E nderuar drejtuese e seancës

Dëgjova ministrin e Brendshëm që na ftonte të flisnim për ligjin e rëndësishëm të organeve të drejtësisë. Në fakt është i fundit që duhet të flaës. Është ai që e ka pranuar me gojën e tij që është gati të shkelë detyrimin për të shkelur një vendim gjykate. Jo vetëm aq por bën veprime që mund ta ëojnë përpara ligjit dhe hekurave, për evasion fiskal etj. Të gjithë këto janë të vogla në krahasim me lidhjet e tij që ka me trafikun e drogës. Ndaj, është e fundit që duhet të flaës për ligjet e drejtësiëë.

Në fakt unë do flas për këtë. Këtu, sot Parlamenti përballet me një shkelje skandaloze të Kushtetutës dhe rregullores. Kemi prej datës 6 tetor në shqyrtim, kemi edhe debatin për ligjin për organet e sistemit të drejtësisë. Është bërë debate dhe është mbyllur. Në këtë senacë e kemi bërë shumë të qartë. Ky ligj është antikushtetues sepse me këtë ligj Edi Rama kërkon të marrë që humbi në datën 21 Korrik në negociatën për miratimin e Kushtetutës. Negociata përfundoi me një tekst kushtetues të miratuar më 22 Korrik, sot në fuqi, i cili i heq mundësinë kryeministrit të kapë Këshillin e Lartë Gjyqsor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. i heq të gjithë filtrat që kërkonte kryeministrit që përmes të cilave të kapte anëtarët e këtyre dy këshillave të rëndësishëm. Por mesa duket nuk i del shpirti nga inati dhe pikërisht për këtë arsye ka kaq kohë që ka sjellë ligj në shkelje të Kushtetutës por për fat të keq, ajo për të cilën kam marrë fjalën sot, është shkelja tjetër skandaloze e bërë këtu nga një deputete e Parlamentit me bekimin e kryeministrit.

Dje pasdite është depozituar në Parlament një draft me 104 amendamente për këtë ligj. Një ligj i pamiratuar që ka më pak se 300 nene, amendohet nga një deputet i vetëm me 104 amendamente të tjera. Kjo është jo vetëm skandaloze sepse tregon shumë qartë se ëfarë konsiderate keni ju për Komisionin Parlamentar për Reformën në Drejtësi. Për ju nuk ka rëndësi sepse doni ta ndryshoni më pas ëdo gjë që bëhet me konsensus apo jo për mbi të gjitha ka një shkelje shumë të rëndë të procedurës. Rregullorja e Kuvendit parashikon që amendamentet paraqiten jo më vonë 24 orë nga seanca e debatit dhe miratimit. 24 orë kanë qënë në datën 5 tetor, seanca ka qënë në datën 6 tetor dhe paraqitja e 104 amendamenteve sot, me firmën e një deputeteje është në kundërshtim me rregulloren. Për rrjedhojë, këto amendamente duhet të tërhiqen menjëherë ose projekligji duhet të shkojë për rishqyrtim në Komisionin e Reformës në Drejtësi.

Tani po them dy fjalë në lidhje me atë që propozohet këtu. Të jetë keq është një gjë, por që ta bësh edhe me keq dhe ëm antikushtetuese një ligj do të thotë që ke një synim të vetëm. Kërkon kapjen kapjen politike të sistemit të drejtësië. Shumë e thjeshtë. Me propozimin që vjen nga kjo deputete e Parlamentit, kërkon rikthimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në versionin famëkeq të shtatorit 2015. Po ju lexoj se si përbëhet komisioni që do filtrojë kandidaturat në kundërshtim me Kushtetutën. Po kërkohet që të futet një komision ad hoc i cili do të filtrojë të gjithë kandidaturat që kanë të drejtë të konkurojnë për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqsor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Është antikushtetuese sepse Kushtetuta nuk e parashikon. Jeni duket e kthyer në versionin famëkeq të vitit 2015`ku mund ti përcaktohet emri i secilit anëtar dhe po ua them, këta janë ata që propozon deputetja; Avokati i Popullit, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dy avokatë, më i riu dhe më i vjetri në moshë që kanë dhënë në 5 vitet e fundit mësim në shkollën e Magjistraturës. Merat mund tua vendosim tani të dy këtyre. Një anëtar i rregullt nga Akademia e Shkencave, nga shkencat shoqërore dhe ky ka vetëm një emër.

Po ktheheni aty ku Komisioni i Venecias ua rrëzoi. Është shkelje e kushtetutës procedura që kërkoni të miratoni këto amendamente. Tërhiqeni përndryshe ky parlament po vendos një precedent të rrezikshëm.


Fjala në Kuvend e deputetit, Oerd Bylykbashi, 3 Nentor 2016