Të dashur qytetarë

Sot në seancën plenare, diskutohet një projektligj procedurial , i emërtuar  si buxheti faktik i vitit 2015 , që në tetorin e 2016 në  pamje  të pare  duket  ka  pak   për   të    përcjellë tek  qytetarët  për vitin e shkuar, por në se synon të qartësosh atë  çka  shifrat  e  këtij   buxheti  pasqyrojnë,  petet e lakrorit hapen, e  ajo çka shihet nuk mbulohet dot nga largimi  I  Shkëlqim Canit  nga  kabineti .

Opozita  fjalën ka, po fjala e saj as ka qenë dje, thjesht retorikë politike dhe aq më pak është sot, kur kjo qeveri është  në  vitin  e  katërt  të  keqqeverisjes  së  shqiptarëve.

Sot,  shifrat  faktike   të  2015  si dhe raporti i kontrollit të lartë  të  shtetit, faktojnë    të  zezën  mbi  të  bardhë,  atë cka  dihet e provohet çdo ditë nga çdo shqiptar jashtë taborrit  të Ramës, rrënimi ekonomik  i vendit dhe humbja e çdo perspective  për  një  jetë  e  shoqëri  më  të  mirë.

 Rama shpesh e ka per merak te thote : Fanatiku nuk ndryshon mendje  por nuk ndryshon as argumente,,,,

I bej thirrje te lexoj shifrat  ,dikush  t’ia shpjegoje dhe te ndryshoje  argumentet mbrojtese   se  luajti  mendsh  dynjane.

Raporti  i zbatimit faktit të buxhetit, përmes shifrave, tabelave me ngjyra e pa ngjyra, jep përgjigjen e shumë pyetjeve që  në këtë parlament nuk kemi rreshtur së bëri, dhe  së akuzuari këtë qeveri e këtë kryeministër.

Ky raport, fakton përmes shifrave të vetë Qeverisë,  ecurinë e ekonomisë kombëtare për vitin 2015, si kanë operuar sektorët bazë të ekonomisë, si ka qenë raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve, importit dhe eksportit, të ardhurave për frymë, e shumë e shumë pyetje të tjera, të cilat  në një mënyrë masin dhe kenaqësinë e lumturinë e jetes  në  këtë  vend.

Sa e mirë ka qenë realisht cilësia e jetës së shqiptarëve e tregojnë përpos dhjetra fakteve e ngjarjeve, 300 mijë të larguarit nga Shqipëria e mes tyre  tanime  jane  bere  400 mjekë. Të jesh mjek do të thotë të kesh pas mundësinë të studjosh gjatë, të kesh një punë e profesion nga më të preferuarit.  Të jesh mjek e të emigrosh, do të thotë një gjë e madhe  nuk shkon në këtë vend, e kjo gjëja , e ka emrin Edi Rama.

Shifrat flasin, e tregojnë sa keq performoi ekonomia nën governancën e Ramës:

deficiti tregtar i 2015 u rrit me 1.6% krahasuar 2014; importet  ranë me 1.4%, ndërsa eksportet me 4.9% referuar 2014.

Loja e shifrave, është në merakun e propogandës së Kryefinancierit dhe Kryeministrit të kësaj qeverie.  E ndërsa, raportin ndërkombetar të 2015  “Doing Business” e përcollën si një fitore të qeverisjes së  tyre, teksa vleresimi për Shqipërinë përmirësohej me 40 vende, harruan t’u shpjegonin shqiptarvëe se përmirësimi bazohej në masat e ndërhyrjet  ligjore  të  2013  të  qeverisë  Berisha.

Po mendja e madhe për t’keq vet thonë shkodranët,    “DOING BUSINESS 2016” tregoi se Shqipëria kishte  humbur plot 35 vende nga vlerësimi i një viti më parë, për fatin e keq dhe  të  1 milion  shqiptarëve  të  varfëruar  e të zhgënjyer nga  kryeministri  që  e votuan.

Është Banka Botërore ajo që shprehet për përkeqësimin e indikatorëv kryesorë,

“të fillosh një biznes”, “furnizimi me energji elektrike, “regjistrimi i pronës” , “aksesi ne kreditim”, “pagesa e taksave” – rrjedhojë e  rritjes së barrës fiskale,

 Rezultati dihet ; Shqiperia më pak atraktive në rajon për investitorët e huaj, dhe më problematike dhe e pasigurtë për ata vendas e të huaj  (mjaft te kujtoni  investitorin 500  Mil.euro te masakruar), vend ku siguria është e rrënuar deri në institucionet e sigurisë së lartë kombëtare, siç është aeroporti Rinasit.  Rekordin e “good governancës”  e arritëm me  lejet  e  ndërtimit . Por  ka  dhe me keq kur mendon qe bizneset  jane nen kercenimin e gjobvenieve (Ketu nuk po flas per gjobat e shtetit) nga ana e  miqve  te  qeverise.

E ndërsa qeverisni keq e më keq, problemi është se qeverisimi me keq se i gjithë Rajoni, keq me taksat e  klimën ndaj biznesit, shprehet Raporti i Forbes-it, për korrupsionin dhe vetë Rama e di që nuk e kontrollon dot më, për borxhin publik  shkelët jo vetëm marrëveshjen me FMN, por dhe  kushtetute e  ligjin  qe  e kishim  vendosur ne kohen tone , borxhi publik jo me shume se  62 %.

Natyrisht, kur flitet për buxhetin faktin të vitit 2015, FMN shprehet se performanca e të ardhurave ne buxhet ishte zhgenjyese.

 Aksionet kundër informalitetit të drejtoreshës të shpërblyer si zvministre  sollën që të ardhurat totale të 2015 të rezultonin 19.7 miliarde lekë më të ulta sesa plani i rishikuar me aktet normative (-5%), nderkohë qe rezultuan 36 miliardë lekë me pak sesa planifikimi fillestar (-8.7%).

Performanca e doganave për 2015, është 35.5 miliarde leke (350 milione dollare) me pak sesa planifikimi fillestar “realist sipas qeverise kur prezantonte buxhetin e ketij viti”, ose 12% me pak.

13.5 ml eurot e Croën Agent  avulluan ,  e vetmja gje  qe do te mbahet mend  eshte se  ato euro   shërbyen vetëm për fjalën e thënë Administrata e Rames e korruptuar .

2015 shënoi uljen e të  ardhurave nga TVSH me 5.6 miliardë leke (-4.3%), rimbursimi TVSHsë nga 2014  u ul me 1.9 miliarde lekë/muaj  më pak,  akcizat rezultojne pothuasje 12.7 miliarde me te ulta sesa planifikimi fillestar duke konfirmuar nivelin e larte të evazionit dhe kontrabandes, sidomos ne  cigare  dhe  karburante.

2015, uli  me  6  miliardë   lekë (60 milione dollare, ose 17.1  % me pak) të ardhurat personale, u ulën taksat nacionale, dhe renta minerare  u ul me 26 milione dollarë.

Sigurisht, kjo ulje drastike e të ardhurave impaktoi shpenzimet të cilat për 2015 rezultojnë ;

420 milionë dollarë me te ulta sesa planifikimi fillestar,

dhe 258 milionë dollarë më të ulta sesa planifikimi i rishikuar me aktet normative.

Krekoset  Rama  ne ekrane  e ketu foltore , por se kuptoj per cfare …?

 te ikim nga shifrat  dhe te dalim te faktet ….

Mburret per pagat   qe  nuk janë prekur  fare  për  mbi  3 vjet ,  ?

Te ardhurat e disponueshme  sapo e tha ministri….. e perkthyer qe ne fund te muajit  teprojne  para ne xhepat e administrates…

e  pavertete e madhe .. nuk gjeni dot  nje punonjes  administrate , mjek, mesues, zyrtare te ndershem  qe te mbylli muajin  me shpenzimet , pyetini  me gjeni dhe  qofte ai nje socialist  i ndershem).

 mjeksësia rënkon jo vetëm nga korrupsioni,

Predikuat mjekesi falas , Jo vetem  qe  nuk ekziston , por ju siguroj  me fakte dhe emra konkret qe  ne Dr.pacientet kane  blere  dhe  serum  tek  farmacite  perballe…

Fotot e spitaleve të Ramës bëjnë xhiron  e  botës  se ngjajnë me  spitalet  e  luftës;

Pa  zotesine e  Tahirit  tani  duhet ti shtojme  ushtrine  qe  ose mbledh plehra ose duhet të korrë kanabis;

 Policia nuk të mbron kur duan të të vrasin, por të vë gjoba sipas planit,

Arsimi  pa  investime  (asnje shkolle e re apo kopesht ne Dr) ,  të  tjerat   ja shihni vetë, universitete me  kuota  të paplotësuara dhe studentë me rezultate të mira  pa  të   drejtë  studimi ;

cmimet  rriten  e  varfëria rritet ,

sheshet  me shatërvanë e shkurre të Rilindjes ndezin drita; shqiptarë të hutuar nga lloqe delirantësh për  legalizimin e kanabisit, plehrave e prostitucionit, nga cmenduritë e gjeopolitikës  që  turbullon  kosovarë  e  shqiparë  bashkë.

Edi Rama, vec një mendje si jotja mund të rrënonte kaq shume. 

Ju faleminderit


Fjala ne Kuvend e deputetit Igli Cara, 20 Tetor 2016