Mbrëmë në Top Story, Erion Veliaj, jo vetëm nuk mbajti asnjë përgjegjësi për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e tij korruptiv e kriminal, por mori në mbrojtje edhe partnerin në biznes, kryesocialistin peqinas, të shpallur në kërkim por të mbrojtur nga Edi Rama, Edurim Teqja.

Veliaj vazhdon të mohojë vrasjen tragjike të 17-vjeçarit, dhe kërkon tia hedhë përgjegjësinë aleatit LSI, që drejton Inspektoriatin e Punës.

Por prokuroria nxjerr bllof Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, pasi në hetimet që ka bërë, rezulton se 17-vjeçari Ardit Gjoklaj është vrarë brenda kompanisë “3R” nga një fadromë që drejtohej nga një punonjës i kësaj firme.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Ardit Gjoklaj ishte punëtor sezonal në landfillin e Sharrës, i pa regjistruar, por i punësuar nga firma “3R” sh.p.k, e cila është një firmë e nënkontraktuar dhe merret me përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane, i cili edhe në momentin e gjetjes së tij ishte i veshuar me rrobat e punës. Ky shtetas kishte 1 muaj që kishte filluar punë.”– shprehet organi i akuzës.

Veliaj vijon me mashtrimin e tij duke thënë se 17-vjeçari ka vdekur shumë larg territorit të kompanisë.

Por hetimet e Prokurorisë tregojnë të kundërtën:

“Kufoma është gjetur midis mbeturinave në një largësi 2.2 metra nga muri rrethues perendimor dhe 5.5 metra nga shtylla e krahut veriperendimor të këtij kapanon”.

Veliaj mashtron sërish kur thotë se nuk ka ndërhyrë në ndalimin e reportazhit Publicus për çka ndodhi në Sharrë, pasi jo vetëm e ka ushtruar gjithë presonin që ai të mos transmetohej, por nëpëmjet kryetarit dhe këshllitarëve kamikazë të maxhorancës në këshillin bashkiak, ai është konfirmuar si censurues në dhjetra raste, edhe i fjalës së këshilltarëve të opozitës. Një shafqje kjo e turpshme që i ka hequr çdo legjitimitet këshillit bashkiak Tiranë.

Refreni i tij prej pinoku se do të japë dorëheqjen e bën gjithmonë e më shumë qesharak në sytë e opinionit publik këtë mashtrues e falsifikues patologjik. Ne i bëjmë sërish apel prokurorisë që të zbardhë sa më shpejt këtë ngjarje dhe ngjarjet e tjera ku Veliaj është i implikuar drejtpërdrejt, pasi drejtësia e vonuar është një drejtësi e mohuar.


Deklaratë e kreut të Këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, 18 tetor 2016

Dokumenti