Nuk kisha menduar per te folur sot per kaosin qe po perjetojne maturantet.

Por dua t’i kthej nje pergjigje kryeministrit.

Se pari, te mos ofendoje profesoret e nderuar qe jane njekohesisht edhe deputete, sepse ai nuk eshte i afte te gjykoje per gradat dhe titujt e tyre shkencore.

Se dyti, sistemi i aplikuar ne qeverisjen e PD merrte per baze edhe meriten edhe preferencen, shmangte cdo lloj korrupsioni dhe nderhyrje partiake apo tarafesh dhe maturantet e dinin qe ne fillim te shtatorit degen ku kishin fituar.

Eshte pergjegjesi e qeverise qe maturantet:

-Nuk u orientuan per gruplendet preferenciale, te degeve qe donin te vazhdonin, para plotesimit te formularit.

-Nuk u informuan per lendet me zgjedhje dhe rendesine e seciles, ne llogaritjen e mesatares sipas profileve.

-Nuk eshte e aresyeshme qe, sot, me 8 shtator, 90% e maturanteve nuk dine akoma se ku do te studiojne.

-Nuk dine se si do te veprohet me fazen e dyte te aplikimit dhe a do te arrije te mbyllet ky proces para fillimit te vitit akademik ne fillim te tetorit (pra per nje muaj).

Dy fjale per projektligjin.

Projektligji që propozohet për miratim sot, synon ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë italiane, për realizimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe projektimit në nivel përfundimtar si dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave.

Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është të kontribuojë në përmirësimin dhe forcimin e planifikimit të rrjetit kryesor rrugor shqiptar gjatë akseve të Korridorit VIII dhe të forcojë potencialin e zhvillimit social-ekonomik të Shqipërisë dhe të vendeve fqinjë, në veçanti në aksin drejt Malit të Zi dhe Europës Veriore.

Qëllimi i programit është t’i japë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë instrumente projektuese, menjëherë të tenderueshme, për fuqizimin e qarkullimit përgjatë drejtimeve veri-jug dhe lindje-perëndim, nëpërmjet lehtësimeve për tre veprat e mëposhtme të infrastrukturës:

– Zgjerimin e rrugës nga Miloti në Shkodër;

– Krijimin e lidhjes direkte Vaqarr-Kavajë;

– Realizimin e By-pass-it të Elbasanit.

Marrja nga ana e qeverisë shqiptare të projekteve në shkallë përfundimtare, pra të tenderueshme, do të krijojë mundësinë për një ulje të ndjeshme të afateve për realizimin e këtyre tre veprave infrastrukturore të rëndësishme.

Në aktivitetin e projektimit do të bëhet një analizë e hollësishme, duke propozuar, për secilin segment rrugor, variantin më të mirë nga këndvështrimi teknik dhe ekonomik, në përputhje me rezultatet e analizës kosto/përfitim.

Pasi të jenë realizuar, këto vepra do të krijojnë mundësinë për:

  1. a) uljen e kostove operative të transportit rrugor;
  2. b) uljen e kohës së përshkimit të tyre;
  3. c) uljen e përqindjes së lartë të aksidenteve;

ç) rritjen e qëndrueshmërisë të infrastruktures rrugore shqiptare;

  1. d) favorizimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe të fluksit të mallrave e shkëmbimeve me vendet europiane, nëpërmjet krijimit të infrastrukturave të reja rrugore dhe fuqizimit të atyre ekzistuese,

Duke u bazuar ne keto avantazhe te këtij programi, Grupi Parlamentar i PD, do të votojë pro, miratimit te kësaj marrëveshjeje.

       Por një nga dështimet më të mëdha të kësaj maxhorance, gjatë tre viteve të qeverisjes së saj, janë investimet minimale në infrastrukturën rrugore.

       Investimet në rrugë janë pasqyra më e dobët e shpenzimeve publike në këto tre vitet e fundit.

       Në buxhetin e vitit 2016, qeveria i shkurtoi me 40% fondet për investime në rrjetin rrugor, duke i çuar ato në nivelin më të ulët të dhjete viteve të fundit, megjithëse Ministria e Transportit ka shpallur se, nevojat për investime në infrastrukturën rrugore të vendit, për ta sjellë atë në gjendje normale, janë më shumë se 2.5 miliardë euro.

       Fondi i dedikuar për transportin rrugor  nuk është i mjaftueshëm as për mirëmbajtjen e rrugëve.

       Në fund të gjashtë mujorit të parë të këtij viti, investimet në infrastrukturën rrugore janë realizuar vetëm 23% të fondit vjetor.

       Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, për ecurinë e projekteve të investimeve në infrastrukturen rrugore, për gjysmën e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 1.9 miliardë lekë nga 7.6 miliardë lekë të planifikuara për të gjithë vitin.

       Por edhe këto 7.6 miliardë lekë janë të copëzuara në 250 projekte.

Hallakatja e fondeve minimale në kaq shumë vepra, ka bërë që gjatë këtyre tre viteve, jo vetëm që nuk është ndërtuar asnjë vepër e re në infrastrukturën rrugore, por nuk ka përfunduar as edhe një nga veprat e nisura gjatë qeverisjes të Partisë Demokratike.

Pra mund të themi me bindje të plotë se maxhoranca qeverisëse ka dështuar në ndërtimin e rrugëve.

Ecurinë më të dobët e kanë pasur projektet e mëdha të infrastrukturës.

Nga 2.7 miliardë lekë që ishin planifikuar për by pass-et e Fierit dhe Vlorës, nuk është lëvruar asnjë lek në gjysmën e parë të këtij viti.

Në autostradën Tiranë-Elbasan, që prej qershorit 2013, pra prej tre vitesh, në 13 km e mbetura është punuar shumë pak, për të mos thënë që nuk është punuar fare.

By Pass-i i Fierit ishte gangrena e këtij sezoni veror.

Rruga e Arbrit u nis nga qeveria e Partise Demokratike. Kryeministri Rama atë nuk e perfundoi për tre vjet, dhe ende vazhdon ti mashtrojë dibranët, duke ju thënë që më votoni përsëri se do tua bëj mandatin tjetër.

Para një muaji kam qene në fshatrat e Mokrës dhe kam parë nga afër punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Me ato ritme që punohej atje dhe me volumet e mëdha të punës për të kryer, kjo rrugë do edhe 20 vjet qe të mbarojë.

Rruga Lin-Pogradec, e nisur gjatë qeverisjes së PD, nuk ka përfunduar ende. Edhe në kilometrin hyrës në qytetin e Pogradecit po punohet me ritme shumë të ulta. Gjendja e keqe e këtij kilometri ndikoi shumë negativisht në mjedis dhe në cilësinë e turizmit liqenor gjatë kësaj vere. Re të mëdha pluhuri mbulonin gjatë veres, pothuajse gjithë vijën liqenore të Pogradecit.

Rruga kombëtare Korçë-Ersekë, me gjatësi 17.5 km, e nisur në qershor të vitit 2013, duhej të kishte përfunduar në qershor 2015.

Për dy vjet radhazi ajo mbeti në mëshirë të fatit, në gjendje skandaloze, me gropa të thella, me pluhur dhe baltë, jashtë çdo standardi, duke u bërë një ferr i vërtetë për  me shume se 20 mije banorët te rretheve të Korçës dhe të Kolonjës, te cilet vuajne mungesen e saj per te derguar produktet bujqesore ne treg apo per te pritur turiste ne nje nga zonat me te bukura malore te vendit.

Edhe sot një pjesë e kësaj rruge vazhdon të jetë në këtë gjëndje.

Janë investimet publike direkt në infrastrukturë, që ndikojnë në rritjen ekonomike të vendit, dhe jo investimet e luksit për kulla dhe fasada, me kosto shumë të lartë dhe për efekt elektoral.

Investimet e luksit me kosto të lartë, rezultojnë sot si metoda më e mirë e kamufluar, por dhe më korruptive për të gllabëruar paratë e taksapaguesve shqiptarë.

U provua më së miri gjatë qeverisjes të Partisë Demokratike, ku rritja ekonomike u mbështet nga ndërtimi i akseve të reja që lidhin pikat kufitare te vendit me zonat më të pëlqyera të turizmit. Ndërtimi i këtyre akseve të reja ndikoi në një rritje të fortë të sektorëve të ndërtimit dhe të shërbimeve.

       Argumenti i qeverisë se investimet në infrastrukturën rrugore janë përqendruar në përmirësimin e sinjalistikës nuk është gjë tjetër veçse demagogji për të justifikuar mungesën e fondeve.

       Por fondet për investime publike mungojnë se arka e shtetit është bosh si pasojë e kontrabandës, evazionit të lartë fiskal dhe e korrupsionit qeveritar me tendera dhe konçesione abuzive. Per tre vjet, rezultojnë rreth tre miliardë euro te zhdukura nga arka e shtetit. Dhe kjo nuk pritet te ndaloje, por do te vazhdoje te intensifikohet.

       Nga ana tjetër qeveria justifikohet me përmirësimin e sinjalistikës, për të ulur numrin e aksidenteve rrugore. Por çfarë tregon realiteti? Aksidentet rrugore janë rritur ndjeshëm  dhe jetët e humbura nëpër to flasin për një bilanc lufte.

       Ekonomia dhe biznesi i ndershem jane drejt falimentimit, sepse te gjitha tenderat, koncesionet, pasurite dhe parate e shqiptareve i marin nje grup oligarkesh, te cilet jane fitues te paracaktuar, si miq te kryeministrit Rama.

       Varferia ka arritur atje ku nuk mban me, por nga ana tjeter po lulezon biznesi i drogës.

Prandaj qytetarët shqiptarë, kur tju drejtohen kutive të votimit, nuk duhet të bëjnë më atë gabim që bënë në zgjedhjet e kaluara, duke votuar këtë maxhorancë.


Fjala në Kuvend e deputetit, Gjergji Papa, 8 Shtator 2016