I  shtrënguar në rrethimin e dështimeve, zarareve dhe skandaleve që nuk i ka njohur më parë ky vend, por duke dashur të vazhdoje avazin e tuaj, ju po trumbetoni me të madhe se po bëni shtet, se represioni, burgu,  laku dhe dajaku qeveritar në kurriz të qytetarëve per ju eshte reformë e shtetformimit.  keni vajisur me paratë e korrupsionit dhe keni vënë në punë gjithë makinerinë e tij propagandistike për të ngritur kultin e shtetformuesit, mitin e tij të shtetfomimit.
Kryeministri, me dashje apo nga injoranca ngatërron zbatimin e ligjit si një detyrë e çdo qeverie me shtetin dhe shtetformimin.
Me dashje apo nga injoranca fyen dhe lëndon me megalomaninë e tij një popull që ka ditur të krijojë rregulla dhe të jetojë në frymën e ligjeve të veta edhe në kohërat me të errëta të historisë.
Me dashje apo nga injoranca ngatërroni lidhjen e pandashme mes ligjit, lirisë dhe së drejtës, tri nocione të shenjta të shoqërisë së hapur, por qe nuk duhet të përplasen e fërkohen, siç na mësojnë korifenjtë e demokracise
Edhe ligji mbi procedurat tatimore I shpalluar si antikushtetues nga gjykata kushtetuese, qe ju u detyruat te rishikonit, filozofia e te cilit ishte “ndëshkim pa meshire, dhe “burgu”, si dhe ndryshimet qe miratuat ne Kodin penal, nuk I sherbejne partneriteti me biznesin, ,
Të bësh sot biznes në Shqipëri është një stres i vecantë, jo vetëm për faktin se është e paqartë në se del me fitim apo humbje, por edhe më tej: je i kërcënuar nga burgu. Mbi  marrdhënien e shtetit me qytetarin është krijuar një klimë e tillë sa duket se reja gri e burgut rëndon kudo.  Dhe nuk e can dot as propaganda boshe e shtetberjes.  Duhet thënë se kjo klimë e ka ngushtuar ndjeshëm hapsirën e abuzimit, por ne fakt, nga ata qe mezi mbijetojne, e jo evazoret e kontrabandistet e medhenj, financuesit e pushtetit dhe mbajtesit e tij ne kembe.
Por në të njëjtën kohë, po krijohet gjithmonë e më shumë edhe një hendek gjithmonë e më i madh midis qytetarit dhe shtetit, midis biznesmenit dhe shtetit, duke i ndarë palët në “ne” dhe “ata”, gjë që nuk flet në favor të krijimit të shtetit të qytetarit. Të bësh shtet nënkupton jo vetëm zbatimin e ligjit, por edhe faktin që këtë shtet qytetarët duhet ta ndjejnë të vetin dhe jo të huaj, aq më tepër , jo armik të interesave të tyre. Si gjithmonë, gjërat e tepruara kthehen në të kundërtën e vet.  Agresiviteti në vend të partneritetit e largon edhe më shumë qytetarin nga shteti dhe nga  ndjesia se shteti është i tij. Kur ndodh ky alienim  është bërë  një dëm i pallogaritshëm per vendin. Gjërat nuk funksionojnë normalisht nga ndjesia negative që krijon  pushteti i  frikës nga moszbatimi i ligjit, por gjithshka funksionon normalisht dhe mbi baza të shëndosha  prej ndjesisë positive që krijon ndërgjegjësimi i zbatimit të ligjit. Kemi mjaft shembuj, edhe në historinë tonë të disa dekadave më pare, kur mendohej se diktatura e ligjit bënte shtetin të funksiononte normalisht, por mjaftoi një shkëndijë dhe të gjithë e pamë se me sa dëshirë e flakëm tej shtetin që nuk e quanim tonin.
Ajo që kemi degjuar shpesh per afro 1 vit, nga qeveria është fjala “burg”, dhe më e lehta  fjala “gjobë”.
Praktika e gjobave dhe sekuestrove në vendet me institucione të dobëta tregon se ato kanë ushqyer korrupsionin dhe kanë gërryer qeverisjen e vendit. Efektet e përkeqësuara nga fokusimi te penalitetet rriten dhe kërcënojnë, jo vetëm ekonominë.
Ne jemi per ti dhene fryme biznesit, jo per ta mbytur ate.
Per ne, Forca, detyrimi , penalizimi, burgu nuk jane zgjidhja….ato, thjesht po e cojne nje popull te varfer, te terrorizuar, rrugeve te Europes apo drejt vetflijimit…..ndersa kryeministri , kur I shterojne batutat, I bie
tam tamit: nuk kam shkopin magjik per te ndryshuar gjendjen…
Qeveria ka ndërmarr “aksione” apo “operacione” që më shumë se po shtojnë në mënyre të qëndrueshme të ardhurat në buxhetin e shtetit, “riorientojnë” fluksin e parave informale dhe kriminale drejt vendim-marrësve të rëndësishëm politike dhe administrativë të vendit.
Shqiptarët meritojnë një qeverisje të mençur dhe jo një qeverisje të ashpër. Në asnjë vend, biznesi i vogël nuk është lopa e madhe për buxhetin. Shqiptarët meritojnë qeverinë që redukton çdo vështirësi për të bërë biznes dhe jo qeverisje me gjoba shumëfishe”,
Sot, vendet krahasohen se cili redukton më shumë barrierat për biznes dhe jo cili gjobit, cili burgos apo cili arkëton më shumë penalitete.
Parate qe u merren me kerbacin e taksidarit shqiptareve po shkojnë për tendera abuzivë tek miqtë e kryeministrit. Paratë nuk po shkojnë tek qytetari, në mënyrë që ai ta ndjejë se zbatimi i ligjit pasuron jetën e tij. Përkundrazi, duke krijuar imazhin se pasurohen llogaritë bankare të pushtetareve e klientëve të qeverisë, hendeku midis qytetarit dhe shtetit bëhet edhe më i thellë, qytetari e ndjen edhe më të huaj shtetin.
Shumë shpejt erdhen dhe shifrat në rritje prej bizneseve të mbyllura, prej bizneseve të trëmbura nga klima agresive ndaj tyre.
Psh , Të dhënat e siguruara nga “Monitor” për biznesin në qytetin e Vlorës, flasin për një shumëfishim të kërkesave për çregjistrim, pranë QKR-së.
Shtrëngimi i biznesit për t’u formalizuar ka vijuar të nxjerrë masivisht nga tregu nje nr gjithnje e ne rritje te bizneseve dhe jo vetem ne vlore por ne gjithe vendin

Dhe ky nr sa vjen e rritet . shumë biznese nxituan të regjistrohen edhe pa qenë të sigurta nëse do t’ia dalin të mbijetojnë në treg, duke qenë plotësisht të formalizuar. Edhe vetë tregtarët e sipërmarrës të vegjël shërbimesh e kanë pranuar këtë fakt. Çregjistrimi i bizneseve sjell edhe ulje të numrit të të punësuarve, çka rrezikon të sjellë një efekt më të madh në fushën e punësimit, duke bërë që një punëtor në të zezë apo gri (deri dje) të kalojë si i papunë sot (me mbylljen e aktivitetit).
Ky është shteti qe ne duam? Qe qytetaret duan?????/ nje gazetar I mirenjohur kur filloi aplikimi I gjobave nje vit me pare na solli nje skene mjaft domethenese te (e Malaparte) romanit “Lëkura” :në klinikën e qenve nuk dëgjohej asnjë zhurmë. E cuditëshme kjo kur mendoje se në klinikë ishin qentë e zhurmshëm që dinin vetëm të ulërinin. E pra, asnjë zhurmë. Qetësi shembullore. Protagonisti  i romanit mahnitet nga kjo qetësi e thellë dhe nga këta qenë të respektueshëm që nuk nxirrnin zë. Por e vërteta ishte tronditëse: qetësinë e kishin fituar, duke u prerë kordat e fytit këtyre qenëve… Metaforë makabre kjo për të kuptuar se jo gjithmonë regulli që funksionon është ai i duhuri. Mund të kesh qetësinë dhe regullin për faktin se ke humbur zërin. Ndaj, po nuk e bëmë partner qytetarin dhe biznesin, nuk e kemi fituar, por e kemi humbur edhe më shumë sfidën e rëndësishme për të krijuar nje shtet te  qytetareve.
BERZH thekson se Shqipëria dhe Serbia janë dy ekonomitë me taksat më të larta në rajon, me diferencë të madhe nga vendet e tjera,
ku barra e taksave ndaj fitimit të biznesit ka arritur thuajse nivelin e vendeve të BE-së, rreth 40 për qind,” Ndërsa Serbia ka nivele të larta taksash, ajo ka dhe të ardhura në buxhet që arrijnë në gati 40% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa Shqipëria me të njëjtat nivele taksash nuk mbledh më shumë se 25% të PBB…
duke bere keshtu qe Shqiperia te humbase avantazhin e taksave të ulëta, ndaj dhe bizneset e huaja nuk e shohin shqiperine si destinacion terheqes per investime, ndersa ato qe operojne ne vend, duan te largohen.

Keto 3 vjet eshte rritur numri bizneseve te huaja qe refuzojnë Shqipërinë
Faktorë të vlerësuar si pengesë në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh janë “lufta kundër informalitetit dhe korrupsioni”, “transparenca e tenderave publike”, “siguria ligjore”, “parashikueshmëria e politikave ekonomike” dhe “administrata publike”.

Sipas Agjencise Vlerësuese Standard& Poors (S&P) rritja e disa taksave ka ndikuar në shtimin e informalitetit dhe korrupsionit.
Qeveria rrit taksat me 50 %, por të ardhurat në buxhet bien. Në një raport të posaçëm për politikën fiskale, Fondi Monetar Ndërkombëtar vë në dukje se qeveria shqiptare nuk ka arritur të përmirësoje te ardhurat ne buxhet pavarësisht rritjes së taksave qe nga 2013 e ne vazhdim..
Kjo sepse parate e shqiptareve vidhen. Vidhen permes tenderave, koncensioneve te klienteve te qeverise.  Klsh dhe jo vetem ju ka certifikuar si abuzues, shperdorues dhe hajdute te rreth 1 miliarde dollare ne cdo vit te qeverisjes tuaj trevjecare… por edhe BE ne raport progresin e saj per vitin 2015 e ka perdorur 99 here  fjalen korrupsion , pothuajse po kaq here negativisht….
Kur jua thua në sy atë që është e vërtetë bëheni nervozë, këlthisni, nxeheni. Nuk doni ta pranoni ,madje doni të ndyni gjithë dynjanë. Kjo është mënyra se si reagojne pushtetaret kur u kujton korrupsionin dhe pasuritë e pamerituara.
Nuk kam parë politikanë të pasuruar nga politika në botë dhe e di përse? Sepse këta e kanë vendin në burg! Por Kam parë plot të tillë në Shqipëri. Që bredhin me makina luksoze; jetojne ne shtepi luksoze, vila luksoze me një kamje që nuk është e merituar.
Dhe paratë për t’i blerë ato janë paratë e mundit dhe djersës që u vjedhin  shqiptareve. janë hajdutë që nuk vuajnë për krimin e tyre! Jane ata qe na qeverisin….
Po, ata politikanë që vjedhin kanë paratë tuaja, te dashur shqiptar. Ata kanë bukën e munguar të fëmijëve tuaj; ata janë burimi i varfërisë suaj; ata janë dështimi i projekteve tuaja në jetë; ata janë ata që s’ju lënë të ngrini kokë. Ndëshkojini ata ashtu siç e meritojnë. Mos kini frike prej tyre.


Fjala në Kuvend e deputetes Liljana Elmazi, 3 Nëntor 2016