Për dy orë më radhë Edi Rama u mundua, dhe jo për herë të parë, të justifikojë dështimin e tij me pranimet në universitet. Njeriu që si model të meritës dhe preferencës ka Elvis Roshin, Arben Ndokën, Artur Bushin, Armando Prengën e dhjetra deputetë që as dyert e universiteteve nuk i ka parë ndonjëherë, u flet për model pedagogëve e rektorëve të universiteteve. Njeriu që përdor kriminelë e trafikantë sa herë ka zgjedhje e kudo ka zgjedhje flet për meritë e vlera. Modeli i Ramës është krimi, është droga, është mashtrimi, ndaj ishte në siklet dhe në gjemba para pedagogëve, ndaj nuk i kupton dhe i përçmon kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Prandaj nuk i kupton dot maturantët e shkëlqyer që kërkojnë të marrin atë që duan e për të cilën kanë investuar dhe jo atë që kërkon tu japë Edi Rama me paaftësinë dhe arrogancën që e karakterizon.


Deklaratë e Partisë Demokratike, 24 Tetor 2016