- Sipërfaqja e mbjellë me drogë është rritur nga 44.7 ha vitin e kaluar në 213.7 ha këtë vit
- Droga e 5-fishuar në territor është vepër e Al Kaponëve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës, është alternativa e Edi Ramës.
- Në gjithë këtë proces nuk kemi asnjë trafikant të arrestuar e të proceduar por veç fakir-fukarenjve që punojnë si skllevër bashkë me fëmijet e tyre në arat e kanabisit.
- Policia shqiptare sot pretendoi se kishte asgjësuar 99.8%. Pra, nëse dhjëtëra tonë drogë, afro 20 tonë të konfirmuara, ndoshta më shumë, të kapura nga policia italiane përfaqësojnë 0.2% të sasisë së drogës së prodhuar në Shqipëri këtë vit, atëherë flasim për një prodhim minimal prej 10 mijë tonë drogë këtë vit në Shqipëri.
- Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk kishin prioritet të luftonin kultivimin e drogës, por të luftonin opozitën, të luftonin median, të luftonin qytetarët që denonconin ditë për ditë njollën e drogës që hapej e përhapej, e gëlltiste hektarë të tërë në mbarë Shqipërinë.
- Qytetarët shqiptarë, demokratë e socialistë, pjesëtar të shoqërisë civile, ne gjendemi përballë shtetit narko-trafikant.Shteti ligjor në Shqipëri ka rënë, bashkë me të çdo garanci për lirinë dhe mirëqenien e çdo shqiptari. Ndaj ky kartel nuk na lë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të ngrihemi, të bashkohemi, të përballemi e ta rrëzojmë narko-kartelin që ka rrëzuar Republikën e Shqipërisë.
Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha
Të nderuar qytetarë, shumë prej jush mund të kenë ndjekur sotpërfundimin e raportimit të monitorimit të territorit shqiptar nga ajri, nga ana e partnerëve italianë, Guardia di Finanza dhe agjencive të tjera ligj zbatuese italiane.
Sot bashkë me kërkesën time për publikimin e plotë dhe të shpejtë të këtij raporti, dua t’ju njoftoj se edhe opozita është informuar zyrtarisht nga autoritetet italiane se pas vrojtimit të 17% tëterritorit të Shqipërisë nga ajri rezulton 5-fishim i sipërfaqes së mbjellur me drogë.
Pra, sipërfaqja e mbjellë me drogëështë rritur nga 44.7 ha vitin e kaluar në 213.7 ha këtë vit, një 5-fishim i sasisë, i sipërfaqes të mbjellë me drogë.
Bëhet fjalë të nderuar qytetarë jo për të gjithë territorin e Shqipërisë, por për vetëm 17% të territorit të vrojtuar, ndërkohë që 83% e territorit të Shqipërisë nuk ka arritur të vrojtohet.
Po kështu në këtë 17% të territorit tëvrojtuar ku kemi një 5-fishim të sipërfaqes të mbjellë me drogë, nuk ka arritur të vrojtohet cikli i parë prodhues i farës vietnameze sepse ajo është korrur javën e parë të qershorit, ndërkohë që vrojtimi nga ajri i partnerëve italianë ka nisur javën e tretë të qershorit.
Raportimet e medias italiane tregojnë për dhjetëra tonë drogë të ardhura nga Shqipëria që janë kapur në brigjet italiane, ndërkohë që policia shqiptare sot pretendoi se kishte asgjësuar 99.8%.
Pra, nëse këto dhjetëra tonë drogë, afro 20 tonë të konfirmuara, ndoshta më shumë, të kapura nga policia italiane përfaqësojnë 0.2% të sasisë së drogës së prodhuar në Shqipëri këtë vit, atëherë flasim për një prodhim minimal prej 10 mijë tonë drogë këtë vit në Shqipëri. Shifër që mund të jetë edhe dyfishi i kësaj.
Shqipëria është kthyer në hambarin më të madh të drogës në Europë. Ne e paralajmëruam. Ne kërkuam nisjen e monitorimit nga ajri dhe i kërkuam autoriteteve shqiptare, Kryeministrit, ministrit të Brendshëm të nisë parandalimin muaj më parë. Por Edi Rama dhe Saimir Tahiri në vend që të vepronin u tallën dhe sulmuan opozitën.
Sepse të parandalonin kultivimin e drogës, të parandalonin 5-fishimin në vetëm 17% të territorit do të thoshte të sulmonin interesat e veta.
Prandaj në gjithë këtë proces nuk kemi asnjë trafikant të arrestuar e të proceduar përveç fakir-fukarenjve që punojnë si skllevër bashkë me fëmijet e tyre në arat e kanabisit.
Prandaj habilajve e balilajve dhe ushtarëve të tyre nuk u hyn një ferrë në këmbë.
Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk kishin prioritet të luftonin kultivimin e drogës, por të luftonin opozitën, të luftonin median, të luftonin qytetarët që denonconin ditë për ditë njollën e drogës që hapej e përhapej, e gëlltiste hektarë të tërë në mbarë Shqipërinë.
Kishin prioritet të luftonin dhe denigronin ata prokurorë me integritet e të guximshëm që iu kundërvunë me guxim drogës, t’i pengonin në aksionin e tyre. Ndonëse nuk arritën dot që brenda tre ditëve të kësaj jave të konfiskoheshin 26 tonë drogë. Drogë e kartelit të drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin, të cilëve iu iku zëri, iu trash gjuha, në vend që të përgëzonin këtë aksion të Prokurorisë.
Droga ka përfshirë masivisht shoqërinë. Dje patë rastin e fundit dhe të bërë publik të nxënësve të shkollës së Paskuqanit, pasojat katastrofike për këta të rinj, për familjet e tyre. Por ju e dini fare mirë, siç e di edhe unë, e ndjek me shqetësim të përditshëm që konsumi i drogës në gjimnazet tona është rritur dhe po rritet dita –ditës.
Këto janëkonkluzionet që mund të nxjerrim nga të dhënat zyrtare të monitorimit:
E para: Shumëfishimi i sipërfaqes nga 44.7ha në 213.7 ha, 5-fishim i sipërfaqes vetëm në pjesën e monitoruar, që nuk është as 1/5-a e territorit të Shqipërisë.
E dyta: Parcelat e asgjësuara dhe të kapura ku trafikantët janë ndaluar kanë protagonistë vetëm Prokurorinë dhe policinë e vendeve fqinje. Sepse siç e keni parë policët e Saimir Tahirit, njerëzit që ka vënë në poste kyçe kanë qenë garant dhe pjesëmarrës në kultivimin e drogës.
E treta: Janë ndaluar dhe proceduar roje, njerëz të thjeshtë, fakir-fukarenj të punësuar në të zezë që marrin 20 mijë lekë (të vjetra) në ditë. Asnjë prej bosëve, prej peshqve të mëdhenj apo të mesëm, asnjë prej oficerëve të policisë që janë kujdestarë dhe garantë të drogës. Sepse këta narko-trafikantë me uniformë zakonisht kur bien në rrjetën e operacionit të prokurorisëlajmërohen në kohë nga shefat e tyre të mëdhenj dhe largohen në drejtim të paditur.
E kartërta: Shqipëria ka hyrë në syrin e ciklonit sa i përket drogës. Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mediat e lira të perëndimit kanë ngritur alarmin. Edi Rama eglendiset dhe krihet para ekraneve. Por nuk ka asnjë analizë, asnjë raport serioz për strukturimin e grupeve kriminale të drogës, për organizimin e tyre, për logjistikën e tyre, për lidhjet e tyre me krimin ndërkombëtar, gjithçka lihet në heshtje.
Të gjithë këta faktorë të marrë së bashku tregojnë qartë atë që e di sot i madh dhe i vogël; se qeveria është brenda, se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë brenda në organizatën më të madhe të drogës qëështë vetë qeveria; se këta janë Al Kaponët e drogës.Droga e 5-fishuar në territor është pra vepër e Al Kaponeve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës,është alternativa e Edi Ramës.
Sot Saimir Tahiri duhet të ishte një ministër i shkarkuar. E vërteta e drogës, e vërteta që ajo ka mbuluar vendin me një organizim mes Ramës, Tahirit dhe krimit është e vërteta e një perandorie financiare me qindra milionë euro, para të pista që Edi Rama i ka nëplan t’i fusë në zgjedhjet e ardhshme, para të krimit që sipas mediave ndërkombëtare që jo vetëm po destabilizojnë Shqipërinëpor edhe rajonin.
Sot, ndërkohë që Edi Rama zaptoi ekranet duke iu thënë shqiptarëve sa të mira janë plehrat që po ju sjell, me qëllim për të larguar vëmendjen nga të dhënat zyrtare të kultivimit dhe të trafikimit të drogës që tregojnë 5-fishimin, sot pra portali më i madh i lajmeve në perëndim “Huffington Post” botoi një analizë të gjendjes së drogës në Shqipëri, autori ështëLuke Coffey, drejtor i Qendrës për Politikë të Jashtme i Fondacionit Heritage. Një nga njohësit më të mirë dhe më të vlerësuar të politikës së jashtme amerikane i cili paralajëmroi në këtë analizë se droga shqiptare tashmë përbën rrezik për destabilizimin e gjithë Ballkanit dhe një problem për mbarë Europën.
Luke Coffey argumenton se një nga motivet e lejimit të drogës nga qeveria ështëmbajtja e pushtetit me anë të parave të drogës për vitet e ardhshme. Ai u bën thirrje Uashingtonit dhe qeverive europiane të merren seriozisht me gjendjen në Shqipëri.
Edi Rama ka bërë legalizim “de facto” të kësaj të keqe që po rrënon Shqipërinë, por duke e kontrolluar ai vetë me Tahirin e bandat e tij. Populli argat, emigrant, i burgosur ose skllav në fermën e madhe të drogës të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.
Saimir Tahiri nuk mund të qëndrojë më asnjë ditë në detyrë.
Qytetarë shqiptarë, demokratë e socialistë, pjesëtarë të shoqërisë civile: ne gjendemi përballë shtetit narko-trafikant. Shteti ligjor në Shqipëri ka rënë. Bashkë me tëçdo garanci për lirinë dhe mirëqenien e çdo shqiptari. Ndaj ky kartel nuk na lë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të ngrihemi, të bashkohemi, të përballemi e ta rrëzojmë narko-kartelin që ka rrëzuar Republikën e Shqipërisë.
Njoftim për media i Partisë Demokratike, 7 tetor 2016