Çdo javë ndodh një ngjarje, një skandal që hedh poshtë propagandën e Edi Ramës për rendin, për shtetin që ai thotë se po bën. Cdo javë ka një ngjarje që dëshmon inkriminimin e tij e të ministrit të brendshëm dhe lidhjet që kanë me trafikun e me bandat.
Aksioni i kapjes së 21 tonë kanabis në Vlorë është një prej këtyre rasteve. Rama e Tahiri jo vetëm i bënë rezistencë prokurorisë për të mbrojtur deri në fund sasinë e madhe të drogës, por ia dolën të shpëtojnë kokat e këtij trafiku, duke nxjerrë në kërkim vetëm një agjent.
Sipas të dhënave te sigurta ky rrjet i organizuar komadohej pikërisht nga drejtori i Policisë së Vlorës, Jaert Cela, përmes shefit të postës së Selenicës, Enkeleid Greku, kunatit të këtij të fundit që administron skafet në Vlorë, Dhimitraq Janku, dhe shefit të krimit të organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila.
Gjurmët e Ramës dhe Tahirit, dhe urdhërat e tyre janë kudo ku mbrohet droga e krimi. U fsheh vrasja e 3 ditëve më parë në Shëngjergj. Një ekzekutim mafioz për hesapet e drogës, i 8-ti në muajt e fundit. Po kur ekzekutimet ndodhin për parcelat me Kanabis, ato nuk raportohen ose paraqiten si vetvrasje.
Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë armiqte e policise, tradhëtaret e burrave dhe grave në uniformë. Ata kanë krijuar paligjshmërinë më të madhe në vend, duke pesëfishuar parcelat me hashash që i menaxhojnë me kupolën e tyre të inkriminuar në Polici.
Kjo është e vërteta e drogës dhe e krimit që nuk fshihet dot nga sallat me regji qendrore.
Rendi, policia, shteti do të jenë më mirë pa Edi Ramën.
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 12 tetor 2016