Të nderuar kolegë deputetë
Të nderuar qytetarë
Në këtë institucion ku miratohen ligje, ju prisni të miratohen ligje në shërbimin tuaj qytetarë.
Kjo pritje ndodhi vitin e parë, por kaluan tre vjet të kësaj qeverisje por ju jeni dëshmitarë që ligje për ju nuk miraton kjo mazhorancë, ajo miraton shoën e rradhës .
Biznesi: keq e më keq, biznesi i vogël me 1-4 të punësuar , që perben pjesën dërmuese të sipërmarrjeve shqiptare po vuan pasojat e tkurrjes se konsumit dhe presionit të lartë fiskal.
Në një ekonomi ku pak prodhojne dhe të gjithë duan të shesin, nuk ke cfarë pret.Bizneset e vogla do të jenë ato që po goditen më shume.Ato po gjenden në dilemën nëse do të arrijnë të mbijetojnë në këtë mjedis të vështirë ku dhe shumica e tyre po mbyllet? Ndërkohë investitorët e huaj dhe shoqatat e tyre po e thonë hapur që Shqipëria, jo vetëm nuk është tërheqëse më për ta, por po tentojnë largimin.E gjithë kjo, përballë indifirencës së qeverisë dhe mashtrimit të rradhës prej saj,se cdo gjë shkon mirë. Investitoret e huaj kanë perceptim negative mbi klimën e biznesit ne Shqipëri, duke u nisur nga niveli i përgjithshëm taksave të zbatuara;nga konkurenca e pandershme dhe monopoli dhe burokracia e qeverisë.Cdo gje për biznesin është keqësuar…
Pasiguria që ka zaptuar, detyroi dhe biznesmenin e huaj të tërhiqej nga Shqipëria. Investimi i tij ishte për resort turistik, 450 milion dollarë, me hotele 5 yje dhe gjithë komoditetet e tjera, kryesorja do të hapte 1200 vende të reja pune deri në 2018, si dhe do t’I jepte Shqipërisë pamjen e destinacioni turistik.Largimi i tij, për shkak të dhunës së ushtruar mbi të, tregoi qartë se në c’situate sigurie dhe në c’sistem drejtësie jetojmë.Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë.
Nuk e di si mund të presim të rritet fluksi i turistëve, cili minister përgjegjës për turizmin justifikon milionat e hedhur për reklamë tustike përballë dakortësisë së përpunimit të mbetjeve, në këto kushte pasigurie që është vendi..????Mjafton një foto e vetme e karvanit të plehrave që do importohen e paraqitur në mediat e huaja që turizmi shqiptar të mos ishte më i tillë.
Per promovimin, në programin e qeverisë jepen vetem dy fjali ,..realizim i pandërprerë i fushatës informuese dhe promovuese për imazhin e Shqipërisë turistike.
Por tani, kë imazh do reklamoni? Atë të Shqipërisë së ndotur dhe bregdeteve , ku pastërtia e mjedisit le shumë për dëshiruar dhe plus kësaj ndotje, shtohet pasiguria nga importi i mbetjeve??Bregdeti ndotet edhe nga nafta që është derdhur, por përgjegjësin nuk e mori vesh njeri.Faji u be qyrk e nuk e veshi njeri. Si gjithnje iku ne drejtim te paditur.
Ne nuk kemi as siguri ushqimore.., as garanci tek doganat për mallrat që hyjnë e jo më të kemi siguri nga mbettjet që do hyjnë…
Ju nuk keni nën kontroll as aeroportin,as doganat, ku në kushtet e një korrupsioni masiv, nuk tregohet as kur hyn në këtë vend dhe as kur del personi i kërkuar nga policia, as avione droge që ulen e ngrihen sipas dëshirës e jo më importin e mbetjeve…ku një zot e di c mbetje do jenë.Për të dakortësuar importin e mbetjeve, keni dhënë argumentin se ky biznes, do të hapë vende të reja pune. Pse nuk i hapni vendet e reja në turizëm? Pse nuk krijoni klimë të favorshme biznesi që pronarët e tyre të mos detyrohen të bëjnë shkurtime të vendeve të punës, apo më keq akoma të mbyllen?
Ndotje mjedisore, madje në tregues të frikshëm.Ç’është bërë për të? Asgjë-Rruga e Linit, vazhdon akoma problematike, dhe nuk po përfundon, shirat e këtyre ditëve e kanë vështirësuar kalimin në të, pa folur për ndotjen mjedisore.
Një mjedis i ndotur në ato zona që i kemi quajtur turistike, tani me kanabis..Shumë kush e kanë quajtur Korcën turistike, por raporti i agjensive sekrete tregon se në Bashkinë e Korces’ fshatrat: Dardhe, Vithkuq, Bozdovec lulëzon kanabisi, fshatra që i kemi quajtur turistike dhe sic u shpreh një banor i zonës në Vithkuq:hashashi është bërë pemë…e nuk shkojmë dot as për dru, makina të shtrenjta vijnë vërdallë e ne i menduam si turistë. Shyqyr thamë, por jo atë kishin tjetër punë..
Po kështu në Bashkinë Erseke, zona e Shelegunit, midis të tjerave..përmendet në raport për hashash, plus fshatrave të tjera në këtë bashki. Droge ne Devoll të Korces, Lozhan e deri ne Voskopojën turistike??
Kjo është ndotja që i keni bërë këtij vendi, nga ndotjet më të këqija për shqiptarët, por që jus jell para të sigurta, që do i përdorni këtë vit electoral.Persona të moshes për shkollë të mesme, e braktisin atë dhe punësohen në parcela hashashi..Kjo është ndotje dhe në arsimin dhe edukimin e brezit të ri.
Shqiptarët në ekonomi kanë arritur nivelet më të larta të varfërisë.Fatura afrofe të energjisë që shqiptarët nuk mund ti paguajnë, taksa të rritura që bizneset e vogla, jo vetëm e kanë vështirë ti paguajnë, por nuk marrin asnjë shërbim më cilësor si taksapagues
Duket se mungesa e investimeve në infrastrukturën e përpunimit të ujërave të zeza,investimet pa kriter në bregdet dhe lënia pas dore e kujdesit dhe mirëmbajtjes gjatë gjithë vitit për bregdetin, duket se na penalizojnë.
Droga:sipërfaqja e mbjellë me kanabis po mbulon gjithe territorin shqiptar.
Ky është sherbimi që ju dha kjo qeveri,o qytetarë shqiptarë, nje shtet me kanabis. Shqipëria karakterizohet si shtet i kanabisit..
Për cfarë shërbime ndaj qytetarit mund të flisni dhe të miratoni, kur ju nuk i zbatoni ato që miratoni, kur qytettarët pikërisht këtë ndjejnë:mungesë të dorës së shtetit në ndihmë të tyre..
Qytetarët ndihmojnë qytetarët, po shteti ku është??i ulur në këto karrige dhe duke menduar lëvizjen e rradhës për veten..
Gjej rastin të falenderoj “fundjavën ndryshe” që iu pergjigj apelit për të ndihmuar familjen në mjerim, që përvec të tjerëve kishte djalin e vogël me autizëm. Falenderoj fondacionin Emanuel dhe Dorkas për ndihmën që i dhanë kësaj familje në orendi e pajisje , pas bisedës që kam bërë më drejtuesit e tyre. Por kjo nuk zgjidh asgje, por gëzon sadopak këtë familje,sepse familja me tre femijë të vegjel, mes varfërisë ka dhe problemin e djalit që është autik.Por djali nuk merrte KEMP-in, sepse as prinderit nuk e ndiqnin dot procedurën.Askush nuk u kujdes.
Dhe prapë falenderoj personin qe e shoqeroi djalin dhe familjarin për të bere vizitat përkatëse.
Por shteti ku ishte???vetem në mbledhjen e rradhës pasi unë kam bërë publik rastin????
Iu shpreha falenderimet të gjithë atyre që ndihmuan, por dua t’jua bërë me dije edhe atyre skeptikëve që nuk besonin se do bënim gje, madje dhe punonjëse e medias, që në komentet e saj..nuk kap thelbin e problemit, nuk kap indiferencën e shtetit në raste të tilla..dhe i drejtohem: po ja arritëm, une dhe qytetarët, që ndihmojnë njëri tjetrin, tani të shohim vazhdimësinë…. E theksoj..sa e sa familje të tilla ka, që cdo natë që ngryset mendojnë si do bëjnë nesër, si do ushqehen??…
Sa fëmijë me aftësi të kufizuar ka dhe sa pak mundësi ose aspak kanë famijlet e tyre për ti integruar në shoqëri.
Sa e sa qytetarë i keni bërë të flasin me vete, se janë pushuar nga puna se bizneset po mbyllen e po falimentojne.Mirë që vende pune ata nuk po gjejnë po krijoni lehtësira të vetpunësohen dhe shkurtoni ato lukse qeveritare dhe përdorni ato fonde për të përfshirë familjet në varfëri ekstreme me ndihma..
Fonde në shëndetsi..t’I kishit përdorur fonde për qytetarët e atëherë mund të flisnit për shërbime siguruar atyre…qeveri e shëndetsisë falas, por situatat në spitale e maternitete e treguan këtë dhe akoma nuk ka përmirësime, e më kujtohet një zonjë në maternitet që u shpreh : “Zoti na ruajt”.
Heshtni më mirë për këtë shendetsi për të argumentuar të kundërtën…
Në këto tre vjet qeverisje…pamë një qeveri të koncesioneve, e aferave korruptive, e skandaleve..
E përdorët reformën tërritoriale si shpikjen e madhe, por sot bashkitë kanë problemin e fondeve..dhe për paga..plus kaosit në menaxhim…Jeta nuk zhvillohet vetëm në qendër të qyteteve… Kanë të drejtë të gjithë të jetojnë , por ju po jua vrisni dhe jetën , atë që ata e kanë të tyren…
Dua të citoj:”nuk mund të ketë sundim të ligjit, aty ku mafia bën politikën”.por ky citim merr vërtëtsinë tani, më shumë se kurdo, në cdo vit të qeverisjes suaj…
Problemi është se ekonomia nuk arrin të krijojë vende pune për të rinjtë që përfun dojnë studimet. Dhe ata me të drejtë kanë endrrën të shkojnë jashtë shtetit.Sepse tema e ditës është zyrtari i korruptuar, apo zyrtari i inkriminuar që kërkohet nga shtetet europiane, është mbyllja e bizneseve, eshtë kanabisi i mbjellë që jo vetëm është shtuar si sasi por dhe si përhapje gjeografike.
Kemi kaq kohë që flasim për skandalet tuaja në cdo aspect të qeverisjes suaj, sa here flasim nga kjo foltore, por vetëm se i keni shtuar skandalet duke i vrarë shpresën për tu berë më mirë ky vend.
E një qeveri e tille nuk e meriton të qëndrojë më gjatë!
Fjala në Kuvend e deputetes Eleina Qirici, 29 Shtator 2016