Jeni deshmitare te gjithe per denoncimin tim si deputete perballe Rames per inkriminimin e Zones time. Mirdites dhe gjithe qarkut te Lezhes.
Kam denoncuar para 6 muajsh per mbulimin e Mirdites me Hashash, dhe menaxhimin e saj nga pushteti lokal dhe kryetari i Bashkise Mirdite, bashke me policine e shtetiti dhe grupet kriminale.
Policia e Tahirit dhe Tahirsat e Lezhes sajuan incident me eskorten e Kryetarit te parlamentit, kur une shkoja me pushime me familjen.
I kisha prekur ne kallo kanabistet e policise.
Sot ka nje degradim total te shtetit.

Eshte tejkaluar edhe perdorimi I ushtrise se Kodhelit.

Populli duhet te mbushe rruge e bulevarde.

Duhet ti bejme apel aleateve strategjike ne NATO te ndihmojne shqip taret ne ndaljen emergjente te veprimit kriminal te kesaj bande ne pushtet.

Edi Rama duhet te dorehiqet urgjent e nje qeveri teknike ta coje vendin ne zgjedhje.

Prrsidenti dhe Keshilli I Sigurise kombetare po injorohen.

Eshte rikthyer terminologjia e praktika bolshevike.

Kryeministri mitoman e I papergjeshem po shperdoron financat e shtetit.

Edi Rama me dashje po hap hendeqe kombetare me Kosoven duke injoruar si institucionet kosovare po ashtu dhe aleatet euro-atlantike qe jane investuar ne Kosove.

Kjo indirekt eshte perqasje me politiken e mbrapshte ruso-sllave ne Ballkan.

Askush ne vend nuk ka siguri.

Ate qe nuk e grabisin qeveritaret diten
e vjedhin pa droje hajdutet naten.
Edhe turkoshaket e Haxhi Qamilit do ta kishin lakmi Edi Ramen.

Shqioeria sot eshte ferr per shqiptaret e nese dhe pak lejohet te vazhdoje do t’ja shohe sherrin mbare Europa!

Sot shqiptaret jane ne lufte,
jo me pushtues klasike
por me krimin qeveritar!

Nuk ka me kohe.!!!
• Ne opozita jemi kundër projektligjit

• jemi skeptikë për mënyrën e funksionimit të sporteleve të ISSH-së që do të kalojnë tek ADISA,
• pasi mendojme se prekin një fashë të gjerë moshash që kanë nevojë për shërbimet që ofron ky institucion, sidomos mosha e tretë.

• Qytetarëve do t’u shtohen hallka të panevojshme dhe nuk do të marrinshërbimin e duhur nga specialistët pritës në sportelet e ADISA-s, pasi krijohet një lloj shkëputjeje e institucionit me qytetarët.Gjuthashtu edhe Zgjedhja e modelit gjeorgjian si shembull për t’u ndjekur dhe jo modelet e vendeve të rajonit apo modelet europiane të ofrimit te
k ëtyre shërbimeve, lë për të dyshuar në cilësinë e ofrimit të tyre.

• Po ashtu edhe Paqartësia që ka qeveria për kete na jep të drejtë ne anëtarëve të opozitës të kuptojme se qëllimi kryesor i këtij projektligji është:

• spastrimi politik i administratës, largimi i punonjësve të kualifikuar, me eksperiencë dhe zëvendësimi i tyre me militantë të partisë në pushtet sic keni bere ne cdo institucion deri tani.

• Ashtu sic larguat nga soitalet profesionistet, duke i shnderruar ato ne spitale qe as punen e nje QSh nuk bejne tani kur mungojne ne rrethe mjeket specialiste aparaturat, ekzzminimet, laboratoret, medikamentet, pajisjet mjeksore, Radio skopite, filmat e grafive, gjithcka dhe gjithkush orjentohet drejt privatit.
• Per cfare sherbimesh flisni kur i keni braktis qytetaret, i keni shtu varferine, mjerimin,
• Kur keni si qellim te vetem vjedhjen.
• Vjedhjen e parave qe duhet te shkonin per te semuret, per PAK, ndihmen ekonomike, demshoerblim te perndjekurve, per sherbime, per rruge, per shkolla, ambulanca ne zona.
• Per cfare sherbimi flisni ju kur parate e buxhetit ja jepni klienteve tuaji te ish bllokut, Nusheve.

Pas disa refuzimesh për të dalë para komisionit parlamentar, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, është detyruar më në fund t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar për një nga skandalet më të mëdha të abuzimit me shëndetësinë falas.

është detyruar të pranojë se e ka paguar klienten e Edi Ramës, bashkeshorten e Drini Nushit, pra Nushet e Bllokut,
biznesmenen së alkoolit dhe cigareve, Vilma Nushi, me 1.7 miliardë lekë më shumë sesa puna që ka kryer.

Pra nëse për vitin 2015, tek nisma e qeverisë për analizat falas kanë besuar 244 mijë qytetarë,

kompania fituese e Check Up-it është paguar për 355 mijë të tillë.
Pra ajo ka marrë , pa bërë asnjë shërbim,
para
edhe për 110 mijë kontrolle shëndetësore të pakryera per 9 mujorin.
Pikërisht prej këtij skandali, qeveria vendosi në fillim të muajit Tetor, që në vend t’i shkurtonte fondin e të ardhurave prej 12 milionë eurosh në vit kompanisë private, të shtonte brezin e atyre që do t’i nënshtroheshin kontrollit shëndetësor duke e shpënë atë nga kufijtë 40- 65 vjeç në ato 35- 70 vjeç.

Beqja u justifikua se ai i kishte dhënë 1.7 miliardë lekët e tepërta sepse kompania kishte shpenzime transporti dhe infrastrukture.

Por më shumë sesa ky justifikim, të ardhurat e taksapaguesve shqiptarë, që i janë dhënë privatit për një punë të papaguar, jane një “dhuratë” korruptive..
Madje dhe ky numer i deklaruar eshte fiktiv, gje qe ne do ta vertetoj ne qarkun Lezhe. Abuzimi dhe fiktiviteti me faturat e hemodializes.

Jane paguar spitalet private nga buxheti shtetit për pacientë fiktivë per hemodializen qe ne fund te vitit 2013.

Ne seance parlamentare ka nje vit qe kam thene:
“qe krahas recetave fiktive 2.2 million dollare , kam informacion qe abuzohet me faturat e dializes, pra ka fiktivitet”

Falenderoj KLSH per kontrollin e ushtruar dhe konstatimin e shkeljeve dhe abuzimit duke paguar spitalet private fiktivisht per paciente qe nuk jane askund te regjistruar.
Pra fiktivitet edhe me kete fature te shtrenjte.
Ja raporti KLSH:

Një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në dritë fakte tronditëse për nënkontraktimin e dializës tek dy spitale private gjatë periudhës 2013-2015.
Sipas KLSH,

Qendra Spitalore Nënë Tereza ka paguar spitalet private për pacientë të paverifikuar, për të cilët nuk ekziston asnjë evidencë që të vërtetojë se kanë marrë shërbhim. “Nga auditimi konstatuam se nuk ekzistonte asnjë regjistër apo qoftë dhe ndonjë evidencë ku të evidentohej numri i pacientëve dhe të dhënat mbi gjendjen e tyre, e domosdoshme për të ndjekur nivelin e seancave të realizuara dhe faturimin e shërbimit nga spitalet e kontraktuara,” denoncon KLSH.

Në vitin 2012 për shkak të mungesës së kapaciteve në spitalin shtetëror, QSUT nënshkroi një kontratë me dy spitale private,

Spitali Amerikan dhe Hygea, të cilët duhet të ofronin shërbimin e dializës për 166 pacientë.

Për çdo seancë dialize shteti paguante 10 mijë e 720 lekë.

Deri në vitin 2013, spitalet private kanë ofruar shërbimin e dializës për 166 pacientë ashtu sikurse parashikohej në kontratën fillestare.

Por pas këtij viti numri i pacientëve është rritur me shpejtësi.

“Nga auditimi konstatohet se deri muajin Maj 2014 janë trajtuar jashtë numrit të përcaktuar në kontrata dhe të pa miratuara gjithsej 166 pacientë ose në vlerë mesatare 24.178.232 lekë mbi vlerat aktuale të kontratave,” thotë KLSH.

Sipas raportit, shtesa e numrit të pacientëve jo vetëm që është tërësisht e padokumentuar, por ekzistojnë dyshime të forta se pacientët kanë qenë fiktiv dhe QSUT ka paguar spitalet private për shërbim të pakryer.

“Sipas regjistrit të paraqitur dhe mbajtur nga Shërbimi i Nefrologjisë rezultoi se kishte pacientë të cilët rezultonin të ishin të përfshirë në listat e muajve ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre nuk rezultonin në asnjë regjistër të shërbimit të nefrologjisë së QSUT,” thotë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Të dhënat e siguruara nga thesari i shtetit tregojnë se në vitin 2014 Spitali Amerikan, arkëtoi 865.6 milionë lekë nga buxheti i shtetit për të ofruar shërbimin e hemodializës e kontraktuar nga QSUT, Spitali i Fierit dhe Spitali Ushtarak.
Në 20 tetor të vitit të kaluar,

Ministria e Shëndetësisë e dha me konçesion shërbimin e hemodializës për një afat 10 vjeçar me vlerë rreth 8.6 miliardë lekë.

Por konçesioni u shoqërua me hije të forta skandali, pasi u fitua nga një kompani e panjohur me emrin Evita, origjina e së cilës ishte një bar kafe në qytetin e Beratit. Vetëm me vonë, pasi skandali u publikua në media u mësua se pas konçesionit qëndronte edhe Spitali Amerikan.Skandalet ne tregun farmaceutik.

Disa depo farmaceutike marrin barna nga jashte ne prag te skadences dhe paguhen per ti shkaterruar ketu ne Shqiperi.
Ju ndryshojne skadencen dhe i hedhin fillimisht ne treg duke rrezikuar jeten e pacienteve.

Ulja e marzhit të fitimit për medikamentet ka sjellë që depot farmaceutike të orientojnë importimin e medikamenteve nga vendet e zhvilluara perëndimore drejt vendeve të lindjes apo aziatike si India.
Duke qënë se grosistët mbi të gjitha bëjnë biznes për të mos dalë me humbje, veprojnë në ‘kuriz ‘ të cilesisë. Tregu shqiptar farmaceutik po mbushet me produkte të lira por aspak cilësore.

Ka një larmishmëri medikamentesh të cilat janë shumë cilesore por që QKKB nuk i autorizon (nuk i jep të drejtë për ti importuar asnjë depo farmaceutike) për të hyrë në tregun shqiptar (advil, flagyl, medikamente apo kremra /pomada (ung) të ndryshme gjinekologjike, etj.).
Mjekët i shkruajnë shpesh në receta duke bërë që të lulëzojë tregu nënbanak (futja kontrabandë e këtyre produkteve)

Disa depo farmaceutike marrdhëniet me furnitorët e tyre jashtë i kanë në kushte ku firma shqiptare kontraktohet (duke u paguar) për ti marrë medikamentet për ti shkatëruar pasi janë shumë afër skadencës.
Produktet hyjnë në tregun shqiptar u behet ndryshimi i datës së skadencës mbi amballazhim dhe tregëtohen.
Kjo eshte jo vetem abuzive por dhe kriminale.

• Per cfare sherbimi flisni ju kur keni mbushur vendin me droge, avjone droge. Vertetohet qe Mirdita eshte mbuluar me hashash.

• Tahiri ka heshtur, pasi une e kam denoncuar para dy muajsh e ne vazhdimesi.Pyes Tahirin cfare donin ne magazinat e hashashit keta persona?

• Remo Hasan Gabo .nga lazarati
• Jetmir Bujar kaja Divjake
• Erald Ilmi Zaimi Divjake.
• Cfare lidhje kane me Mirditen pervecse Hashashit?
• E pra, nese nuk vendos rripin e sigurimit ne makine te versulen 20 tahirsa e vene gjoba,
• per magazina droge gjigande ne mes te qytetit” Te Rilindur” asnje tahiras “nuk i sheh”..!!!

• Ne fushate Rilindja i perdori per magazina mielli e makaronash ne kembim te votes.
• Pikerisht aty dilnin makinat e kandidatit per ti shperndare neper Mirdite.
• E dine Mirditoret!
• Kjo eshte e vertet!
• E verteta vret, por duhet thene!
• Jemi perballe nje rrjeti te rrezikshem te instaluar nga Rama dhe Tahiri!

Te gjithe pa pune, ne mjerim.
S’ka punëtor për turizmin e bujqësinë, të gjithë në plantacionet e hashashit. Kjo eshte e vetmja gje qe eshte kujdesur Rama dhe Tahiri.
Punesim madje edhe te femijve e grave ne ne vjeljen e hashashit.
Cdo dite fugonet i dergojne ne magazina hashashi.
Perseri sot fugonat ikin drejt kthelles ku ka nje magazine tjeter hashashi.
Rrenqethem kur shof cpo i ndodh vendlindjes timeTashme qytetaret e dine se jan t …. ata qe kultivojne ruajne magazinojne vjelin ,thajne e paketojne hashashin. Per momentin jeta eshte e pasigurte ne kte vend.pasi T…..dhe krimi jane bere bashkeun jam stoike ne denoncimin e keti krimi monstruoz.pasi rrezikshmeria nga droga eshte e pa imagjinueshme.
Droga vret.
Narkotrafiku vret fatkeqsisht eshte kthyer ne nje biznes marramendes fitimi.Jam e trishtuar kur shof skllevrit e ri gra femi te mitur e te pa mundur,nxenes shkollash , te cilet vuajne per kafshaten e gojes .tek ngihen ne te zbardhur te drites , drejtohenne vend takimin e perditshem ku vine furgonet e sklleververpronareve te ri ,me xhama te zi ku futen nga 29 deri ne 25 skllever, ju mbyllin syte dhe i dergojne ne kapanonet e droges . Ktu puna eshte sketterre grate dhe femite bejne pune ne kushte mizerabel ,kolektive pa uje dhe tualete.per 1500 leke ne diteKu pervec punes rraskapitse droga ka efekte ,,,,,,,, nxenesit e shkollave gjate orve te mesimit kabe shfaqur simtoma shqetsuesesistemi nervor i tyre po peson deme te pariparueshme .nje pjese e mire e tyre po kthehet ne kontigjent krimi.Jam e shqetsuar per grate qe punojne ne kto kapanone krimi cila do jete e ardhmja e tyre.ktu punojne dhe gra shtatzena .cfar femish do sjellin ne jetekjo industri e krimit te organizuar tashme ne permasa te frikshme prone e ministrit te vertet te bujqesise.i cili monitoron flotilje avjonesh droge.ka cenuar rende sigurine e Shqiprise.ka kriminalizuar shoqerine dhe pasojat do jene afat gjata[pasi kta fatkeq gjenden gjithmone ne vend ngjarje dhe megjithse viktima denohen. .tahirsat shpetojne .organizuesit e financuesit nuk ndeshkohen.avionet anijet dhe mjetet e shpejta te krimit bejne kerdineFatmirsisht ka shpresa pasi organet inteligjente ne bashkpunim me prokurorine e krimeve te renda e kane goditur fuqishem kte bande kriminale

Per cfare sherbimi flisni kur ju nostalgji per diktaturen dhe diktatorin. Ditet e fundit u sulet kunder presidentit.
-Dekorimi nga Presidenti i 82 martireve te pushkatuar pa gjygj nga brigada e kuqe komunisto-bolshevike e drejtuar nga krimineli Mehmet Shehu eshte jo vetem e drejte legjitime kushtetuese e kreut te Shtetit por nje nga gjestet me finike qe eshte bere ne kete fushe keto 25 vite.

Pervec se nje makaber vllavrasese
ky perben krim lufte se ne te gjithe konventat boterore ndalohet pushkatimi i roberve bilessedhe maltretimi i tyre.Por krimi eshte ne genin e komunizmit e sidomos atij shqiptar,me i ziu e me i percudnuari ndoshta ne glob.Por ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se si ka mundesi qe pinjollet e ketyre monstrave qe fatkeqesisht udheheqin qeverine shqiptare ne vend te ndjeses jane hedhur ne sulm si hijena duke mbrojtur krimin komunist,gjenocidin te cilin e njeh dhe e denon gjithe perendimi e qyteterimi.Ky nuk eshte vetem turp i tyre por provokim i rende i pashoq qe i behet kesaj shtrese martire e fisnike te ciles kam nderin dhe vete te jem pjese e saj.Per c’fare integrimi e civilizimi europjan flasin keta bij kriminelesh kur mbrojne krimet e pergjakshme te diktatures dhe me sllogane te Enver Hoxhes fyejne korifejte e patriotizmit si Mit’hat Frasheri me shoke.kryeministri i papergjegjshem i shqiperise duhet te kerkoje ndjese publike per fyerjet.
Une vij nga Mirdita e pikerisht nga ajo shtrese e cila nuk u mposht nga shume perendori nga bizanti te ajo osmane por u martirizua nga bandat komuniste te enver Hoxhes e Mehmet Shehut me shoke.Mjafton te kujtojme genocidin e 18 gushtit 1949 ne Qafe- Valmir te Mirdites kur nga e njejta dore ,ajo e M.Shehut u pushkatuan pa gjygj 10 veta,4 u varen ne litar po pa gjygj,
320 Mirditore u ekzekutuan 606 familje u internuan , nga keta 129 femije e 425 vete te pafajshem u burgosen politikisht.
Faji i tyre i vetem ishte qenja e tyre patriote nacionaliste,anti komuniste.
Ndersa sot faji i tyre eshte se i keni lene ne mjerim pa asnje mundesi e duhet te mbijetojne ne projektin e vetem tuajin, ate te kanabizimit.


Fjala ne Kuvend e deputetes Albina Deda, 3 Nentor 2016