Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e thellojnë edhe më shumë inkriminimin në kanabizimin e vendit, duke mohuar edhe pasojat më ekstreme që vijnë nga droga: vrasjet dhe ekzekutimet mafioze.
Jo vetëm i mohojnë, por i fshehin, i paraqesin si vetvrasje, ose për motive të tjera.
Kështu bënë me vrasjen një javë më parë të 36 vjecarit Besnik Pudja në Shëngjergj.
Në mënyrë kriminale, me urdhërin e Ramës e Tahirit për të mohuar drogën, ekzekutimi i Pudjës u paraqit si vetvrasje.
Partia Demokratike e denoncoi menjëherë si rast, por nuk pati reagim nga Tahiri dhe Rama.
Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimin për vrasje për hesapet e drogës.
Vetë babai i viktimës e ka denoncuar në media se djali i tij është ekzekutuar.
Kjo është viktima e 8 në këto 3 muaj me motiv drogën dhe parcelat me kanabis.
Këto janë pasojat e kanabizimit të vendit; konflikti, hasmëria, vrasjet.
Shoqëria po destabilizohet, droga ka pushtuar edhe shkollat tona.
I vetmi i pashqetësuar për këtë është Edi Rama.
Eshtë i pashqetësuar se nuk i interesojnë qytetarët, shkollat, fëmijët, rendi dhe siguria. I interesojnë vetëm paratë e drogës që do ti përdorë për të blerë e mbajtur pushtetin.
Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjendje, smund ta lejojnë këtë katastrofë.
Shqipëria pa Edi Ramën do jetë më mirë.
Familja, shkolla, rendi, e ardhmja do jene më mirë pa Edi Ramën.
Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 14 tetor 2016