Berisha: Ka vetëm një mundësi pse Rama lëpin dhe kapërdin të gjitha ç’ka thënë për plehrat; 4 milionë euro ryshfet në valixhe!

Ky vend nuk mund të ndëshkohet duke u shndërruar në vend plehrash e droge!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Të dashur qytetare dhe qytetarë!

Sot ju dëgjuat këtu ligjeratën më të gjatë të gënjeshtrës në historinë e këtij parlamenti. Njëriu që u ofron këto kohë shqiptarëve, si dëshmi e degradimit të tij të plotë qeverisës, intelektual dhe moral, njerëzor dhe të gjithanshëm, u ofron drogën, helmin, plehrat dhe prostitucionin. Një njëri që, në një kohë kur shqiptarët përballen me problemet më të rënda të jetesës, të sigurisë, të kafshatës, të punës, alternativë e vetme e tij është droga, prostitucioni, alternativë e vetme e tij është plehu, mashtrimi dhe plehrat.

Këtu kam per të cituar disa deklarata të tij për plehrat:

1)  Edi Rama, 3 tetor 2013

“Të gjithë ju, 1 milionë njerëzit që e kthyen 23 qeshorin në referendumin e madh popullor kundër plehrave dhe importit të plehrave, mësojeni sot dhe ju lutem përulësisht të mos e harroni kurrë deri ditën kur do të më mbani në këtë detyrë: Unë nuk do t’ju tradhëtoja kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë, për asnjë arsye, nuk do të bëja pas shpinës suaj asgjë që do të cënonte qoftë edhe një fije jetën, sigurinë, të ardhmen tuaj.”

2)  Edi Rama, 3 nëntor 2011

“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhetia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve…”

3) Edi Rama, 3 nentor 2011

“Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta fyesh popullin tënd duke e trajtuar si budalla.”

4)  Edi Rama, 3 tetor 2013

“Është krejtësisht e qartë që Shqipëria sot dhe nesër nuk mund të importojë plehra nga jashtë. Ka vetëm një arsye pse mafia u drejtohet vendeve si Shqipëria për të dërguar plehra dhe ka vetëm një arsye pse qeveritë e vendeve si Shqipëria, të dobëta në standarde dhe të paafta për të kontrolluar ruajtjen e standardeve nëpër kufijtë e tyre, i hapin rrugë importit të plehrave. Arsyeja është shumë e thjeshtë: interesa të jashtëzakonshme financiare që lidhen me fatkeqësinë e kombeve që lëngojnë në mungesë të qeverive dhe të shteteve që u shërbejnë interesave të këtyre kombeve.”

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Ky është njeriu që ligjëroi këtu dy orë mashtrime, këto janë deklaratat e tij tre a katër vite më parë për këtë çështje.

Një fjalë e urtë popullore thotë “kur nxjerr gënjeshtra për një gjë, fshiji buzët se ajo gjë të ka ngelur dhe në buzë”. Tani gënjeve dy orë për plehrat mos harro se në plehra përfshihet dhe haleja, ndaj fshiji mirë buzët se i ke plot me to, me këto që u the shqiptarëve. Dhe do të them një gjë; gënjeshtari është gjithmonë i lig por më i ligu i të gjithë gënjeshtarëve është hipokriti, ai është shkala supreme, ai varet në çengelin më të epërm të shtyllës së turpit. Edhe ti (Rama) atje e ke vendin, në shtyllën e turpit të kombit.

Kjo është një çështje kapitale, çështja e plehrave është një çështje kapitale për shqiptarët, në mënyrë absolute. Ka të bëjë, ndofta më shumë se çdo gjë, me sëmundjen, me epidemi, me shëndetin, me jetën e fëmijëve, të moshuarve dhe të qytetarëve në tërësi. Cfarë ka ndodhur?

Ky zotëri që e konsideronte akt tradhëtie kombëtare ligjin, i cili përcaktonte futjen e mbetjeve, plehrave jeshile, ky zotëri sot bëhet avokati më i tmerrshëm i futjes së tyre dhe ndryshon ligjin. Nëse ligji parë autorizimin e jepte për çdo rast me vendim të Këshillit të Ministrave, tani autorizimin e jep ministri, nga xhepi, natyrisht me telefon nga kryeministri. Nëse autorizimi jepej për 1 vit, këta e bënë për 2 vjet. Pra, shtroni pyetjen qytetarë; si ka mundësi kjo? Gënjeshtari ka vetëm një aleat, të pafajshëm. Aleati i gënjeshtarit është njëriu naiv. Për të mos qënë naivë le të shtrojmë pyetjen sot; si ka mundësi që ky njëri, që tre vjet më parë e quante tradhëti kombëtare futjen e plehrave, si ka mundësi që ky njeri, që detyroi 50-60 mijë socialistë për të firmosur referendumin për bllokimin e plehrave, si ka mundësi që ky njëri, që tre vjet më parë këtë e quante vepër të mafies i lëpin dhe i kapërdin të gjitha këto, shkelmon mbi të gjitha këto, shkelmon mbi veten e tij? Mundësia është një dhe vetëm një; 4 milionë euro ryshfet me valixhe. Dhe kjo është vetëm dora e parë.

Cfarë bëri në Elbasan ky zotëria? Dëgjoni aferën e Elbasanit, një aferë supermafioze ndër më të rrezikshmet. Në Elbasan qeveria zgjodhi një kompani të sapokrijuar, me një kapital 100 mijë lekë. I dha tenderin 17 milionë euro, koncension me partneritet. Kujt? Ufos, që do çmontojë nga kantoni i Tiçinos një djegës të viteve 70, i cili dhe vet është mbetje dhe pleh. Dhe kjo garanton në mënyrën më të sigurtë helmimin e atmosferës së ajrit në Elbasan ndërkohë që zotohet se nuk do importojë plehra për të djegur. Po ku kë be ti more. A e ndalove ti, sapo erdhe muajin e parë në 2013-tën? Po si u futën në Shqipëri 330 mijë ton mbetje të ndaluara, nga të cilat 30 mijë ton plastika, letra, etj etj? A i kishe të ndaluara këto. Po kush të beson ty? Pse ke degraduar në atë shkallë ti sa i beson gënjeshtrave të tua nuk ka njëri që i beson më! S’ka shqiptar që të beson më ty!

Pra, në kulmin e bllokimit janë futur, me dokumenta nga dogana, 330 mijë ton, pesë artikuj. Përveç kësaj janë importuar helme me mbetje metalike dhe drurore. Se druri i pallakuar digjet, ndërsa dryri i lyer, i llakuar kur digjet lëshon helme ndër më të rrezikshmet. Qeshni ju, se ju ka blere mafia s’keni faj, je viktimë e plehrave.

Me dt 10.07.2014 themelohet kompania Albteg, nga një person me 100 mijë lek.  Me datën 16.12.2014 komisioni vlerësimit shpall fituese këtë kompani pa asnjë eksperiencë më përpara. Një ditë më vonë, më dt 17.12.2014 qeveria nxjerr vendimin e kontratës, VKM për kontratën. Pra, me dt 16 nxjerr fituesin, me dt 17 nxjerr VKM-në e kontratës me kompaninë. A ka ndodhur ndonjëherë në botë kjo? A kanë të drejtë të ankohen pjesëmarrësit e tjerë? Po ku lënë larot të afrohen balot. Brenda datës 16-17.12.2014 u kryen 8 procedura, pra në dy ditë. Kur të fut hurin mbrapa mafia të bën këtë që ke bërë ti o zotëri. Koha për ankim nuk ekziston, koha për shqyrtim ankese nuk ekziston, koha per marrje mendimi nga ministrite e tjera nuk ekziston, pergjigje me shkrim komenteve nga mininistritë nuk ekziston, hartim kontrate nga departamenti ligjor, negocim kontrate mes palëve, firmosje kontrate, miratim vendimi. A nuk fluturon ky me pare mbrapa? Si ka mundësi që në dy ditë edhe shpall fituesin, edhe mbyll ankimin, edhe shqyrtimin, edhe i përgjigjesh me shkrim komenteve nga ministritë e tjera, edhe harton kontratën, edhe e negocion, edhe e firmos, bën edhe vendimin e qeverisë. Ku ka ndodhur kjo ndonjëherë?

Sa kushton një incenerator i ri? Kushton 18 milionë euro mesatarja. Ndërsa ky (Rama) merr inceneratorin e Tiçinos, i cili është jashtë kohës së përdorimit, është mbetje pleh dhe e sjell në Elbasan për tu dhënë qytetarëve të Elbasanit helme të sigurta të materieve që djeg.

Qytetarë ju po na dëgjoni dhe secili prej jush mund të ketë të drejtë të pyesi Sali Berishën sot se pse unë tre-katër vjet më parë e kam lejuar listën. Përgjigja ime është kjo dhe vetëm kjo:

Analizuar në retrospektivë unë besoj se s’duhet të kisha bërë atë veprim. Veprimin e bëra duke qënë i bindur se do kontrollonim çdo gjë, meqë do jepnim një vendim qeverie, rast pas rasti, të drejtën e importit. Por duke konstatuar këtë që ka ndodhur në 2014, që doganat kanë futur në kundërshtim flagrant me ligjin 333 mijë ton, unë nuk besoj se kjo do ndodhte. Ndaj dhe unë dal këtu me një rishqyrtim qëndrimit tim. Reflektoj se është helm, është pleh. Lëre se ç’thotë ky, se ky ska konceptet më elementare përveç zhgarravinave që bën. Dhe shikojini sa ngjajnë ato me shpellat. pse e bëj këtë? Kam një arsye tjetër të madhe. Cfarë ka ndodhur në Europë? Ka një direktivë europiane të 2016 krejt tjetër me të mëparshmen. A e dini kush e ka bërë planin e landfilleve në Shqipëri? Ekspertë europiane e kanë bërë, është bërë nga qeveria para nesh. Cfarë thotë sot direktiva? Kategroikisht, vendi lider në Europë ka zero landfille. Kjo nuk do të thotë që vendet e tjera duhet ti mbyllin. Por do të thotë që vendet e tjera do të ndjekin me seriozitetin më të madh tendencën.  Direktiva e re është themelore, ajo përcakton kalimin e ekonomisë nga ekonomi lineare në ekonomi cirkulare. Në këtë kontekst riciklimi është kryesore. Kjo përcakton se ndarja është kushti i të gjitha kushteve për mbetjet, të paktën në kategori; letër, dru, plastikë, metal, xham. Pra, ndarja si kusht i të gjitha kushteve për të mbajtur një qëndrim të përgjegjshëm, të qytetëruar e qeverisës ndaj plehrave. Kjo është direktiva e 2016 po ti nuk lexon.

Pse e kanë bërë këtë direktivë? Sepse me praktikat e para u pa që po i mbysnin vendet me plehra, u pa se landfillet janë varreza të dhimbshme pasy aty groposen plehra dhe helme që mund të duhen shekuj për t’u degraduar plotësisht. Pra, nuk kanë thënë të mbyllen landfillet por kanë orientuar të ecet drejt kësaj praktike. Vetëm një ufo që nuk jeton në këtë vend mund të pranojë gënjeshtrën bajate se 35 mijë vetë jetojnë me mbledhjen e plehrave. Këtë ta thonë ty sepse e dinë që ngaqë gënjen nga mëngjesi deri në darkë je i prirur të gjuash gënjeshtra në ajër për ti marrë e për ti qarkulluar ato.    Ndërkohë që nga ana tjetër thua se 85% e plehrave nuk mblidhen në Shqipëri.

Ne, duke mos importuar plehra, këto fabrika riciklimi për të cilat unë kam respekt, dhe nëse qeveria nxjerr ligje për ti subvencionuar ato dhe ndihmuar e lehtësuar jam plotësisht dakort, por s’jam kurrë më për import plehrash.      Vendet të cilave u krijohet mundësia të eksportojnë plehrat, janë   vende fatlume. Ato janë gati të paguajnë sasi kolosale për të hequr plehrat nga territori i tyre. Ato janë gati edhe të ti japin falas dhe të paguajnë siç kanë paguar këtë me valixhe. Ndryshe ti (Rama) këtë vetvrasje s’mund ta bëje dot. Vende të cilat kanë male me plehra janë gati të paguajnë shuma kolosale. Prisni ekspertët e plehut tani, ja u them unë. Dhe të cilave plehra? Edhe të biliogjikeve, shumë shpejt. Socialistët kishin negociuar per të bërë një are gjigande në Cërrik për të bërë një hale të mbetjeve të that a të sjella nga Greqia.  Ju sjell dokumenta nëse doni. Edhe ato nuk quheshin toksike.

A ka një alternativë? Këto shoqatat që flasin me mendtë e këtij e ky me mendt e tyre,  tani na thonë që janë 35 mijë që po mbledhin plehrat, nga ana tjetër thonë që po nuk importuam falimentojmë, e nga ana tjetër lëmë 33% të plehrave pa mbledhur. Importi çfarë do bëj? Importi do ti bëj plehrat prodhim dhe import 150% më shumë. Unë kam respekt për ato fabrikat, disa prej tyre kanë teknologji shumë të mirë, po nuk kanë kapacitetet e duhur. Madje, që ato të përpunojnë të gjitha plehrat e vendit ato duhet të paktën, minimumi të trefishojnë kapacitetet. Pse këto fabrika kërkojnë importin? Mbledhësit janë 2000-2500’ nga 35 mijë që thotë ky, dhe ata duan një pagesë kurse këto që importohen paguajnë doganë, paguajnë doganierë e ça s’pagiajnë për ti futur falas, madje nën dorë marrin dhe lëkë për to. Tani a mundet ne të pranojmë një gjë të tillë? A mundet ne të pranojmë të afrojmë Shqipërinë, në kuptimin absolut të fjalës, në kosh të plehrave?   Kur ne edhe pse i ndaluam ato, na mbetën pa përpunuar 83% e tyre, dhe nuk është shifër e Sali Berishës por e këtij këtu (Ramës).  A mundet që, në një sistem që po degradon me shpejtësinë më të madhe të bëhet kjo?

A e dini që para dy-tre netësh një nënë e re desh pësoi fatin e asaj të gjorës në maternitetin tjetër, te Mbretëresha Geraldinë? Pse? Sepse nuk kishte kirurg që t’a operonte. Dhe u operua kur i erdhi kirurgu nga QSUT.   Kur ka ndodhur që mjeku i maternitetit nuk operonte dot? E shkatërruat sistemin në një mënyrë të paimagjinueshme me korrupsionin që futët.

Ka ardhur koha të bëjmë një ligj.  Këtij njëriu (Ramës) t’i kufizojmë kohën, se ky është në gjëndje përçartjeje të vazhdueshme. A e dëgjuat në inaugurimin e HEC të Banjës. Ka nga ata që thonë se ske ndërtuar një kilometër rrugë në tre vjet tha, dhe numëronte kilometrat e ndërtuara nga Statcraft. O njëri, ti si qeveri ske ndërtuar një kilometër rrugë, ndërsa një kompani e vetme ka ndërtuar 97 kilometra rrugë. Kjo duhet të të trishtojë ty, duhet të të bëj të kapësh kokën me duar se je qeveria më kot në historinë e  këtij vendi. Rri i numëron kilometrat një kompanie private, që e ka sjellë Berisha në kohën e vet po pak rëndësi ka kjo, ajo do vazhdojë punën.

A e dini ju që investimet tuaja arrijnë në 3.2 miliardë lekë në tre vjet dhe ske ndërtuar asnjë kilometër rrugë, një shkollë të re, një spital të ri, një ujësjellës nga e para apo kanalizim. Që të gjitha zyra e rrush e kumbulla. Prandaj del dhe këndon këngën e Statcraftit se ndërtove 97 kilometra rrugë. Pra, ligji për të kufizuar kohën këtij njëriu, i cili përhap nga mëngjësi deri në darkë vetëm gënjeshtra. Ju them me sinqeritet që daja i tij, Koleka, pavarësisht se ishte i rrjedhur por mufka të tilla nuk këpuste, se kishte frikë diktatorin, kurse ky del këtu dhe gënjen gjysëm orë rrjesht, në fund këput dhe fyerje të denja vetëm për të.

Ky njëri është bërë një mega gjenerator gënjeshtrash i pashëmbullt.

Ndaj dhe një herë i bëj thirrje qytetarëve, të bëjmë gjithçka për të bllokuar këtë ligj sepse bëjmë gjënë më të mirë për shëndetin e fëmijëve tanë por dhe tonin dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi. Kjo shoqëri nuk mund të zhvillohet, ky vend nuk mund të ndëshkohet duke e shndërruar në vend droge, vend prostitucioni legal, duke e shndërruar në vend plehrash. Njëriu që do t’i bëj Shqipërisë këto është njëriu që do t’i bëj gjëmën shqiptarëve dhe Shqipërisë ndaj të ngrihemi kundër këtij veprimi të një njeriu që se ka për asgjë të kapërdijë çdo mashtrim që lëshon.


Fjala ne Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 29 Shtator 2016