nuk respekton ligjin e buxhetit, duke bere te mundur heqjen e cdo guri te murit qeverisjes , por sot perpara dibraneve nuk po përdor këte foltore për politikë por thjesht për të ngritur zërin sado pak mbi braktisjen e qeverisë te kësaj zone të Republikes se Shqipërisë.
Sot kam qëllim në këtë diskutim tju kujtojmë disa të vërteta :
Një proces auditimi i shoqerisë Grand Thorton nga projekti STAR ka raportuar 21 miliardë lekë borxhe vetem në 12 bashkitë kryesore të vendit .
Vetëm bashkia Dibër ka nji borxh prej 170 milion lekësh te reja .
Ky auditim raporton një kaos të vërtetë në bilancet e pushtetit vendor dhe një mungesë totale orientimi nga qeveria qendrore.
Përse ky ndryshim buxheti nuk i mban në vëmendje dhe përse nuk jua heq këtë barrë të rëndë qeverisjes vendore . ?
Përkundrazi , ulja me 2 miliardë e të ardhurave nga pushteti vendor (-12.1%),bie në sy ne këtë ndryshim buxheti .
Ulen shpenzimet per buxhetin vendor me 1.25 miliarde leke (-2.5%).
Investimet publike. Nuk ka një listë të projekteve të paraqituara në aktin normativ, duke e vështiresuar identifikimin e rialokimit të fondeve në projektet konkrete.
Jane ulur investimet ne “arsimin baze” (-2.5%), investimet ne “arsimin e larte” (-28%), investimet ne “kujdesin paresor” (-35%), “sherbimin kombetar te urgjences” (-47%), investimet ne “arsimin profesional” (-11.7%).
Dhe Ministrat të pranishëm duhet të na japin përgjigje për këtë
Po ju kujtoj se :
Grandi konkurues per vitet 2006_2013 për qarkun Dibër , konkretisht per rrethet Diber , Bulqize , Mat ishte rreth 3.5 miliard leke te reja
3,665,610,229 |
Diber 1,308,048,728 |
Bulqize
666,983,526 |
Mat
1,690,577,975 |
Fondi shqiptar i zhvillimit per vitet 2006 _2013 rreth 1.8 miliard
1,790,346,760 |
Diber 976,316,069 |
Bulqize
32,817,055 |
Mat
781,213,636 |
Ka tre vite që nga kjo qeveri , nuk është pare nji akt i miratuar prej tyre te impaktoje qoftë projektin më modest për Dibranët , Matjanët apo ne përgjithësi për veriun .
Nuk eshtë parashikuar por as nuk ka patur plot tre vite rrjesht asnji buxhet per asnji shkollë ne qarkun Dibër .
Nuk është parashikuar por edhe nuk ka patur plot tre vite asnji çerdhe , asnji qendër shendetesore .
Nuk ka asnji rruge te re , asnji rrugicë, asnji meter katror investim nuk gjen dot në këtë qark .
Por ka patur nji përkujdesje të madhe qeveritare qe cdo burim natyror tjua merrni, bile dhe duke vepruar pa pyetur fare banoret e Dibrës mbi vepra te tilla qe kane ndikim te madh ne territor si HEC i Skavices, që fshatra te saj i permbyt menjeherë.
Nuk permendet ne këte ndryshim buxheti asnji shifër për investime te mëdha . Ato i kane harruar qytetaret dibrane.
Nuk është ne gjendje nji qeveritar te na thotë sot kur do të perfundoje rruga e Arbrit . ?
Kush do ta marre me koncesion ndërtimin dhe administrimin ?, Sa investime ne ketë objekt do te parashikohen në këtë ndryshim buxheti ?, Sa vitin e ardhëshem ? dhe kështu me rradhë.
E gjetet projektin me volum të konsiderueshem të punimeve te realizuara në kete objekt ne vlerën rreth rreth 6.5 miliard leke deri ne vitin 2013. Mbeti aty ku e la Partia Demokratike .
Dhe me gjasa në kete rruge, aq të rendësishme për Dibranët ju nuk do te hidhni më asnje lek, dhe duket se do ta perfundoje qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike .
Ndryshimi në Buxhet që keni paraqitur sot është simbol i qartë i dështimit të kësaj qeverie, i paaftësisë, i korrupsionit dhe i krizës ekonomike, që ka pllakosur vendin vetëm për fajin tuaj dhe me shume se cdo qark kjo varferi ka pllakosur Dibrën .
Gjithashtu përseri vertetohet fakti se kjo qeveri nuk mbështet me buxhet zhvillimin e zonave qe tradicionalisht votojne kundër apo dhe faktin tjetër që kjo qeveri diskriminon financiarisht veriun e Republikes se Shqiperise.
Mungesa e tabelave analitike që tregojne detajimin e buxhetit sipas bashkive apo projekteve, eshte provë se procesi ligjbërës i miratimit te buxhetit apo ndryshimeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ka degraduar në një proces formal pa transparencë përkundrejt deputetëve dhe publikut, dhe që mbetet eksluzivitet i Qeverisë
Kjo eshte politika Juaj . Ushtro pushtet duke mbjellë varferi atu ku nuk ju votojne , dhe nga ana tjeter duke vëne në dispozicion te terë makinën e propagandes per te treguar te kundërtën .
Vendi, ashtu sic e shohim jo vetëm ne si opozite, është në kushtet e varferise ekonomike dhe te pasigurise per te ardhmen, ndersa për ata që nuk duan ta shohin realitetin dhe të dëgjojnë kambanat qe bien për nderhyrje, varferia që ditë pasdite rritet dhe tashme po kthehet ne realitet te prekshëm.
Kjo qeveri e majtë punon shume per te “varferit” sa qe rrit cdo ditë, muaj e vit numrin e tyre.
Në fakt, kjo keqqeverisje ne Diber e ne cdo strukture shteterore do te sjelle ne mënyre imediate domosdoshmerinë për të ndryshuar, për të vendosur gjërat në vend, për t’i thënë të zezës të zezë dhe të bardhës të bardhë. Dibranet do te vleresojne ata qe mendojne cfare duhet bërë për ta jo cfare duhet thenë . Me fjalë jane ngopur ka tre vite .
Ne Dibër besojmë se ju mbaron kontrata me qytetaret dibrane te djelën me zgjedhjet vendore dhe gjithashtu besojmë se te gjitha gjasat jane se pas disa muajsh ju perfundon kontrata me shqiptarët në të gjithë vendin .
Te shpetoje Dibra dhe te shpetoje Vendi .
Prandaj une do ta votoj kunder kete projektligj
Ju faleminderit
Fjala në Kuvend e deputetes Dhurata Çupi, 8 Shtator 2016