Protesta e të rinjve ishte dhe një denoncim për fyerjet e Edi Ramës ndaj Presidentit Trump 

Të rinjtë shkodranë dhe të rinjtë demokratë kanë protestuar sot në rruget kryesore të qytetit për papunësinë, për mungesën e shanseve, tarifat e rritura të edukimit, për krimin që po sundon vendin, për kanabizimin e Shqipërisë.

Qindra të rinj dënuan penalizimin që Edi Rama po i bën Shkodrës me mosdhënie fondesh, vetëm për shkak se qytetarët atje nuk e votuan në zgjedhjet lokale.

Gjithashtu, të rinjtë protestuan për faktin se në kushtet e varfërisë ekstreme, të përmbytjes e pasojave të saj, Edi Rama bën turistin në Amerikë.

Të rinjë e Shkodrës gjithashtu denoncuan megallomaninë e Edi Ramës i cili ndërhyri në fushatën e zgjedhjeve në Amerikë duke lëshuar fyerje për Presidentin Trump, cka rrezikon të dëmtojë interesat e vendit, duke dëmtuar raportet me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë.

Të rinjtë protestues, njëzëri thanë se distancohen nga këto qëndrime të Edi Ramës.


Njoftim për media, 16 nëntor 2016