Zyrtari kryesor i antimafias italiane që heton drogën e nisur cdo ditë nga Shqipëria për në vendin fqinj, Kataldo Mota, jep alarmin për sasitë e mëdha me kanabis, të pahasura më parë.
Edi Rama e mohon, por prokurori që heton direkt këtë aktivitet kriminal, përmend se vetëm në një javë janë kapur nga policia italiane 3 ton e 800 kg kanabis e mbërritur nga Shqipëria.
Edi Rama e mohon, por Kataldo Mota ka një akuzë të fortë; autoritetet shqiptare s’janë të interesuara për të luftuar drogën.
Këto denoncime janë bërë publike dje në kanalin RAI3, dhe i ka parë gjithë bota.
Deklaratat e prokurorit të antimafias, Mota, janë e vërteta e drogës në Shqipëri, që e di i madh e i vogël.
Ekonomia e drogës është e vetmja ekonomi që funksionon, ku janë orientuar të gjitha burimet dhe asetet.
E dinë të gjithë, por e thotë hapur një kultivues i Krujës për Rai3.
100 euro merren nga një bimë, 40 euro i merr policia.
40 eurot për policinë, janë 40 euro për fondin që ka ngritur Edi Rama për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, për të blerë votat si në Dibër, për të kapur zgjedhjet që po vijnë.
40 euro për secilën nga miliona rrënjë kanabis, janë paratë e krimit me të cilat Edi Rama dhe karteli i tij i drogës po sundojnë vendin, po drogojnë vendin, po destabilizojnë shoqërinë.
Droga po shkatërron shoqërinë, po shkakton vrasje, po helmon fëmijët, sigurinë e shkollave të ardhmen e tyre.
Nuk duhet ta lejojmë këtë të zezë të mbërthejë Shqipërinë.
Duhet të bashkohemi të gjithë e ti tregojmë vendin Edi Ramës e bandave të tij të drogës, të dëshmojmë se Shqipëria meriton zhvillim, rend e siguri, dhe jo drogë.
Deklarata për mediat e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 17 Tetor 2016