Me lejoni qe ta filloj kete fjalim duke cituar nje rilindas, nga keta fallcot e sotem, jo nga ata te ndriturit e historise sone! Citoj:

“Sot ne kemi një vendim sa të domosdoshëm aq edhe të rëndësishëm për nga pikëpamja e qasjes së zgjidhjeve mjedisore. Ky vendim përbën një lajm të mirë se ne po lëvizim në drejtimin e duhur. Sot të ndalosh importin e plehrave në Shqipëri nuk do të thotë thjesht dhe vetëm të pengosh ardhjen e tyre nga jashtë, por, përpara së gjithash, të ndryshosh mënyrën e të parit dhe të menduarit për mbetjet në Shqipëri.

E pra, me këtë vendim qeveria po dëshmon se mbetjet kërkon t’i konsiderojë jo më një problem, por një mundësi; t’i konsiderojë mbeturinat e brendshme një oportunitet, që duhen shfrytëzuar dhe jo një realitet që duhet mohuar, siç ka ndodhur deri tani.

Sot ne kemi një industri riciklimi në Shqipëri, por jemi të bindur se, nëse do t’i krijohen kushtet, industria do të kishte nevojë për t’u pesëfishuar apo dhjetëfishuar, për të përpunuar lëndën e parë vetëm nga Shqipëria.”

Ky fragment eshte marre nga fjalim i tre viteve me pare ne kete foltore i rilindasit Shalsi.

Fjalime te tilla te ngjashme nga ajo dite ka shume, por ky vlente te vecohej, sepse eshte pikerisht deputeti Shalsi i cilli sjell sot per votim nje nisem ligjore per Lejimin e Importit te Pleherava ne Shqiperi.

Kjo qe ka ndodhur nuk eshte metamorfoza e nje individi qe nga deputet e rrjedhimisht avokat i te drejtave te votuesve te vet, shendrrohet ne zedhenes te mafies se pleherave; qe nga deputet ne sherbim te qytetareve, shendrrohet ne sherbetor te mafies se plehereva.

Jo! Nuk eshte metamorfoze! Eshte thjeshte heqje e maskes se genjeshtres Rilindje!

Dhe genjeshtra do te vazhdoje te thote edhe sot, kur te perpiqet te mbroje e te argumentoje kete fatkeqesi ligjore qe i hap rrugen importit te pleherave ne Shqiperi.

Do te perpiqet te argumentoje qe eshte ligj me i mire se ai qe rrezoi ne vitin 2013.
Por, nese ligji i meparshem lejonte vetem importin e 45 mbetjeve te miratuara ne listen e gjelbert, ky ligj i sotem i kesaj qeverie, i hap rruge pa kufi jo thjeshte mbetjeve te riciklueshme, por edhe mbetjeve toksike e atyre spitalore!

Do te thote qe importi i pleherave do te ndihmoje industrine e perpunimit dhe biznesin vendas.
Por jo vetem qe nuk e kishte kete shqetesim tre vite me pare, perkundrazi, sipas INSTAT ne Shqiperi prodhohen reth 1 milione ton mbetje urbane ne vit, qe do te thote qe po te funksionoje ndarja e mbeturinave ne burim, ato dalin e mjaftojne per kapacitetet e biznesit vendas!

Do te thote qe do te hapen vende te reja pune, reth 1200.
Por si do t’i punesoni keto njerez, si Arditin 17 vjecar qe e vdiqet ne Sharre? Apo si ata qindra njerez qe punojne aty pa dorashka, pa maska, pa kushte, pa sigurime? Do t’i punesoni duke i vdekur?

Ajo qe eshte pak por e sigurt eshte fakti jo i 1200 me shume shqiptareve qe do marrin nje rroge ne fund te muajit, por i nje grushti pushtetaresh qe do te marrin disa miliona euro kur te kalojne kete ligj ne kurrriz te 3 milione qytetareve.

Ajo qe eshte pak por e sigurt eshte fakti qe do te shtohet numri i semundjeve dhe i te semureve. Dhe nese sot, nga ndotja e ajrit, ujit dhe cilesia e ushqimeve, semundjet kancerogjene jane perhapur si gripi, imagjinoni si do te jete pas disa vitesh kur te fillojne te na mbysin mbetjet toksike e spitalore qe lejon ky ligj!

Ajo qe eshte pak por e sigurt, eshte fakti qe edhe nese hapen 1200 vende te reja pune ne sektorin e pleherave, do te humbasin disa fish me shume vendet e punes ne sektorin e turizmit e bujqesise, sepse te jeni te sigurt, asnje turist nuk do te donte te shkonte me pushime ne nje vend qe do te konsiderohej koshi i pleherave te Europes!

Do te thote qe do te shtohen te ardhurat nga taksat.
Por e ka fjalen per te ardhurat e veta, shefit te vet dhe te mafies italiane te pleherave qe i ka sot nen sherbim.

Do te thote qe do te trajnohen tre specialiste dhe do te krijohet nje laborator per kontrollin.
Por kush eshte aq naiv sa te besoje se milionat e mafies se pleherave qe sot kane blere kryeministrin e vendit, do te mund t’i ndalin tre specialiste te punesuar si militante partie dhe nje laborator?

Do te thote qe eshte me standarte te Bashkimit Europian.
Por direktiva europiane flet qarte per kete gje kur thote se “cdo vend te menaxhoje mbetjet e veta sa me prane burimit”.
Per me teper, ky ligj as nuk eshte paraqitur dhe as nuk eshte shqyrtuar ne Komisionin e Integrimit Europian qe ka per detyre te shohe perputhshmerine me standartet dhe legjislacionin e BE-se.

Mbase do te thote edhe qe ky ligj na duhet per te hyre ne Bashkimin Europian.
Por nuk eshte aspak keshtu, kete ligj nuk e kerkon aspak BE, kete e kerkon thjeshte mafia e pleherave!

E ne kete pike, do te doja t’ju kujtoja nje serial te famshem italian, qe ata nga brezi im e siper besoj e mbajne mend, “Oktapodin”. Besoj mbani mend edhe dy personazhe sa kryesore, aq edhe negative, Tano Karidin dhe Espinozen. Besoj mbani mend qe edhe ne ate kohe kur luhej filmi, ketu e njezet vjet me pare, per mafian me fitimprurese se droga dhe lufte me te madhe se droga, behej per trenat me pleherat toksike.

E mbase ky Espinoza ne krye te qeverise e ka kuptuar qe me kanabisin e ka qelbur dhe kerkon burim tjeter fitimi, por duhet te kuptoje qe me importimin dhe depozitimin e pleherave ne Shqiperi do ta qelbi kete vend njehere e pergjithemone!

Te nderuar kolege, duke folur per kryeministrin e vendit, me lejoni te citoj edhe kete krye-rilindas nga fjalimi i tij i tre viteve me pare ne kete foletore. Citoj:

“Nga ana tjetër jam shumë krenar që sot ky Kuvend do të miratojë përfundimisht ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë. Ky Kuvend sot do të votojë për të çuar në vend një zotim solemn të marrë përpara publikut shqiptar dhe njëkohësisht për t’i dhënë mbështetjen e merituar një përpjekjeje të gjatë, deri edhe sfilitëse të shoqërisë civile dhe të gjithë faktorëve

Shqipëria sot lëngon mes plehrash. Shqipëria sot është vendi më problematik për sa i përket mbledhjes dhe trajtimit të plehrave në të gjithë hartën e Europës. Shqipëria sot nuk garanton asnjë standard europian, por jo vetëm europian, në trajtimin e plehrave.

Është krejtësisht e qartë që Shqipëria sot dhe nesër nuk mund të importojë plehra nga jashtë.

Ka vetëm një arsye pse mafia u drejtohet vendeve si Shqipëria për të dërguar plehra dhe ka vetëm një arsye pse qeveritë e vendeve si Shqipëria, të dobëta në standarde dhe të paafta për të kontrolluar ruajtjen e standardeve nëpër kufijtë e tyre, i hapin rrugë importit të plehrave. Arsyeja është shumë e thjeshtë: interesa të jashtëzakonshme financiare që lidhen me fatkeqësinë e kombeve që lëngojnë në mungesë të qeverive dhe të shteteve që u shërbejnë interesave të këtyre kombeve.

Ka vetëm dy kategori vendesh që importojnë plehra: ose vendet me standarde maksimale dhe me garanci maksimale, që i lejojnë vetes import edhe të mbeturinave më të rrezikshme, për shkak se kanë të gjitha aftësitë për t’i kontrolluar dhe për t’i trajtuar këto lloj mbeturinash, dhe vendet me standardet më të ulëta të kontrollit, madje inekzistente të përpunimit të tyre. Fatkeqësisht, Shqipëria që trashëgojmë bën pjesë tek të dytat dhe gjëja më e mirë që ne mund të bënim për Shqipërinë e rrënuar që trashëgojmë është ndalimi i importit të çdo lloj mbeturine.

Plehrat në Shqipëri nuk do të hyjnë asnjëherë deri ditën kur Shqipëria të jetë në gjendje t’i seleksionojë, t’i ndajë, t’i mbledhë, t’i përpunojë plehrat që prodhon vetë. Pastaj, në një epokë tjetër, mund të jetë e mundur, por deri kur të vijë ajo ditë ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër për të respektuar deri në fund popullin, për të respektuar deri në fund shëndetin e çdo qytetari dhe për të respektuar deri në fund interesin tonë kombëtar dhe publik. Nuk ka më plehra që të hyjnë në kufijtë e Republikës së Shqipërisë.”

Mbase Edi Rama e ka harruar kete zotim solemn, mbase deshiron ta harroje, apo mbase e kane bere ta harroje!

Por sot eshte detyra juaj, e te gjitheve ne, hiq deputetin Shalsi, qe ta bejme ta kujtoje!

Dhe qe t’ia kujtoni, ju sot nuk duhet te mendoni dhe votoni si deputete listash! Nuk duhet ta keni mendjen a do jeni apo jo ne liste vitin tjeter; e nese po, i sati, i pari, i pesti, apo i pesembedhjeti!

Sot duhet te votoni ashtu sikunder nuk keni votuar asnjehere me pare; kunder vullnetit te shefit!

Sot duhet te votoni si kurre me pare. Jo me moralin e kalbur dhe integritetin e humbur te politikanit, por me vetedijen e qytetarit dhe shtetarit te pergjegjshem!

Me vetedijen e te qenurit prind, gjysh apo gjyshe, vella apo moter, nip apo mbese, mik apo komshi;

Me vetedijen e familjarit qe familjen e vet do qe ta rrise ne nje vend te shendetshem

Me vetedijen e prindit qe femijen e vet do ta rrise ne kete vend

Sepse ndryshe nga shume votime te tjera ne kete parlament, kjo vote e juaja e sotmja, eshte e nje rendesie te vecante, sepse eshte nje takim me te ardhmen e femijeve tuaj!

E per ta mbyllur, nje fjale te fundit!

Nese sot votoni, si deri me tani, me dritshkurtesine e nje deputeti qe shpreson te jete perseri ne listen e shefit, apo nje politikani qe mendon thjeshte te beje nje dore lekesh e te iki nga ky vend, atehere vertetoni qe nuk rendesi importi apo jo i pleherave, por rendesi me imediate ka eksporti juaj!


Fjala në Kuvend e deputetit Gerti Bogdani, 22 Shtator 2016