I nderuar zoti drejtues i seancës

Të nderuar kolegë

Sot shumica nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes na ka sjellë për shqyrtim,  
PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.10142, DATË 15.5.2009, “PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR 
 
TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TE  ARMATOSURA, 
TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS  
SË REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, 
TË POLICISË SË BURGJEVE, TË POLICISË SË MBROJTJES 

NGA ZJARRI DHE TË SHPËTIMIT E TË PUNONJËSVE 
TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

Më duhet ta pohoj që në krye, se, kjo është një farsë, madje një farsë e shëmtuar.

Në relacionin shoqërues të projektligjit, hartuesit janë rrekur që, nëpërmjet termave juridikë e administrativë  të krijojnë idenë se, ky ndryshim i propozuar në ligj është një gjë normale, që bëhet për të vendosur në vend një të drejtë të mohuar për rreth 100 punonjës të Aghencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. ( AISM ).

Në të njejtën gjatësi vale ishin edhe fjalët e mbajtura nga kolegët parafolës të shumicës.

Kjo është farsë dhe hipokrozi. Ua them unë,… pse !

Në relacion nuk shpjegohet, por edhe asnjë nga përfaqësuesit e shumicës nuk e ceku, shkakun e sjelljes së këtij ndryshimi tani, ndërkohë që boshllëku ligjor është krijuar që prej më shumë se dy vitesh, që nga koha kur, po ju vetë miratuat ligjin   65/2014 “PËR AGJENCINË E INTELIGJENCËS DHE SIGURISË SË MBROJTJES”.

Nuk ishte një harresë , problemi njihej.

Ishte një qëndrim i qëllimshëm politik.

Në AISM ende kishte punonjës të padëshiruar për Ministren e Mbrojtjes, të konsideruar “armiq”, të cilët do të flakeshin nga puna, ashtu sic u flakën. Dhe me sa duket ata nuk duhej të trajtoheshin me pagesa.

Dhjetra punonjës të AISM ushtarakë e civilë, të arsimuar, të trajnuar, të sprovuar me përvojë nga tre deri në 23 vjeçare u shporrën nga ky institucion.

Vlerat e tyre ishin vlerat e AISM dhe të ushtrisë shqiptare, pjesë e NATO, që nga viti 2009. AISM ishte nga shtyllat e rëndësishme të përfaqësimit të ushtrisë shqiptare në Aleancë, përherë i vlerësuar dhe i konsideruar

Me këmbëngulje habitëse zonja ministre e vazhdoi për tre vjet fushatën e spastrimit deri sa e bëri AISM thuajse zero. Ju kujtoj se po gjatë kësaj periudhe, (fundi i vitit 2015 ) nga Komiteti drejtues i NATO u cilësua se, Shqipëria rrëshqiti nga prodhuese, në konsumuese sigurie.

Pa zbatuar asnjë kriter u zëvendësuan profesionistët me lloj loj sigurimsash e të paaftësh, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me AISM- madje për shumë kohe në krye të këtij institucioni, në kundërshtim të hapur me përcaktimet e ligjit 65/2014, qëndroi një oficer telefonist apo radist, i cili përveç gradës nuk përmbushte asnjë kriter tjetër për të drejtuar AISM.

Për të pohuar të vërtetën duhet të përmend që kishte një vlerë të veçantë ishte JESMAN i Ministres, kopaçe në duart e saj.

U zëvendësuan profesionistët me fëmijët e miqve dhe të shokëve, me kushurinj e dërgesa partie, të cilët janë shumë ,shumë larg kryerjes së detyrave që i përcakton ligji, por sidoqofshin, ata janë fëmijët e miqve dhe të shokëve, kushurinj e dërgesa partie  prandaj u duhen plorësuar të drejtat e mohuara.

Ministrja e mbrojtjes e shikon dhe e trajton AISM si një detashment personal.

Në të vërtetë qëllimi prodhimit dhe i miratimit të ligjit 65/2014 ishte pikërisht privatizimi i AISM.

Nëse do të keni pak durim e dëshirë, apo kërshëri, ta krahasoni ligjin 65/2014 me ligjin paraardhës për AISM, do të shikoni qartësisht se ata në tërësi ngjajnë si dy pika uji. Ndryshimi kryesor është kalimi i AISM totalisht nën varësinë e Ministrit të Mbrojtjes

Nëse  Drejtorin e Përgjithshëm të AISM e dekretonte Presidenti i Republikës, me ndryshimet e bëra në vitin 2014, kjo kompetencë i kaloi ministrit, i cili vetë zgjedh, vetë emron, vetë shkarkon.

Po kështu ky ligj nuk la asnjë valvul apo shteg për përcjelljen në instanca të tjera informacionin e pavlerësuar, të papëlqyer apo që për ndonjë arsye është i pakëndshëm për Ministrin e Mbrojtjes.

Në këtë mënyrë AISM nga Agjenci e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes u shndërrua në Agjenci e Inteligjencës dhe Sigurisë së Ministres ( po deshe  Agjenci e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mimit )

Pasojat e kësaj politike tashmë dihen.

Kanakarët e saj në AISM nuk janë në gjendje të mbledhin e përcjellin informacion as për të shpëtuar fytyrën e ministers.

Mjafton t’ju sjell në mendje se me ligj  AISM duhet të mbledhë informacion e të bëjë vlerësime për zonat e interest.

Cfarë ndodh. Jeni të gjithë dëshmitarë. Fusha e stërvitjes ndërkombëtare në Bizë pranë Tiranës ishte e rrethuar me goxha parcela me Canabis Sativa, që do të thotë e rrethuar me banda kriminale.

AISM nuk di gjë dhe nuk mund të dijë. Kuptohet ë edhe ministrija nuk di gjë. Dhe pas kësaj vjen një show me akses në media nga më të rëndësishmet në botë.

E ngjashme ishte dhe situate me helikopterin që u rrëzua e u përmbyt ndërkohë që bënte transporte të paligjshme. AISM nuk kishte informacion, sic nuk kishte informacion se gatishmërija ishte e cënuar pasi pilotët punonin edhe në kompani private, sic nuk kishte informacion se hapsira ajrore dhe aeroportet qoftë dhe ato ushtarakë apo të improvizuar me kilometratë tërë përdoreshin e përdoren në ndihmë të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Të nderuar kolegë

Unë dua tju kujtoj se është pikërisht qëndrimi ekstrem politik ndaj AISM që e ka katandisur atë në një të sëmurë, që nuk mund të shërohet me shtesa sigurimesh që shkojnë në favor të kushërinjve, miqve e dërgesave partiake që e kanë zaptuar atë institucion.

Ky qëndrim ekstrem politik e ka fillesën që nga dita e parë e punës së zonjës Kodheli në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ju të gjithë e mbani mend besoj se zonja Ministria e Mbrojtjes kishte marrë përsipër një Mision të Pamundur, të pamundur realisht.

Për shkak se sigurimsat që e rrethonin shefin e saj tashmë Kryeministër, ia kishin mbushur atij mendjen, Ministrija duhej të vërtetonte se para, gjatë dhe menjëherë pas 21 Janarit 2011, krerët e lartë të opozitës së asaj kohe, ishin përgjuar nga AISM ( në atë kohë SHIU) nëpërmjet një aparature që kishte mbërritur në Shqipëri  në Qershor 2011, që do të thotë se në Janar me shumë gjasë ende nuk ishte prodhuar.

Të gjithë e mbajmë mend edhe ju sigurisht e mbani mend se afera e përgjimeve të 21 Janarit nga aparatura e SHIUT ishte një kalë i rëndësishëm beteje në luftën e opozitës për të ardhur në pushtet, vecanërisht në rrafsh ndërkombtar.

Mirëpo për shkak të disa datave kokëforta në dokumente zyrtare, jo vetëm shqiptare, kali i betejës u shfry si një tullumbace e cilësisë së dobët, duke i përplasur në baltën e turpit kalorsit që ia kishin hipur.

Kjo ishte e papranueshme për të sapoardhurit në pushtet.

Prandaj ministria u bë edhe hetuese edhe prokurore edhe gjykatëse dhe i shpalli fajtorë të gjitha ata punonjës të SHIU ( sot AISM ), që për shkak të detyrës, qoftë edhe vetëm e kishin parë me sy aparatin e famshëm. Të gjithë u shporrën nga institucioni, të cilit i kishin kushtuar jetën. Bashkë me ta u shporr edhe përvoja e tyre.

Pastaj erdhi zhgënjimi tjetër.

Organet e drejtësisë kërkojnë prova jo dëshira e pandehma ministrash e kryeministrash.

Filloi procesi i kërkimit të provave për krimin që nuk kishte ndodhur.

U përjashtuan, u transferuan u degdisën shumë punonjës të tjerë, shumica për shkak të dinjitetit normal njerëzor. Nuk mund të pohonin gjëra që nuk kishin ndodhur. Nuk mund të gjenin prova që nuk ekzistonin.

Pasojat – përvec atyre personale, rrënim edhe i mëtejshëm i AISM.

Prandaj që në krye thashë që kjo është një farsë Në relacionin që na është paraqitur në pikën e IX, ndër të tjera është shënuar :

“Ligji nr.65/2014, “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” nuk parashikon largime të parakohshme nga puna për efekt të vjetërsisë, por vetëm për efekt të ristrukturimeve, të paaftësive  fizike, të dorëheqjes vullnetare dhe kushte të tjera specifike.

Në këto kushte,  nga vrojtimi disavjeçar i largimeve për shkaqet e  sipërpërmendura parashikohet të largohen 2 (dy) punonjës në vit.”

Ndërsa e vërteta është se nga vrojtimi disa vjecar nga AISM janë larguar disa dhjetra punonjës në vit. Prandaj që në krye thashë që kjo është një farsë madje e shoqëruar me gënjeshtra.

Të nderuar kolegë,

Ju e shikoni se ka gjëra shumë më të rëndësishme në AISM, se sa ndryshimi i ligjit të sigurimeve në mënyrë që 100 kotelet e Ministres së Mbrojtjes, të kenë mundësi që pas vitit 2030 – sic thuhet në Relacion – të kenë mundësi të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore suplementare për pensione të parakohëshme.

Është shumë më e rëndësishme që ne të gjithë të kuptojmë e të dimë se cfarë ndodh me AISM, cili është niveli i informacionit që ky institucion mbledh, përpunon e përcjell, çfarë cilësish kanë njerëzit që punojnë në këtë institucion, çfarë kriteresh janë përdorur për rekrutimin apo përthithjen e tyre, cili është niveli i zbatimit të ligjit dhe ndjekjes e plotësimit të përparësive në sigurinë e vendit.

Unë kërkoj pezullimin e shtyrjen e shqyrtimit të këtij projektligji dhe njëkohësisht Komisioni kuvendor për Sigurinë të organizojë sa më shpejt kontroll të hollësishëm për gjendjen e punëve në AISM

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se cfarë bëhet me paratë e tyre, vecanërisht ato që shpenzohen për sigurinë.

Eshte detyrimi ynë minimal që t’i informojmë për këtë gjë.

Prioritet i kesaj qeverie nuk eshte me qytetari. Nen kujdesin e saj eshte 5 fishuar kultivimi i kanabisit në një vit.

  • Droga e 5-fishuar është vepër e Al Kaponeve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës, është alternativa qe ofron Edi Rama.
  • Në gjithë këtë proces nuk kemi asnjë trafikant të arrestuar e të proceduar

por veç fukarenjve që punojnë si skllevër bashkë me fëmijet e tyre në arat e kanabisit.

  • Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk kane prioritet të luftojne kultivimin e drogës,

por të luftojne e kercenojne opozitën,

të luftojne median,

të luftonin qytetarët që denoncojne ditë për ditë mbjelljen e drogës qe tashme ze hektarë të tërë në mbarë mendin.

  • Te nderuar qytetare te majte e te djathte pjesëtar të shoqërisë civile, ne sot gjendemi përballë shtetit narko-trafikant.

Do te  prek situaten e rende ne Mirdite dhe do te ve gishtin mbi pergjegjesit.

pas inspektimit qe i kemi bere nga afer  rrugeve qe lidhin fshatrat e ish komunave Mirdite, me qendren e Rrethit( Bashkine)

mund te them se jemi ne prag te izolimit.

Gjendja  ne terren tregon qarte qe kjo qeveri eshte qeveri e 0 investimeve, e mashtrimit, e premtimeve te pambajtura, e braktisjes dhe shtimit te veshtiresive te komunikimit dhe mosmarrjes se sherbimeve.

Ne tre vite qeverisje asnje investim ne rruge, por as dhe mirembajtje te tyre, edhe ku eshte nderhyre eshte bere me keq.

Rruget kane degraduar  sa dhe ata banoret qe kane makina i kane shkaterruar dhe eshte rikthyer ecja ne kembe me ore te tera.

Asnje meter rruge, te asfaltuar, asnje lopate cakull per rruget qe kane pesuar demtime qe i bejne te pakalurshme.

Premtuat

qe ne tre vite  do asfaltojne gjithe rruget qe lidhin zonat me qendren,

dhe ne 300 dite do te jene te gjitha me qakull dhe te mirembajtura.

Jo vetem nuk eshte mbajtur premtimi por as punetoret e mirembajtjes nuk jane me ne terren.

Problem ngelet ura Cekajve qe lidh Rreshenin me Bukmiren e kaqinarin sot,

mbi HEC-in Qaf- molles, ku ka probeme sa here shton lumi Fan i madh, pasi ka ndikuar dhe diga.

Rruga e Cekaj- Bukmire- kaqinar eshte premtuar nga e majta se nuk do ndryshoj projekti, dhe sot rruga ka nisur duke lene kete fshat te izoluar.

Projekti e zgjat gjurmen e rruges me 20 km dhe shmang krejtesisht Cekajt  si fshati me i dentuar nga baseni ujembledhes.

Prioritetet e kesaj qeverie  i ka kuptuar tashma cdo kush qe ka pese gram mend dhe syte me pa.

Pervec disa shesheve nga 300-400 m2 ne sheshet e qyteteve, asgje tjeter.

Po marrim investimin me te madh qeveri + bashki. Sheshin 1 7 miliard  leke.

  1. A ishte sheshi ne ate gjendje te keqe qe te futej prioritet ne krahasim me çdo fushe te zhvillimit e mbijeteses se Mirdites??
  2. Cilat jane vlerat historike qe restaurohen ose dalin ne pah nga ky investim???
  3. Sa vende pune perfitojne mirditoret??

4.Sa biznese hapen ose perfitojne nga ky investim??

  1. Kush mori pjese ne hartimin e ketij projekti??

Ky investim po shkatrron edhe ate simbolike  te historise se Mirdites.

As 10 mirditor nuk kan shanc te punesohen, bizneset aty afer  po pengojen  nga rremuja qe krijohet nga ndertimi.

Edhe guret flitet se jane marre nga jashte shqiperise.

Problem ngelet gjithashtu  shkolla e mesme Rreshen  qe u la qe te filloj rikonstruksioni i saj me fillimin e vitit shkollor, e te zhvillohet mesimi mbasdite.

Konstatohet nga Bashkia se eshte  prishur shkolla e mesme ne Rreshen vetem diten e pare qe ka nisur mesimi…!!!

Per kete mesimi zhvillohet mbasdite te shkolla 9 vjecare Pashko Vaso.

Ambjente te papershtatshme per mesim.

Pa derrase te zeze, mungesa ne libra madje vitet e para nuk kane asnje liber.

Mbetet problem transporti  i nxenesve mbasdite dhe per kete arsye  ka nxenes qe kane ndërprerë shkollen.

Imagjinoni sa  perfitojne dije femijet per kete vit shkollor.

Nuk mjafton kjo dhe paturpsia arrin deri aty sa na jepet lajmi i gezuar se Bashkia Mirdite filloj rikonstruksionin e plote te rruges Livadhi turkut-Qafe Merkurth.

Sinqerisht u gezova edhe une Por pa arritur te gezohem deri ne fund pashe se me rikonstruksion te plote kryetari i famshem nenkuptonte mbushjen e disa gropave.

U desh fillimi i rreshjeve e kho rruge perseri te jete veshtire per tu kaluar.

Mirdita me zonat e saj qe kane nje shtrirje gjeografike teper te madhe dhe varferia e braktisja tashme eshte prezente kudo, eshte ne prag izolimi nese nuk nderhyhet ne menyre urgjente,

nga Qeveria dhe pushteti lokal i Rilindjes me kryetarin e saj qe premtoi shume e as ne zyre nuk shkon dot,

madje ka ca dite qe eshte shperngulur me zyre diku ne hyrje te qytetit “afer vorrebe.”

Hashashi eshte problemi i madh, social shendetesor, kriminal.

Pushteti lokal nuk flet dot

sepse eshte pergjegjese dhe e implikuar drejtperdrejt bashke me policine.

Uroj qe te mos kete viktima.

Hashashizimi i territorit te Mirdites eshte nje alarm i madh pasi jo vetem ka pasoja sociale shendetesore, por dhe favorizon krimin, kontigjente te rinj dalin.

Vizioni juaj Rilindas eshte hashashizimi, mbetjet dhe vjedhjet!

Vizioni qeverise  BERISHA    percaktoi prioritet  qeverises infrastrukturen rrugore ,

ishte nje risi pozitive se si duhet qeverisur qe te kesh nje bilanc qeverises me ndikim ne zhvillimet afatgjate ekonomike .

Po qeverisja  juaj ,

a eshte bazuar ne prioritete afatgjate qe permiresojne zhvillimin ekonomik ?!!

Kryeministri sa rri  e flet për investime imagjinare të shkojë në Laç e të shikojë impaktin e “investimeve” të tij dhe drejtimin e kesaj bashkie nga njerez pa shkolle me precedente  penale e me pese emra.

Qindra familje  në ujë e qindra të tjera në rrezik permbytje nga rreshjet qe vijojne.

Asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë mbështetje financiare dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë.

I mashtrove qytetaret

i  lë  në mëshirë të fatit,

mos u fshih  me pseudo takime  te sajuara per te larguar vemendjen ,

ku dhe atyre që të thonë të vërtetën u mohon të drejtën e fjalës dhe madje i fyen pasi ne nje perballje je gjithmone inferior, injorant, i cekuilibruar ne saje te perkeqesimit te skizofrenise se hershme.

Qeveri e fasadave,

Te nderuar qytetare dua te pyes..

Cfare zhvillimi sjell investimi ne sheshin e Rreshenit?

Pse  kryetari  i  Bashkise ne Mirdite

nuk eshte prononcuar per mbjelljen e Mirdites me hasshash?

A duhet te pronomcohet kryetari i Bashkise Mirdite per situaten e mbjelljes hashashit ne gjithe teritorrin e saj dhe a ka pergjigjesi ligjore AI , kryepleqte e fshatrave ( te perzgjedhur nen perkujdesjen e vecante te tij ) bazuar ne ligjin ekzistues , denuar ne raste te ngjajshme kohe me pare edhe ne ndonje fshat te Mirdites ?!!!!

Tashme Mirditoret e bejne mire dallimin  midis avantazheve te qeverisjes Berisha  dhe industrise se hashashit me perkujdesje shteterore ne nivel lokal e qendror.

Sa per hashashizimin e Mirdites, do ju uroja rinise mirditore, qofshin keta te majte apo te djathe, te dilnin sa me pak te demtuar nga ky fenomen qe i futi  rilindja…!!


Fjala ne Kuvend e deputetes Albina Dede, 13 Tetor 2016