I nderuar z Kryetar
Unë e mora fjalën në emër të grupit për të diskutuar lidhur me temat që u hapën sot pavarësisht rendit të ditës, sepse megjithëse e kërkova fjalën mbas kryeministrit Rama në emër të grupit, nga situata që u krijua nuk arrita të paraqes pikëpamjet e grupit të PD për çështjet që stisi sot kryeministri Rama. Për këto pika do flas tani pikërisht për të paraqitur pikëpamjet e grupit parlamentar të PD lidhur me çështjet e integrimit që u diskutuan sot apo edhe me aktin skandaloz të kryeministrit shqiptar i cili u përpoq gjatë fushatës në SHBA të nxjerrë Presidentin e zgjedhur aktualisht si një fatkeqësi jo vetëm për Amerikën por edhe për njerëzimin.
Po e filloj me integrimin që mendernesh ai zotëria, me paturpësinë që e karakterizon po e përdor dhe e përdori edhe sot si kalë beteje duke vazhduar të mashtrojë pa pikën e turpit. Akuzohet Partia Demokratike se nuk e dashka integrimin e Shqipërisë. Dhe kush na akuzon?! Na akuzon djali i atij që në vitin 98 firmoste për varjen e poetëve, nipi i Spiro Kolekës, kryeministri aktual i vendit. Na akuzojnë ish ministra të Brendshëm dhe ish gjykatës së diktaturës që sot drejtojnë këtë grupin këtej. Akuzojnë Lulzim Bashën, Sali Berishën, Aldo Bumçin, Edi Palokën, se gjoja jemi në ata që nuk duam Europën dhe këta që na akuzojnë janë ata që duan Europën dhe integrimin. Djali i Sekretarit të Partisë së Punës së Shkodrës që sot ka ministër të Jashtëm, akuzon sot Jozefina Topallin se nuk e do integrimin. Këta janë ata që akuzojnë dhe këta jemi ne që akuzohemi.
Por le ti referohemi fakteve dhe të vërtetave për ato që kanë ndodhur këto vite ashtu siç i dimë të gjithë. Ishim ne këtëj të gjithë, Sali Berisha, Genc Ruli, Arben imami, Edi Paloka dhe qindra e qindra të tjerë që përmbysëm regjimin e këtyre këtej në vitin 90 dhe i hapën rrugën Shqipërisë drejt Europës dhe perëndimit. Më pas ishte po kjo parti, PD, që nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në. ishte po kjo parti që nënshkroi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ishte po PD-ja që liberalizoi vizat. Ishte Lulzim Basha ai që e nënshkroi dhe afroi vendin tek statusi kandidat për në BE. Por Rama çbënte ndërkohë?! Protesta në rrugë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Grevë urie për liberalizimin e vizave, bllokim të statusin të vendit kandidat duke mos votuar 3 ligjet e famshme me shkaqet nga më absurdet dhe më qesharaket. Me jepni qarkun e Fierit që të votoj, thoshte Rama. Nuk i votojmë ligjet, deklaronte këtu Gramoz Ruçi, se një punonjës demokrat në ujësjellësin e Tepelenës ka rrahur një punonjë socialist. Hapeni procesverbalin e Parlamentit se e keni aty. Ky ishte një nga arsyet se pse nuk votonin 3 ligjet në atë kohë. Këta janë ata që duan integrimin. Por a po bëjmë ne të njëjtën gjë që bënte Edi Rama dikur siç ka qef dhe kërkon ndonjëri që ta na barazojë?! E vetmja gjë që ishte në dorën tonë dhe që ne mund ta pengonim me votë ishte reforma në drejta që përmendet si kusht në raporin që sot e tundin socialsitët. Nuk i kishin numrat dhe aty mund të pëngonim. Por ne e votuam. Votuam ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Por nëse prisni që ne të mbyllim gojën për krimin që ka kapur shtetin, për dekriminalizimin, për ata që duan të kapin drejtësinë, nëse prisni të mbyllim gojën për drogën që po shkatërron këtë vend që po fuzizon krimin, po shkatërron ekonominë dhe po helmon fëmijët tanë në shkolla, nëse prisni që të mbështesim vjedhjen e votës së lirë, kapjen nga mafia të shtetit, nëse prisni të besojmë se gjoja po pendojmë integrimin, sigurisht që e keni gabim.
Ka vetëm një shkaktar që po integrimin integrimin, Edi Rama. Autorin i kriminalizimit të shtetit dhe i shkatërrimit të çdo standardi demokratik, është Edi Rama dhe këtë nuk po e themi vetëm ne. e patë sot që bënte pirueta megjithëse e menderosi dhe me paturpësi të vetëshpallë si simboli i vlerave demokratike, aq sa e përdori si argument se ky simboli i virtyteve dhe vlerave demokratike kishte reaguar ndaj kandidatit për President i SHBA-ve. U tha sot që vendimet në BE nuk i merr opozita shqiptare dhe këtë e di mirë edhe Rama. Ndaj sot nuk shpëtoni dot duke bërë atë që keni bërë rëndom këto 3 vjet duke akuzuar opozitën për çdo dështim tuajin. Sigurisht që negociatat do të hapen por do ti hapë Partia Demokratike dhe nuk do të happen tani me këtë qeveri e regjim.
Çështja e dytë e dytë është ajo e marrëdhënieve me SHBA-të. Ky zotëria kryeministër, pasi na bëri mëse qesharakë me fqinjët, guxoi edhe më shumë. Në Greqi tallen me injorancën e tij. Serbi e vë në lojë për deliret e tij. Njëherë i thotë që Rama është politikan më i zoti se unë, më pas i thotë që unë jam politika lokal dhe Edin e kemi lider botëror. Ky nuk arrin as të kuptojë një ironi që është e trashë por për fat të keq qendrimi ndaj Donald Trump ishte më shumë sesa injorancë apo delir, siç u trajtua edhe nga disa folës sot. Nuk ishte injorancë apo delir. E pamë dhe e dëgjuam sot të justifikohet dhe lëpihet siç e ka zakon, tipike për të të shtrihet barkas para të fortëve dhe të lëpijë qelbësirat që nxjerr nga goja atehere kur ndihet i kërcënuar. Është i menderosur. E pamë sot të justifikohet dhe të mahstrojë se gjoja aktin e tij e beri për Kosovën duke abuzuar me një tjetër mashtrim të miqve të tij serbë. U sqaro sot edhe më parë se kjo historia se gjoja Trump ka qënë kundër ndërhyrjes në Kosovë është një histori e sajuar nga mediat serbe të cilat Rama e mori me dëshirë të dhe dhe e përdori edhe sot prap.
Megjithëse stafi i Trump e përgënjeshtroi median serbe pikërisht për këtë, dhe sqaroi që Trump jo vetëm nuk ka qënë kundër ndërhyrjes në Kosovë por përkundrazi ishte për ndërhyrje tokësore, një ndërhyrje më efikase dhe do kursente shumë jetë nga shqiptarët që u bënë viktima të asaj lufte. Ky është qendrimi zyrtar i stafit të Donald Trump. I shpallur dhe i shprehur disa javë më parë. Por kjo nuk e pengoi kryeministrin që duke u zvarritur të nxjerrë të njëjtin justifikim. E bëra tha që të mbroj Kosovën. Në fakt kjo është një gështjeshtër e shpikur. Nuk e bëri as për Kosovën dhe as për Hillari Klinton. Klintonët do të kenë gjithnjë mirënjohjen e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë për atë që kanë bërë por ai zotëria nuk e bëri për mirënjohje por për krejt tjetër arsye. Akti dhe qendrimi i Ramës ndaj kandidatit, sot president i zgjedhur i SHBA-ve, është shumë më i rëndë, dhe si në disa raste të tjera ishte i sponsorizuar. Nuk lidhet me interesat e Kosovës dhe as me ato të Hillari Klinton, por lidhet me interesa të qarqeve okulte të cilat prej vitesh, që kur Rama ishte në Bashki të Tiranës, financojnë kryeministrin tonë, Edvin Rama. Këto janë interesa që cënohen me fitoren e Trumpit si President i SHBA-ve. Këtë nuk e them unë por e kanë deklaruar pjesëtarë të stafit të ngushtë të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump. Për të mbrojtur ato interesa okulte, Rama cënoi rëndë interesat e shqiptarëve duke rrezikuar seriozisht me qendrimet e tij marrëdhëniet me mikun më të madh e të rëndësishëm të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot për këtë akt ky duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe jo të ngrehej këtu si në majë të plehut. Sigurisht asnjë nga ne nuk e ka këtë iluzion që ky do jepte dorëheqje por ndërkohë kemi bindjen edhe më të përforcuar sot se janë shqiptarët jo vetëm, por me BE-në dhe SHBA-të, që do ta shporrin shumë shpejt për ti dhënë këtij vendi me zgjedhje të lira, qeverinë e duhur.
Ju faleminderit!
Fjala në Kuvend e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, 10 Nentor 2016