Karteli i drogës së Dibrës doli më në pah dy ditë më parë kur prokuroria ndaloi vëllain e shefit të komisariatit të Dibrës, Bert Aga, me një sasi droge të fortë, të llojit kokainë.
Ndërkohë që ai kapet me kokainë, vëllai po korr parcelat e veta me kanabis në Dibër dhe po ofron mbrojtjen e nevojshme për bandat e tjera që dhanë kontribut në zgjedhjet e 11 shtatorit.
Megjithë këto implikime të drejtpërdrejta në trafikun e drogës, Aga, ose agai i kanabisit në Dibër vazhdon të jetë në detyrë dhe ka mbështetjen e Tahirit dhe Edi Ramës.
Aga është po ashtu në krye të grupit të strukturuar që prishi zgjedhjet në Dibër, i kallëzuar në prokurori nga Partia Demokratike me 1 shtator.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorise të hetojë për faktet e paraqitura për krimin zgjedhor, dhe për implikimin e Agës në trafikun e drogës.
Ne e dimë pengesën që has organi i akuzës, pasi kreu i kartelit të drogës së Dibrës ka mbrojtjen e Tahirit dhe Ramës, por ndalimi i vëllait me kokainë është thjesht një hap.
Hetimi dhe veprimet e plota duhet të shkojnë tek kreu i kësaj organizate që është pikërisht shefi i komisariatit të Dibrës.
Karteli i drogës nuk mundet dhe nuk do ti shpëtojë dot ligjit, edhe nëse mbrohet deri në fund nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama.
Deklaratë e Partisë Demokratike, 27 shtator 2016